Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius.Gjatë ditëve në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shiu./Telegrafi/

Lexo më shumë

Nga Bashkimi Demokratik shprehen se tashmë zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.Ata theksojnë se për një muaj kanë ngritur këtë çështje, kurse pushteti i ka cilësuar këto si shpifje, ndërsa, siç thonë nga BDI, doli e vërteta në shesh.”Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi”, thonë nga BDI.Për anulimin e Korridorit 8 në Strugë, u shpreh deputeti nga Struga, Bekim Qoku, i cili mbrojti Qeverinë duke thënë se fakti që ka arritur kjo rrugë deri këtu,…

Lexo më shumë

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Struga nuk do të lidhet me autostradën Ohër – Kërçovë, u shpreh edhe deputeti nga Struga, Bekim Qoku.Sipas deputetit Qoku, kritikat e opozitës nuk mund të merren seriozisht sepse për dy dekada nuk arriti tëndërtojë asnjë kilometër autostradë.”Korridori 8 po ndërtohet pikërisht nga kjo qeveri, me një dinamikë të paparë deri më sot. Kjo sepse të gjitha qeveritë e mëparshme kanë dështuar plotësisht në këtë drejtim. Kostoja e projektit pritet t’i kushtojë shtetit rreth 1.4 deri në 1.7 miliardë euro, ndërsa përfundimi i punimeve është planifikuar për vitin 2029. Opozita ka të drejtë…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media e përsëriti qëndrimin se Qeveria nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese në kushte, siç i cilësoi ai, në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin identitetin maqedonas.”Për shkak të politikave të këqija kriminale dhe tradhtare të qeverisë së mëparshme, pozita jonë është e tillë siç është. Por këto janë procese historike dhe ne do të luftojmë. Tek fqinji ynë lindor, politikanët për të zbatuar parimin e zhivkovizmit pritën dekada që të lindin politikanë të tipit të atyre që ishin në shtatë vitet e fundit. Kështu që, nëse duhet, edhe ne do të presim dekada. Por…

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, një këmbësor është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Bërvenicë.Sipas policisë, shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.”Më 28 mars 2026, rreth orës 20:50, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Sedllarcë të Poshtme, Komuna e Bërvenicës, automjeti ka goditur këmbësorin Z.S (70) nga Tetova.Pas aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026, në ora 16:11, në SPB Vinicë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në afërsi të varrezave të qytetit në Vinicë është gjetur i vdekur D.A. (56) nga fshati Lipec, rajoni i Vinicës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.Në lidhje me ngjarjen, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria I.L. (24), G.P. (80), S.R. (55), të gjithë nga Republika e Greqisë, si dhe S.Z. (57) nga fshati Zhabeni, rajoni i Manastirit, njfoton Telegrafi.”Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e SPB…

Lexo më shumë

Faton Pollozhani nga BDI vlerëson se deklarata e fundit e Hristijan Mickoski konfirmon shqetësimet e mëparshme lidhur me realizimin e Korridorit 8.“Çështja nuk është më lokale, por thelbësisht strategjike. Ndërprerja ose mosrealizimi i një segmenti kyç e cenon funksionalitetin e të gjithë korridorit dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si lidhje e rëndësishme infrastrukturore në rajon”, tha Pollozhani.Ai kërkoi qartësi nga institucionet mbi statusin aktual të projektit, arsyet reale të ndryshimeve të mundshme dhe hapat konkretë për garantimin e vazhdimësisë së tij.“Referencat ndaj UNESCO duhet të trajtohen seriozisht dhe transparent, por nuk duhet të shërbejnë si alibi për të…

Lexo më shumë

Pas vendimeve të fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për përzgjedhjen e prokurorëve në PTHPNKOK, Prokuroria Publike tashmë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar efikasitet dhe zhvillim të qetë të të gjitha procedurave në vazhdim.Asnjë proces i filluar, siç njoftoi sot, nuk do të pësojë vonesa ose ndërlikime të pajustifikuara, dhe në sallën e gjyqit do të ketë një prokuror publik të gatshëm për të përfaqësuar akuzën.“Prokuroria Publike është një organ i vetëm dhe një ndërrim i mundshëm i prokurorit publik gjatë zhvillimit të rasteve, i cili mund të ndodhë për arsye të ndryshme, nuk ndikon…

Lexo më shumë

Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër–Kërçovë, pasi po bëhet gjithnjë e më e sigurt se segmenti nga Trebenishta deri në Qafë-Thanë, i cili duhej të lidhej me autostradën 57 kilometra të gjatë, nuk do të ndërtohet. Kryeministri Hristijan Mickoski e konfirmoi këtë sot.“Ky segment me shumë gjasë nuk do të mbetet në plan, sepse kjo nuk varet nga ne, por varet nga UNESCO. Megjithatë, po kërkohet mënyra se si të përmbyllet edhe kjo tërësi, sepse hyn në perimetrin e UNESCO-s dhe këtu do të gjejmë një mënyrë që përsëri të kemi komunikacion të sigurt ndërmjet këtyre dy…

Lexo më shumë

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.Studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.Ky veprim vjen në një kohë…

Lexo më shumë