Author: shqiperia

Prokuroria Themelore Publike në Strugë lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për vepra penale “vrasje në tentativë”, si dhe “dhunë”, ndërsa i dyshuari i dytë e ndihmoi atë të kryente tentativën e vrasjes. “Më 2 gusht, për shkak të marrëdhënieve të ndërsjella të prishura më parë, i dyshuari i parë tentoi t’i merrte jetën një personi. I dyshuari i dytë fillimisht i bllokoi rrugën automjetit Volkswagen Golf 7 me të cilin po transportohej i dëmtuari dhe një person tjetër me makinën e tij BMW X6. Dy të dyshuarit dolën dhe u…

Lexo më shumë

Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë kanë nxitur përplasje në mes partive shqiptare në Maqedoni. Nga VLEN thonë se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të fshihet përgjithmonë pas fjalëve “patriotizëm”, “dinjitet” dhe “e ardhme”, duke lënë pas tragjedi të pandëshkuara, afera të pazgjidhura dhe pasurim imoral. Nga VLEN theksojnë se BDI duhet të përgjigjet për rastet “Monstra”, Almiri, Lagjja e Trimave dhe Car Dushani. “A është patriotizëm të heshtësh për Monstrën, ku shqiptarët u shpallën terroristë pa prova? A është patriotizëm të mos japësh dorëheqjen pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë…

Lexo më shumë

Nga maji deri në fund të korrikut të këtij viti, në të gjithë Maqedoninë kanë ndodhur më shumë se 2,000 aksidente trafiku. Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë periudhës së analizuar. Arsyeja më e zakonshme për aksidentet ishte shpejtësia. Statistikat nga Ministria e Brendshme tregojnë se numri më i madh i aksidenteve rrugore – 780 kanë ndodhur në korrik dhe më pak në maj. Përveç shtetasve të RMV-së, në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë kanë marrë pjesë edhe të huaj. Për dy muaj, pra në maj dhe qershor, numri i të huajve që…

Lexo më shumë

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë sot në mëngjes koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftoi sot Lidhje Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në rrugët shtetërore komunikacioni zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. LAMM informon se nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë, e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d, do të zbatohet regjim i…

Lexo më shumë

Dje u mbajt nata e fundit e Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, që këtë vit mblodhi mijëra fansa në Prishtinë. Por, pavarësisht atmosferës festive, rrjetet sociale po ziejnë nga disa pamje që po qarkullojnë me shpejtësi, ku protagonistja është vetë Dua Lipa, organizatorja dhe ylli më i madh i festivalit. Në video të publikuara gjatë ditës së tretë të festivalit, Dua shihet duke qëndruar pranë fansave, duke marrë bluza për t’i nënshkruar. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mënyra e papërshtatshme me të cilën disa fansa ia kanë hedhur bluzat,…

Lexo më shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod. Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët. Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të…

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër (mbi 15l/m2), erëra të forta (mbi 60km/orë) dhe breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Në Shkup, moti do të jetë I ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në një pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme, erëra të forta…

Lexo më shumë

Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në natën e dytë të festivalit, të cilën e shijoi si spektatore nga zona VIP. E rrethuar nga familjarët e saj, Dua e përjetoi natën e dytë nën tingujt e kolegut dhe mikut të saj Shawn Mendes, i cili performoi për herë të parë në Prishtinë, duke ndezur skenën e festivalit me energji dhe emocione të shumta. “Nata e dytë në Sunny Hill Festival! Një natë e pabesueshme, performanca të jashtëzakonshme, energji e papërshkrueshme nga turma!!! Të ndjehesh krenar është pak të thuash – besoj që për të gjithë ne…

Lexo më shumë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare ditën e djeshme në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, informon Telegrafi Maqedoni. Spiropali shkruan se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, duke shtuar se shqiptarët mbetën të palëkundur në promovimin e bashkëjetesës pa ndasi. Reagimi i plotë: Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Gjuha e urrejtjes që nxit…

Lexo më shumë

“Falë angazhimit të Qeverisë së re dhe përkushtimit të pandalshëm të kuadrove të VLEN-it, investimet konkrete dhe të prekshme po bëhen realitet në çdo cep të komunës. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vizitoi nga afër përfundimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë, një projekt i jashtëzakonshëm në vlerë prej 63.9 milionë denarësh, financuar tërësisht nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftimin për media nga koalicioni VLEN. Njoftojnë se ky investim transformues, i gjatë 295 metra, ka rikthyer funksionin natyror të kanalit, i cili më parë ishte i bllokuar dhe i tejmbushur nga…

Lexo më shumë