Author: shqiperia

BLERINA CENE- GAZETARE VIZION PLUS E ndërtuar në vitin 2015, Anija e Forcave Detare, Trenton, pjesë e flotës së SHBA-ve, prej datës 3 janar është ankoruar në Portin e Durrësit.  Me një kapacitet që arrin deri në 312 trupa ushtarakë, anija e marinës amerikane, e konsideruar si një nga më të shpejtat në botë ka mbërritur në brigjet shqiptare për një vizitë që e vë theksin tek marëdhëniet dypalëshe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike në 2009. “Shqipëria është një aleat dhe partner i rëndësishëm i NATO-s, me të cilën ne punojmë për vite. Duke bërë këtë vizitë në…

Lexo më shumë

Një person mesatar kalon tre muaj në vit i zhytur në trishtim dhe pikëllim, zbulon një sondazh i ri britanik. Hulumtimi përkatës, i cili përfshiu 2000 të rritur britanikë, arriti në përfundimin se çdo person është në humor të keq rreth 96 ditë në vit, ose 8 ditë në muaj. Të njëjtat gjetje zbuluan se një përqindje e madhe e ditëve që ndihemi në humor të keq i përkasin stinës së dimrit. Moti i ftohtë dhe orët e pakësuara në të cilat mund të shijojmë dritën e diellit duket se janë ndër shkaqet kryesore që shpjegojnë trishtimin e shtuar të kësaj stine. Në…

Lexo më shumë

Ish-anëtari i komisionit hetimor për inceneratorët Belind Këlliçi do të padisë në SPAK kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për favorizim të kompanisë që ka inceneratorin e Tiranës. Këlliçi ka publikuar një kontratë të vitit 2020  me firmën e Erion Veliaj ku bashkia e Tiranës merr 12 makina me qira nga kompania që ka inceneratorët, e cila falë kësaj kontrate ka marrë deri më sot më shumë se 300 mijë euro. “Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjet kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren…

Lexo më shumë

Përderisa komuna e Tetovës vazhdon me akuzat në drejtim të policisë për sa i përket kaosit në komunikacion dhe mungesës së parkingjeve, policia nga ana tjetër nuk komenton deklaratat që siç thonë, vijnë nga politikanët. “Nuk është puna jonë që të komentojnë deklaratat e politikanëve.Punën tonë e kryejmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe punën tonë e dëshmojnë shifrat”, tha Zoran Talev, udhëheqës i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë. Ditë më parë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka thënë se çështja e parkimit nuk është vetëm problem ekskluzivisht i…

Lexo më shumë

ENKELEJDA MEMA – GAZETARE, VIZION PLUS Pas heqjes së imunitetit në korrikun e 2023-it, Arben Ahmetaj humbet edhe mandatin e deputetit. Për herë të fundit Arben Ahmetaj u shfaq në Kuvend në 6 korrikun e një viti më parë pak ditë para se të arratisej. Në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës pendale, Arben Ahmetaj, zhvishet edhe nga detyra e fundit, e deputetit të partisë socialiste. Mandati i tij quhet i përfunduar pasi për 6 muaj rresht ish numri dy i qeverisë mungoi pa arsye në kuvend. Ky parashikim në kushtetutë i…

Lexo më shumë

Kjo pajisje konsumon energji elektrike si një frigorifer dhe të gjithë e kemi në shtëpi. Kur mendoni për gjëra që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk mendoni për një ruter modest interneti. Por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, do të konsumojë energji elektrike si dhe një frigorifer. Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit energjetik të ruterit përpara se ta blini atë dhe sigurohuni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur ose në gjendje gatishmërie. Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit pohon se është…

Lexo më shumë

Kjo pajisje konsumon energji elektrike si një frigorifer dhe të gjithë e kemi në shtëpi. Kur mendoni për gjëra që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk mendoni për një ruter modest interneti. Por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, do të konsumojë energji elektrike si dhe një frigorifer. Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit energjetik të ruterit përpara se ta blini atë dhe sigurohuni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur ose në gjendje gatishmërie. Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit pohon se është…

Lexo më shumë

Moti i keq që përfshiu Anglinë krijoi probleme të mëdha me në lumenjtë që dolën nga shtrati sot pas reshjeve të dendura që i paraprinë. Qeveria lëshoi më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje, operatorët turistikë njoftuan ndërprerje të udhëtimit dhe rreth 1000 shtëpi janë të dëmtuara deri më tani. Stuhitë e njëpasnjëshme në javët e fundit nënkuptojnë se reshjet e zgjatura që filluan të enjten ranë në tokë tashmë të lagur, duke dalë me shpejtësi nga brigjet e lumenjve dhe kanaleve tashmë të fryrë në Angli dhe Uells. Shërbimi zjarrfikës i Londrës tha se duhej të ndihmonte në shpëtimin…

Lexo më shumë

Prezenca e minjve në shtëpi është shqetësuese për të gjithë. Sipas një kompanie që merret me pastrimin e ambienteve nga minjtë, një mi mund të bëjë 10 deri në 12 miush të vegjël në vit. Pra, llogariteni vetë “dëmin” dhe shqetësimin, që ju shkaktojnë brejtësit në shtëpi. Por ju mund të minimizoni rrezikun e infektimit duke krijuar një mjedis të sigurt rreth shtëpisë tuaj, që është i papërshtatshëm për të mbajtur larg brejtësit. Më poshtë ju listojmë 6 gjëra që nuk duhet t’i mbani në oborrin e shtëpisë, në mënyrë që të mbani minjtë larg jush. 1. Ushqim për zogjtë…

Lexo më shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim do ta bojkotojë punën në Kuvend, për shkak se ende nuk kanë anëtar në Këshillin Shtetëror Zgjedhor. Deputetja Safijse Sadiki Shaini thotë se shpreson që edhe opozita maqedonase, respektivisht OBRM-PDUKM-ja ta mbajë fjalën për braktisjen e KSHZ-së, në rast se opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në KSHZ. “Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë deri sa kandidati ynë për për KSHZ, Abdush Demiri nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare”, tha Shaini./TV21/ LEN-i prej sot do të bojkotojë…

Lexo më shumë