Author: shqiperia

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve do bëjë kërkesë në prokurori për t’i vendosur në regjiimin e posaçëm 41biss Dan Hutrën dhe tre të dënuarit e tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi. Kjo masë është kërkuar pas tentativës së tyre për tu arratisur nga burgu i Fierit. Pas kësaj kërkese, do të jetë prokuroria ajo që do i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një vendim për 4 të dënuarit, pas tentativës së tyre për arratisje. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin prerë hekurat e dritares dhe kishin bërë gati…

Lexo më shumë

Sot (01.05.2024) në fshatin Dobrejci të Strumicës, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria D.K.(45) nga fshati Dobrejci. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet marihuanë dhe një shiringë me lëng të zi”. “Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. Bastisje në Strumicë, gjendet drogë – arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Të bësh një përshtypje të parë të mirë në një intervistë pune është një pjesë e madhe e suksesit. Përveç përvojës dhe aftësive tuaja, një mënyrë e rëndësishme për të mos humbur qëllimin është të mos jepni përgjigje klishe për pyetjet që do t’ju bëhen. Një prej tyre është pyetja se “cilat janë dobësitë apo disavantazhet tuaja”. Dhe për çdo pyetje, ka një përgjigje të gabuar. Sipas CNBC, në këtë rast, të prezantosh veten si një perfeksionist ose një punëtor është në fakt një zgjedhje e gabuar. “Oh po, kjo është një dobësi e vërtetë, në rregull”, vuri në dukje…

Lexo më shumë

Lulzim Cami 68-vjeç dhe Vehap Cami 63-vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ata mbetën viktimë e të shtënave me armë ku njëri nga vëllezërit qëlloi tjetrin e më pas veten. Më konkretisht, ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku Vehap Cami, pasi i shkoi në banesë vëllait në zonën e Freskut, e qëlloi për vdekje atë e më pas veten. Trupat e pajetë u gjetën nga familjarët e Lulzimit, i cili në datën 3 janar kishte festuar edhe ditëlindjen. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk u lëndua…

Lexo më shumë

Zbardhet motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten. Burime për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve. Kjo për faktin se Lulzimi nuk donte ta shiste ndërsa Vehapi po. Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm, Vehapi ka nxjerr armën dhe…

Lexo më shumë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deri vonë edhe kryesues i OSBE-së, ka folur për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit të 2023, në veri të Kosovës. Osmani, në rolin e shefit të diplomacisë së një shteti anëtar edhe i NATO-s, thotë se ka informacione se ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm të situatës në Kosovë. “Unë tash jam edhe ministër i NATO-s dhe kam qasje në të gjitha informacionet konfidenciale të NATO-s. Pikëpamja jonë si NATO është se nuk ka një rrezik iminent të menjëhershëm, mirëpo se ka lëvizje që mund të…

Lexo më shumë

Krimi ekonomik i Tiranës dhe agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer kontroll në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të verifikuar nëse ai ndodhet në banesë. Efektivët kanë komunikuar me Berishën te dera, duke kryer procedurat normale si me çdo person tjetër në masë arrsti shtëpie. Kujtojmë që më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Mbrëmjen e djeshme, për të tretën ditë radhazi mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën poshtë shtëpisë së tin, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Sali…

Lexo më shumë

Ajo u arrestua në 2019 pasi ishte anëtare e një bande që grabiti 26 shtëpi në një muaj e gjysmë.Shqiptarja vuajti dënimin e saj në Spanjë, por pas përfundimit të burgut refuzon të kthehet në Shqipëri. Sipas mediave spanjolle, gruaja kërkon të qëndrojë në Spanjë pasi ka gjetur dashurinë tek A Lama. Pas vuajtjes së dënimit ajo u transferua direkt nga burgu në aeroport dhe partneri i saj shkoi në Shqipëri ku u martuan, pasi nuk mund ta bënin këtë në territorin spanjoll pasi gruas i kishin mbajtur dokumentet nga autoritetet spanjolle. Gjykata e Lartë e Xustizës me një vendim…

Lexo më shumë

Pjesë të këndit të lojërave në Tetovë u gjetën në lumin Shkumbin, pasi që disa individë të pandërgjegjshëm paraprakisht e dëmtuan dhe e thyen pajisjen urbane. Ky rast është evidentuar nga shërbimet komunale në këndin e lojërave i ndërtuar në kejin e lumit Shkumbin mes rrugës “Bllagoja Toska” dhe “Video Smilevki-Bato”. “Veprimet e këtilla të shëmtuara nuk kanë dobi, përkundrazi paraqesin pasqyrë të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisja është e të gjithëve, qyteti është i yni. Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të shkojmë përpara. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbrojnë qytetin. Shpresojmë…

Lexo më shumë

Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë një flamur të Serbisë, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 34 gëzhoja. Sipas njoftimit të policisë këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi, për mbarëvajtjen e sigurisë dhe për shmangien e incidenteve të ndryshme. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë. Deri më tani, nga ana e autoriteteve nuk ka detaje nëse këto municione ishin fshehur për të kryer ndonjë sulm në Kosovë apo jo. “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një…

Lexo më shumë