Author: shqiperia

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake. Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive…

Lexo më shumë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përforcoi edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, si aleati më i besueshëm i saj. Në një konferencë për mediat, ministri Hasani komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një sulm të mundshëm serb. Ministri theksoi se Prishtina dhe Tirana janë në komunikim të vazhdueshëm dhe përditësojnë njëra-tjetrën mbi ngjarjet e brendshme apo zhvillimet në rajon. Megjithatë, ai nënvizoi se mbetet i pandryshueshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës, i cili mbrohet nga NATO. “Qeveritë janë në kontakt shumë frekuent me njëra-tjetrën” “Një gjë është e qartë, e pandryshueshme dhe…

Lexo më shumë

Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha. Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi në seancë pretendimet e palëve. Vendimi do të jepët në orën 15:00. SPAK ka…

Lexo më shumë

Sipas parashikimeve numerologjike, dita e fundit e vitit 2023 do të sjellë këto ndryshime në jetën tuaj. Siç do ta vini re, data për ditën e fundit të 2023, është 31.12.23, do të vini re sekuencën e numrave: 123123. Këta numra mund t’ju bëjnë të mendoni të filloni diçka të re. Në numerologji, e cila studion kuptimin e numrave, 123 nënkupton fillime të reja dhe ndjesi të motivuar për të ndërmarrë veprime. Le të zbulojmë rëndësinë e ditës së fundit të 2023 në numerologji. Sekuencat 123 dhe 123123 quhen numra engjëjsh. Ata janë si numra të veçantë që njerëzit mendojnë…

Lexo më shumë

Çështja “Beleri” është kthyer në një ndër temat më kryesore lidhur me raportet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Së fundmi, një tjetër emër pritet të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë, deri në përfundimin e hetimeve për kryetarin e zgjedhur, Fredi Beleri. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje gjatë konferencës për mediat. I pyetur nëse emri i ri do të jetë me pëlqim të palës grekë apo konsensues përmes praktikave perëndimore, ministri Hasani deklaroi se po ndiqen të gjitha hapat e duhura për zgjidhjen e ngërçit të krijuar. “Asnjë…

Lexo më shumë

Një arsenal armësh u zbulua ditën e djeshme në Gramsh. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, bëhet fjalë për një sasi të madhe granatsh dhe arka me fishekë.   Arkat u gjetën në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), njoftoi ditën e djeshme policia. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku u konstatuan lëndët plasëse, sigurun perimetrin e sigurisë dhe vijojnë puna për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gjatë seancës së djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga OBRM-PDUKM thonë se u bë e dukshme koalicioni i formuar nga partitë LSDM, BDI, e Majta dhe Danella Arsovska. Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM shprehen se koalicioni në pushtet po drejtohet nga partitë dhe individë që ndajnë vlera të dyshimta, duke përfshirë krimin, korrupsionin dhe arrogancën. Ata bënë të ditur se në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit, është miratuar një buxhet i pazakontë, i cili, sipas tyre, shënon një pikë kulmore në historinë e qytetit. “Të gjithë së bashku, votuam buxhetin më të keq deri më tani, në historinë…

Lexo më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbi bilancin e punës së diplomacisë për vitin 2023 dhe pritshmërinë e vitit të ardhshëm. Në fjalën e tij, ministri Hasani tha se si kurrë më parë Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në forumet më të larta ndërkombëtare. Ministri Hasani: Ne ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze. Gjatë këtyre tre muajve, duke filluar nga fillimi i tetorit, jemi angazhuar me ide dhe propozime në Këshillin e Sigurimit për të analizuar…

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 130 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 masa, ndër të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Shqiptohen 130 masa në Shkup, tetë masa për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Astrologia Meri Gjini ka trazuar ujërat në jetën e një çifti ku vajza është peshk dhe djali peshore. Çifti dëshironn të dijë se kur do të jetë viti i tyre dhe astrologia i ka kthyer përgjigje Live në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku si çdo të enjte i kthen përgjigje qytetarëve të cilët dërgojnë pyetjet e tyre. Gjini tha se vajza mund të marrë një propozim, por para se të përgjigjet duhet ta mendojë mirë nëse kjo është ajo që me të vërtetë do. Gjini: Si tendencë është e mirë për të gjetur ekuilibrin emocional. Për sa i përket…

Lexo më shumë