Author: shqiperia
Nga sot, nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë nga tekstet e para digjitale interaktive. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiti, ka bërë një njoftim zyrtar ku ka informuar se këto tekste ofrojnë një përvojë mësimore të pasur me elemente multimediale si video, foto, ilustrime, kuize, dhe përmbajtje të tjera të ngjashme. “Maqedonia e Veriut ka tekstet e para digjitale interaktive, të krijuara për nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta. Ato janë të disponueshme në një platformë të veçantë online – nastava.mk dhe zyrtarisht mund të përdoren,…
Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 250 milionë dollarëve. Në paketën e fundit përfshihen armë për mbrojtje ajrore, artileri, municion i vogël dhe armë anti-tank, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Mirëpo kjo është ndihma e fundit që mund të niset prej SHBA-së në Ukrainë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmë shtesë. Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit. Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani…
GJKKO ka vendosur që SPAK të marrë në shqyrtim padinë e Fredi Belerit për deklarim të rremë ndaj Arsen Ramës. Ky i fundit ishte personi që konfirmoi se Beleri kishte paguar për të blerë vota gjatë zgjedhjeve lokale në Himarë. Fillimisht, SPAK vendosi që të mos nisë procedim për Ramën, por me vendimin e fundit të GJKKO-së duhet që Prokuroria e Posaçme të nisë procedimin ndaj Ramës. Njoftimi i GJKKO-së: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat…
Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi disa nga çështjet më me rëndësi të drejtësisë. Një ndër më të diskutuarat është përfshirja apo bashkëpunimi i uniformave blu me krimin. Kreu i SPAK tha në bisedë me gazetarët se hetimet kanë zbuluar se përdorimi i aplikacioneve “SkyECC” apo “EncroChat” është i përhapur gjerësisht në radhët e uniformave blu. Por, sipas tij, uniformat blu nuk janë të vetmit që përdorin këto aplikacione, pasi hetimet kanë zbuluar edhe prokurorë që kanë llogari të tilla. Megjithatë, sipas kreut të SPAK, përdorimi i këtyre…
MPB-ja njofton se nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dhe Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar tregon se pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, ata kanë zbardhur grabitjen e ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegrane të Gostivarit. Në rezultat të masave dhe aktiviteteve të ndërmarrura në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe bashkëpunimin me autoritetet tjera si SPB Ohri, DPB Struga dhe SPB Dibër, policia ka ndërmarre hapa të rëndësishëm për të siguruar provat materiale dhe teknike. Si pasojë e këtij hetimi,…
Votimi në parlamentin turk për anëtarësimin e Suedisë në NATO, i cili u miratua nga një komision parlamentar më 26 dhjetor, ka gjasa që të mos arrihet këtë fundvit. Sipas mediave ndërkombëtare votimi është parashikuar të bëhet më 15 janar, pasi deputetët të rikthehen në Kuvend. Komisioni për Punët e Jashtme miratoi të martën, protokollin e anëtarësimit të Suedisë në Aleancën Atlantike, por pritet votimi në seancën plenare të parlamentit turk. Turqia është anëtari i fundit i Aleancës Atlantike së bashku me Hungarinë që bllokon pranimin e Suedisë. Stokholmi paraqiti kandidaturën e tij në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së Qeverisë e publikoi miratimin për punësim me orar të pacaktuar në objektet shëndetësore për 1.117 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai ka treguar se në mesin e personave që do të marrin kontrata të pacaktuara janë persona për të cilët është paraqitur kërkesë nga institucionet shëndetësore. “Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse, të cilat nuk ka pasur. Prandaj të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre.…
Një 42-vjeçar është ekzekutuar në Bari mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 në lagjen Liberta. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u godit disa herë me armë zjarri. Ndërhyrja e ekipeve mjeksëore ishte e kotë. Në vendin e ngjarjes ndërhyrë efektivët e policisë dhe ekipi mjeko-ligjor për të zbardhur ngjarjen./vizionplus.tv
Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali. 40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë. Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti. Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital. Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
Ljupço Janevski pas gati gjashtë vitesh që ishte në krye të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT), dha dorëheqje nga pozita e drejtorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thotë ai në një deklaratë për AIM-në, dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Në postimin e djeshëm në Facebook, në të cilin njofton për dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit në Agjenci, Janevski thotë se në pesë vitet e fundit që kur është në krye të Agjencisë, janë arritur rezultate historike. “Rezultatet historike që kemi arritur në 5 vitet e fundit flasin për punën tonë. Ajo që gjeta 5…









