Author: shqiperia
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka propozuar një plan për situatën pas luftës në Rripin e Gazës. Plani parashikon një marrëveshje të ardhshme sipas të cilës, rripi i Gazës të drejtohet nga autoriteti palestinez por nën kontrollin e përgjithshëm të sigurisë izraelite. Kjo sipas tij do të ndodhë vetëm kur Hamasi të jetë shfarosur tërësisht nga Gaza dhe të mos përbëjë më kërcënim për sigurinë e Izraelit. Propozimni i Gallant vjen përpara vizitës se radhes të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tel Aviv dhe pas presionit perëndimor për një plan pas luftës. Kjo është hera e parë…
Kontrolle në objektet hotelerike në Tetovë dhe Ohër, kapen 99 femra nga shtete të ndryshme
MPB Maqedoni njofton se natën midis 4 dhe 5 janar 2024, Njësia Kombëtare për Luftën e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, pas marrjes së urdhrave për bastisje nga Gjykata Themelore Penale, Shkup, janë kryer bastisje në tri objekte hoteliere, dy prej të cilave në zonën e SPB Tetovë dhe një në zonën e Ohrit. Gjatë veprimeve të kryera policore dhe hetimore në tre objektet hotelierike janë gjetur gjithsej 99 gra me origjinë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me ligjin…
Këmbësorët “rebelë” që nuk kalojnë në vijat e bardha do të ndëshkohen me gjobë nga Policia Rrugore. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk e kanë kaluar rrugën, në vendin që është i përcaktuar për ta. Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të…
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të kongresit amerikan, në të cilin përmenden shpenzimet që ka kryer kryeministri Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në SHBA për të takuar Charles McGonigal. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka mbetur peng i Gjiknurit, teksa ky i fundit sipas tij i kërkon kryeministrit ta shpëtojnë nga afera “McGonigal”. Berisha shton më tej se Rama po shet Vangjush Dakon dhe Tom Doshin për të mbrojtur Gjiknurin. Për ish kryeministrin, Rama është i pashpresë. “Rama peng i Gjiknurit. Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga…
Nga Prokuroria Publike informojnë se po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes në të cilën dje ishin sulmuar të punësuar në kontrollin e trafikut ajror. “Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa për procedurën e mëtutjeshme në mënyrë përkatëse do ta informojë opinionin”, thonë nga pres shërbimi i PP-së. Nga Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë vonë informuan se me katër persona të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve në M-NAV po zhvillohen bisedime zyrtare dhe se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të dorëzohen parashtresa përkatëse. Po ndërmerren masa,…
Rikthimi i basteve online vijon të jetë në diskutim e sipër në komisionet parlamentare. Deri më tani, ky projektligj ka marrë dritën jeshil nga Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, pavarësisht kundështive të opozitës. Por ministri i Financave në një dalje për mediat foli për nevojën për një formalizim por që duhet të jetë i kujdesshëm, i kontrolluar dhe transparent. Ai shtoi se bëhet fjalë për lojra online digjitale, për të cilat është kufizuar dhënia e licencave si dhe janë shtrënguar kërkesat. “Është e rëndësishme të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi. Një formalizim që duhet…
Vrasje makabër në Itali, një grua gjendet e djegur dhe tjetra e masakruar, zbardhen detajet e para
Dy vrasje makabër janë shënuar në Italinë fqinje, në zonën e Naro, Agrigento. Mediat italiane raportojnë se dy gratë rumune u gjetën të pajeta në banesat e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës. Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Zbulimi tragjik i viktimës u bë nga zjarrëfikësit, të cilët ishin njoftuar për një zjarr në banesën e gruas rumune. Pak minuta më pas, zjarrëfikësit gjetën edhe trupin e pajetë të 58-vjeçares Delia Zarniscu, mes një pellgu me gjak. Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane, ndërsa nga të dhënat…
Bekim Neziri i BDI-së është marrë në pyetje nga policia, pas ngjarjeve të fundit në M-NAV. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Prej atje thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë. “Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N”, thonë nga MPB. Lexo po ashtu Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV Ndryshe, përpalasjet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) erdhën pasi disa të punësuar paralajmëruan…
Në mbarë botën, udhëtarët po grumbullohen përsëri drejt trenave dhe kërkesa po rritet në të gjithë bordin për trena me shpejtësi të lartë. Popullsia globale gjithnjë e më e urbanizuar kërkon lëvizshmëri të mirë, brenda qyteteve dhe ndërmjet tyre. Shumë prej nesh po kërkojnë gjithashtu një alternativë të shpejtë, të besueshme dhe të qëndrueshme ndaj mjerimit të autostradave të mbipopulluara ose udhëtimeve ajrore me distanca të shkurtra. Vendet anembanë globit po investojnë miliarda dollarë në infrastrukturë të re që do të na mbajë të lëvizim në gjysmën e dytë të shekullit të 21-të. Por trenat kanë të bëjnë më shumë…
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Pas ndjekjes dhe ndalimit, rezultoi se burri jo vetëm ishte i dehur në timon, por edhe pa patentë. 44 vjeçari gjithashtu kishte goditur me grushte për motive të dobëta edhe një person tjetër. “Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. V., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Pazarit”, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe është larguar. Shërbimet e…











