Author: shqiperia
“Jam absolutisht i kënaqur. Kemi 16 destinacione të reja. Buxheti për subvencionim është rritur në 250-260 milionë denarë këtë vit, dhe i njëjtë do të jetë edhe vitin tjetër”, theksoi Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me fluturimet e subvencionuara. Kryeministri Mickoski theksoi se rezultatet janë të dukshme edhe në sektorin e turizmit, sepse siç theksoi ai, numri i turistëve të huaj në vend është rritur për më shumë se 20 përqind në 5 muajt e parë të vitit. “Në fakt, rezultatet janë të dukshme edhe në sektorin e turizmit, kemi një rritje prej më…
Jessie J është rikthyer në spital vetëm dy muaj pasi zbuloi diagnozën e kancerit të gjirit. “Gjashtë javë pas ndërhyrjes dhe u riktheva në të njëjtin pavijon ku ndodhesha pas operacionit. As e pritur, as e planifikuar”, shkroi ajo në Instatory ku kishte postuar një foto të krahut ndërsa merrte serum. “Kisha dhe kam ende simptomat që tregojnë trombozë gjaku në mushkëri. Falë Zotit, nuk është trombozë gjaku.” Pasi mjekët kryen analiza, ata dyshuan se kishte “pak ujë” në mushkëri dhe një infeksion, vijon Jessie. “E kam të vështirë të marr frymë, por dola mbrëmë. E urrej të qëndroj në…
Sapo të ktheheni në shtëpi nga një ditë nën diellin e nxehtë, ndaluni në kuzhinë. Edhe pse mund të mos keni oreks, është e rëndësishme që të furnizoni trupin tuaj pas gjithë djersitjes. Edhe pse ne nuk jemi të uritur gjatë muajve të verës, të ushqyerit e shëndetshëm është më e rëndësishme se kurrë, thonë shumë shkencëtarë dhe dietologë. Humbja dhe zëvendësimi i ushqyesve të nevojshëm Djerësitja shkakton humbje masive tek kripërat minerale të organizmit. I nxehti sjell mangësi në kalium dhe natrium dhe arrin të shfarosë rezervat e glukozës, të cilat na japin energji. Gjatë të nxehtit, përqendrimi i…
Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,24 % në raport me vendimin e datës 28.07.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1…
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti i fundit javor nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Sektori i Kontrollit sanitar në periudhën nga data 28 korrik deri më 1 gusht 2025 mori 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.
Një nga tregtarët më të mëdhenj të mallrave sportive në botë, Intersport International, po konsideron zhvendosjen e një pjese të madhe të prodhimit të markës së saj private në Kinë, në një kohë kur kompani të mëdha si Nike dhe Adidas po largojnë prodhimin nga aty për shkak të tarifave amerikane. Tom Foley, kreu i ri ekzekutiv i Intersport, është shprehur se grupi po shqyrton këtë opsion për të përfituar nga kapaciteti i mbetur ende i lartë i fabrikave kineze, ndërsa vendet e tjera si Bangladeshi dhe Vietnami po përballen me një konkurrencë në rritje për hapësirën e prodhimit. Ndërsa…
Kryeministri Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai tha se i dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike, duke bërë apel që çdo tifogrup të mbështet ekipin e vet në mënyrën e duhur. “Organizatorët e ndeshjes Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës dënuan thirrjet ksenofobike. Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo…
Shitjet me pakicë në Maqedoni po shënojnë rritje të ndjeshme – veçanërisht në tregtinë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave zyrtare, në qershor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në këtë kategori u rrit me 22.5%, ndërsa rritja nominale ishte deri në 31.5%. Të dhënat tregojnë se rritja nuk kufizohet vetëm te produktet ushqimore. Në kategorinë e produkteve jo-ushqimore (përveç karburantit), rritja reale është 5.2%, dhe nominale 9.2%. Dhe në përgjithësi, në të gjitha grupet (përveç tregtisë së karburantit), shkalla reale e rritjes është 13.9%,…
Inter Miami ka dalë me një njoftim për gjendjen fizike të Lionel Messit, i cili pësoi lëndim së fundmi. Klubi nga liga MLS ka njoftuar se ylli argjentinas u është nënshtruar testeve mjekësore për ta mësuar shkallën e lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Necaxa, shkruan “Gazeta Express”. “Departamenti i Komunikimit i Inter Miami CF e ka dhënë një përditësim të dëmtimit të paraqitur nga Baptist Health për kapitenin e klubit. Leo Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për ta vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që e pësoi gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës mbrëmë kundër Necaxa, gjë që e…
Prokuroria Themelore Publike në Strugë lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për vepra penale “vrasje në tentativë”, si dhe “dhunë”, ndërsa i dyshuari i dytë e ndihmoi atë të kryente tentativën e vrasjes. “Më 2 gusht, për shkak të marrëdhënieve të ndërsjella të prishura më parë, i dyshuari i parë tentoi t’i merrte jetën një personi. I dyshuari i dytë fillimisht i bllokoi rrugën automjetit Volkswagen Golf 7 me të cilin po transportohej i dëmtuari dhe një person tjetër me makinën e tij BMW X6. Dy të dyshuarit dolën dhe u…