Author: shqiperia
Kreu i Bashkimir Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj skandalit të fundit ku në Kumanovë u dëgjuan thirrje antishqiptare në një lojë basketbolli, informon Telegrafi Maqedoni. Ahmeti shkruan se tetori po vjen dhe populli do t’i thotë ndal përbuzjes dhe vazalitetit, pasi do të tregojë se nuk do të lejojë të tilla eksperimente. Reagimi i plotë: E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq, në tetor vjen dita…
Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje të hapura anti-shqiptare. Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij. Por, pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna. Disa nga thirrjet skandaloze ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”. Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen…
Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy të liderëve ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani
Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje të hapura anti-shqiptare. Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij. Por, pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna. Disa nga thirrjet skandaloze ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”. Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy…
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informoi se në këtë moment në vend nuk ka zjarre aktive. Aktiv ishte një zjarr në territorin e komunës Dollneni në atarin e f. Strovia në Gajdarec – Klepalo, i cili u shua. Nga DMSH njoftojnë se për shuarjen e zjarrit në territorin e komunës Dollnen, herët në mëngjes kanë intervenuar ekipe nga Pyjet kombëtare me vullnetarë gjuetarë, të cilët për disa orë kanë arritur tërësisht ta shuajnë këtë zjarr në ambient të hapur. Prej aty potencojnë se zjarri në malin Goten është shuar tërësisht edhe nga ana e Radovishit edhe nga ana e Berovës.…
Futbollisti i Kombëtare së Shqipërisë, Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në Iran pas largimit nga Koreja e Jugut. Sulmuesi i krahut, të dielën është zyrtarizuar nga skuadra elitare e Iranit, Esteghlal FC, me të cilën ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë. Asani te Esteghlali do të transferohet si lojtar i lirë, por pasi ti skadojë kontrata me ekipin nga Koreja e Jugut, Gwangju. Ai ka kontratë me Gwangjun deri në fund të këtij viti, ndërsa në njoftimin e Esteghlalit thuhet se klubi do të përpiqet ta transferojë Asanin më herët. 30-vjeçari prej janarit të vitit 2023 luan…
Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, për kanë reaguar nga komuna e Kumanovës. Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik. Reagimi i plotë: “Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë. Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte…
Ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë. Sipas tij këto veprime janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë frymën e bashkëjetesës. “Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen, po ashtu do të përgjigjen nismëtarët e këtij provokimi. Sa i përket BDI-së: Ata nuk kanë të drejtë morale të flasin për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e BDI-së ata që rrinin ulur në kolltuqe, pa folur, pa protestuar dhe pa…
Koalicioni VLEN ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Ajo që pamë dhe dëgjuam në palestrën sportive ishte një pasqyrë shqetësuese e një sjelljeje të papranueshme që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi, por që nuk duhet as të injorohet, as të tolerohet. Sporti duhet të jetë urë lidhëse mes njerëzve, vend i garës së ndershme dhe i respektit të ndërsjellë, dhe jo platformë për përhapjen e urrejtjes apo përçarjes”, thuhet në reagimin e VLEN-it. VLEN ka…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas incidentit në Kumanovë ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare. Osmani tha se me këtë veprim të mos reagimit, Mickoski ka humbur mundësinë të tregojë se është kryeministër i të gjithëve. Ai thase thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal për të cilin duhet të reagojnë të gjithë. “Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve. Mickoski e humbi…
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër skandalin me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës. Nga ASH thonë se në një atmosferë që duhej të ishte sportive dhe bashkuese tribunat e palestrës u shndërruan në një skenë të thirrjeve raciste dhe fyerjeve të rënda ndaj shqiptarëve. “Parulla si ‘Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’ dhe ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’ përfaqësojnë jo vetëm gjuhë fashiste të papranueshme, por edhe një alarm serioz për nivelin e rrezikshëm të urrejtjes që po tolerohet…