Author: shqiperia
Një përplasje e dhunshme mes të dënuarve ka ndodhur një ditë më parë në burgun e Volos në Greqi. Mediat helene raportojnë se nga përleshja masive mbetën të lënduar 10 të burgosur, të cilët u dërguan për ndihmë në spital. Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve pakistaneze dhe rome. Kanë qenë romët të cilët kanë sulmuar fillimisht tre pakistanezë, më pas përleshja është bërë më masive. Është dashur ndërhyrja e gardianëve që situata të qetësohej dhe të lënduarit të dërgoheshin për ndihmë mjekësore. /Vizionplus.tv/
Humb jetën aktori i njohur amerikan
Aktori David Soul, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin televiziv Starsky & Hutch, ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Gruaja e tij, Helen Snell tha se ai vdiq të enjten. “Ai i dha botës shumë dhurata të jashtëzakonshme si aktor, këngëtar, tregimtar, artist krijues dhe mik i dashur”, tha ajo. “Buzëqeshja, e qeshura dhe pasioni i tij për jetën do të mbahen mend nga shumë njerëz, jetët e të cilëve ai ka prekur”. Aktori i lindur në SHBA ishte më i njohur për rolin e tij si detektivi Kenneth “Hutch” Hutchinson në serialin klasik për zgjidhjen…
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se Lidhja Europiane për Ndryshim nuk e konsideron mundësinë për koalicion parazgjedhor me partitë politike maqedonase. Gashi thotë se opozita shqiptare është e përqendruar për fitore në kampin politik shqiptar. “Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar, ndërsa më pas do të shohim se kush do të fitojë në kampin maqedonas dhe nëse do t’i plotësojnë kushtet që i kemi prezantuar dhe prononcuar para se të hyjmë në procesin zgjedhor”, tha Gashi. Gashi: Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar, më pas…
Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në qytetin Ulchen, në jug të Hamburgut, njoftoi sot policia lokale. Janë mbi 10 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, theksoi i njëjti burim. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Zjarri shpërtheu dje në orën 22:45 dhe kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte “shumë tym” , thuhet në deklaratë. “Ka pasur thirrje për ndihmë”, shtoi policia. Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë kanë evakuuar personat nga spitali dhe kanë marrë…
Kampionia olimpike dhe botërore, tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi aktualisht është duke qëndruar në Itali ku po udhëheq kampin e xhudos me rreth 1 500 xhudistë. Ky kamp ka filluar të martën me tri stërvitje me grupmosha të reja kurse kampi masiv do të zhvillohet sot (e premte). Kampi stërvitor po mbahet në qytetin Bardonecchia dhe organizohet nga klubi italian i xhudos, Akiyama Settimo. Në këtë kamp po merr pjesë edhe kryetrajneri Driton Kuka dhe ekipi U21 nga Kosova. Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me rreth 1 500 xhudistë në Itali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Hamidi: Tasevski flet për nepotizëm, ndërsa ai ka qenë i punësuar kur babai i tij ishte shef
Drejtori i Navigacionit të Maqedonisë M-NAV, Fahrudin Hamidi në konferencën e sotme për shtyp tha se është i gatshëm të japë dorëheqje, por se nuk e ka bërë këtë sepse beson se ka bërë gjëra pozitive për M-NAV dhe garantoi se siguria asnjëherë nuk ka qenë e cenuar dhe nuk do të cenohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk dua të jap dorëheqje sot sepse qeveria tashmë ka njoftuar se do të na shkarkojë”, ka theksuar Hamidi. Ai e akuzoi sindikalistin Tasevski se vazhdimisht i sulmon dhe shpif për to. “Fatkeqësisht gjatë gjithë kohës jemi sulmuar nga sindikalisti Tasevski. Nuk donim të…
Virusi H5N1 ose i njohur ndryshe si gripi i shpendëve është bërë një kërcënim serioz edhe për kafshët dhe shpendët e botës së largët. Sipas mediave të huaja një ari polar është raportuar se ka ngordhur në Alaskë pasi ishte infektuar nga virusi H5N1. Ariu polar u gjet i ngordhur në Utqiagvik, një zonë që është goditur rëndë nga shpërthimi aktual global i gripit të shpendëve. Lajmi u konfirmua në dhjetor nga Departamenti i Ruajtjes së Mjedisit në Alaskë. “Kjo është hera e parë që një ari polar të ngordhë nga gripi i shpendëve në planet”, tha veterineri i shtetit…
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i drejtë mes palëve, duke theksuar se kjo “nuk është më vetëm opsion” për botën. Bashkëpunimi është “zgjidhja më e drejtë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kalojnë mirë”, tha Wang gjatë një fjalimi për shënimin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së. “Mund të thuhet se bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është më opsion për të dyja vendet dhe madje as për botën, por një urgjencë e cila duhet të…
“Më falni, duhet të shkoj në tualet”, kryeministrja italiane Meloni ndërpret me urgjencë konferencën
“Më falni, duhet të shkoj në banjë. Tre pyetjet e fundit i bëj me kënaqësi, por më duhet të iki…”. Kështu kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni “pezulloi” konferencën tradicionale të shtypit të fundvitit , e cila kishte nisur prej rreth tre orësh. Ajo është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit. Kryeministrja është rikthyer pak më pas, duke rinisur përgjigjet e saj për gazetarët./vizionplus.tv
Me aktvendim të Gjykatës administrative nuk sillet në pikëpyetje ligjshmëria e vendimeve të sjellura nga Këshili gjyqësor si trup kolektiv, sepsse anulohet vendimi për shrkim të kryetares së tanishme Dameva, informojnë nga Këshili gjyqësor. “Lidhur me deklaratat e djeshme në opinion me të cilat hapen dilema rreth anulimit të të gjitha akteve të sjellura në periudhën e zgjedhjes së Sashko Georgievit për kryetar të Këshillit gjyqësor të RMV-së deri në momentin e ofrimit të dorëheqjes së tij, ndërkaq lidhur me aktvendimin e sjellur fuqiplot[ë të Gjykatës administrative, Këshjilli gjyqësor ka nevojë të dalë me qëndrim se të gjitha aktet e…











