Author: shqiperia

Në Gjykatën Penale të Shkupit, i akuzuari Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës e cila më 2 mars të këtij viti, së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare, humbën jetën pasi ranë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Taftalixhe.Jovanovski akuzohet për veprat penale lëndim trupor përkatësisht lëndime të kryera si vepër e vazhdueshme e dhunës në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje.Gjyqtari që udhëheq me rastin është Ivica Stefanovski.Jovanovski në gjykatë tha se nuk e kupton pse akuzohet për “nxitje të vetëvrasjes”, dhe për dy veprat e para penale të “lëndimit trupor” dhe “rrezikimit të sigurisë”…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se e kanë gjetur një të mitur e cila ishte paraqitur si e humbur.”Më 30.03.2026 në ora 02:20, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë gjetur të miturën M.J. (16) nga Shkupi në banesën e personit R.Sh. (19) në Gostivar.Ajo paraprakisht ishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia në Shkup, ndërsa pas gjetjes i është dorëzuar nënës së saj, kurse R.Sh. është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më shumë

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.Osmani përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar tre arsyeje të ngecjes së procesit eurointegrues të vendit.”Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.1. Sponsorizimi i jashtëm.Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan.2. Mungesa e kundërpeshës së brendshme.Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik.…

Lexo më shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një banor 27-vjeçar i Rosomanit, i cili dyshohet se këtë mëngjes vrau nënën e tij.Nga MPB thonë se personi ka pranuar se ka kryer vrasjen. Një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij në Rosoman “Më 30.03.2026, punonjës të policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan I.R. (27) nga Rosomani. Në Departamenti i Policisë në Veles, ai vetë deklaroi se këtë mëngjes rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, me përdorim të një objekti të mprehtë i shkaktoi plagë prerëse nënës së tij 54-vjeçare, e cila vdiq nga plagët…

Lexo më shumë

Një tragjedi e re familjare në Maqedoni. Një vrasje tronditi Rosomanin pasi, sipas informacioneve fillestare, një djalë vrau nënën e tij, njoftojnë nga AIM.Ngjarja u konfirmua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Kavadar, ekipi i të cilit shkoi menjëherë në vendin e thirrjes, por mundi të konfirmonte vetëm vdekjen.”Ekipi ynë konfirmoi një plagë fatale me thikë në qafë. Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, gruaja vdiq në vend”, tha mjeku Ratko Grkov nga Shërbimi i Urgjencës së Kavadarit.Më shumë informacione rreth rastit priten të jepen nga policia./Telegrafi/

Lexo më shumë

Nga MPB njoftojnë se dje në orën 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, është matur shpejtësia e një veture “Mercedes” me targa të Shkupit prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e lejua është 110 km/h.“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor”, thonë nga MPB.Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

Lexo më shumë

Miomat e mitrës janë një nga gjendjet më të shpeshta gjinekologjike te gratë në moshë riprodhuese. Edhe pse bëhet fjalë për tumore beninje, ato shpesh mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacienteve, duke shkaktuar gjakderdhje të bollshme menstruale, dhimbje ose ndjenjë presioni në legenin e vogël, si dhe probleme me fertilitetin. Dr. Josif Gjoreski, gjinekolog-obstetër, shpjegon se mjekësia moderne ofron qasje të reja terapeutike që mundësojnë trajtim efikas me qasje minimalisht invazive. Ndër to veçohen ablacioni me radiokuencë dhe ai me mikrovalë si teknika që përdorin energji termike të kontrolluar për shkatërrimin e indit tumoral,…

Lexo më shumë

Sot në mëngjes temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit me -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 9 gradë është matur në Gjevgjeli, njofton DPHM.Në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 59 centimetra.”Në qytetet e tjera janë matur temperatura në Mavrovë -2, Manastir dhe Pretror -1, Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë – 0, Berovë 2″, thonë nga DPHM.

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Lexo më shumë

Momenti aktual gjeopolitik është jashtëzakonisht i favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por kjo mundësi historike duhet të shfrytëzohet menjëherë sepse bota po ndryshon me shpejtësi, thotë ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigollier, për “Radio Evropa e Lirë”, duke vlerësuar gatishmërinë e Maqedonisë për të filluar negociatat.Sipas tij, faza qendrore për hapjen e kapitujve të parë dhe më të rëndësishëm të quajtur “Vlerat Themelore” është hapja e ndryshimeve kushtetuese, pikërisht siç parashikohet në kornizën negociuese, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë, ai bën një dallim midis procesit evropian dhe çështjeve dypalëshe.Le Rigollier tha se rruga e integrimit…

Lexo më shumë