Author: shqiperia
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë dhe është drejtuar në banesën e tij, teksa pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me ‘fatin’ e tij. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani. SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër. Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro. Seanca ishte caktuar për në datën 26 dhjetor, por u shty për ditën e…
Fatmir Mexhiti ka bërë një deklaratë për mendiat se përmes një kontrolli të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të konstatohet nëse janë bërë lëshime për vdekjen e nënës nga Dellçeva. Ai sqaron se ajo është dërguar në Qendrën Klinike nga spitali i Shtipit ku edhe ka lindur, por për shkak të gjakderdhjes së madhe së bashku me foshnjën është dërguar në Shkup. “Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin në shëndetësi. Ka ngjarje fatkeqe kudo në botë, ju e dini që natyra është e tillë. Sot personalisht nga mëngjesi kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor…
Energjia negative që ekziston rreth nesh mund të jetë shkaku i shumë ngjarjeve të pakëndshme. Njerëzit me energji negative janë ata që vazhdimisht mendojnë pesimistë, çdo gjëje i përgjigjen negativisht, i pengojnë të tjerët të bëjnë diçka të veçantë dhe origjinale dhe i mbajnë të dashurit e tyre në të njëjtin vend, pasi nuk i inkurajojnë dhe nuk i gëzohen gëzimit të tyre. Ata ankohen vazhdimisht, gjejnë një problem në çdo zgjidhje dhe gjithçka për të cilën mund të flasin janë vështirësitë me të cilat përballen. Ata pothuajse nuk buzëqeshin dhe negativiteti i tyre prek pothuajse gjithçka dhe këdo rreth…
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për ndihmë ushtarake, të nisur para një muaji. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha të enjten se kërkesa është refuzuar, pasi ndihma e kërkuar nga Kievi shfrytëzohet prej forcave të armatosura maqedonase. “Kësaj radhe nuk ishim në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Pajisjet e kërkuara janë të nevojshme dhe përdoren nga forcat e armatosura”, ka thënë Petrovska, pa saktësuar se çfarë konkretisht kanë kërkuar autoritetet ukrainase. Megjithatë, ajo tha se Shkupi është i gatshëm…
Fenomeni kulturor ‘Barbenheimer’ kryesoi listën globale të kërkimeve në Google këtë vit, ndërsa ‘Eurovision’ dhe ‘ChatGPT’ tërhoqën vëmendjen në të gjithë Evropën. Gjigandi i teknologjisë amerikane sapo ka publikuar “Year in Search”, një përmbledhje vjetore e asaj që njerëzit kanë kërkuar më shumë në motorin kryesor të kërkimit në Internet. Kur bëhet fjalë për tendencat e lajmeve, lufta Izrael-Hamas kryesoi listën e pyetjeve globale të kërkimit, e ndjekur nga tërmetet e Turqisë dhe Sirisë në shkurt dhe mbytja e anijes Titan. Sa i përket fenomeneve kulturore, nuk është aspak befasi që filmi më i kërkuar i këtij viti në Google…
Një 33-vjeçar ka rrëfyer vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij në Meaux afër Parisit. 33-vjeçari pretendon se “ka dëgjuar zëra” që i thoshin “të bëjë keq” njoftoi sot prokurori i qytetit. Sipas rezultateve të autopsisë së trupave të viktimave, të cilët u gjetën të hënën mbrëma në shtëpi, nëna 35-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 10 dhe 7 vjeç, kanë marrë “secila rreth dhjetë plagë me thikë me ashpërsi të madhe”. Djemtë, përkatësisht 4 vjeç dhe 9 muajsh, “vdiqën nga asfiksia për shkak të mbytjes”. Gjetjet janë konfirmuar nga vetë babai. Ai ka sqaruar se pas ngjarjeve “nuk…
Janë nënshkruar sot marrëveshjet e financimit për projektin e transportit të gjelbër në Tiranë. Bëhet fjalë për 50 milionë euro hua, të dhëna nga qeveria gjermane, si dhe një grant prej 31.2 milionë eurosh i akorduar nga fondi i investimeve për Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet këtij projekti synohet reduktimi i ndotjes mjedisore, ulja me 20% e kohës së udhëtimit dhe rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit përmes korsive të dedikuara. Projekti vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për arritjen e objektivave në mbrojtje të…
Përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion, thotë kryeministri Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes pse Klinika Gjinekologjike ka shpallje për punësim vetëm për mjekë të përkatësisë shqiptare. “Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe askund tjetër në botë”, tha Kovaçevski. Ai megjithatë ka theksuar se shpallja për punësim në Gjinekologji është sipas ligjit. Edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pajtuar që të trajtohet përvoja dhe njohuria, jo përkatësia etnike, por ka shtuar se shpallja është sipas ligjit./Telegrafi/ Kovaçevski: Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.
Garda Civile ka çmontuar një organizatë kriminale të përbërë nga persona me kombësi serbe, shqiptare dhe spanjolle që dyshohet se i janë përkushtuar kultivimit intensiv të marijuanës, paketimit dhe transportit nga provinca e Malaga-s. Agjentët arrestuan pesë anëtarët e dyshuar të rrjetit dhe tre prej tyre janë burgosur. Operacioni, i quajtur “Llinas”, është pjesë e planeve të Gardës Civile për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të marijuanës, njoftoi Benemérita në një deklaratë. Hetimi filloi në nëntor 2022 kur, si rezultat i grumbullimit, analizës dhe raporteve në lidhje me trafikun e drogës dhe kriminalitetin, u mësua për vendbanimin në Alhaurín…
32-vjeçarja, Gypsy Rose Blanchard, e akuzuar për vrasjen e të ëmës ka rifituar lirinë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2015, duke shokuar mbarë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima u përshkrua si nënë abuzive, e cila prej vitesh e bëri të bijën të besonte se ishte e sëmurë, ndaj kjo e fundit iu nënshtruar operacioneve invazive të panevojshme. 32-vjeçarja e kreu krimin së bashku me të dashurin e saj, të cilin e njohu në internet. I dashuri i saj Godejohn, është ende pas hekurave duke vuajtur një dënim të përjetshëm pa lirim me kusht. Ai…













