Author: shqiperia
Çdo ditë të luftës dhe veçanërisht pas sulmit masiv ajror të fundit rus në qytetet e Ukrainës, është gjithnjë e më e dukshme se kjo është edhe një luftë e kapaciteteve ushtarake. Ukraina është kryesisht e varur nga ndihma ushtarake nga Perëndimi dhe ndërkohë ka probleme të mëdha në mirëmbajtjen e sistemeve për mbrojtje kundërajrore me raketat dhe municionet e nevojshme. Komanda ushtarake e Ukrainës është e bindur se mënyra e vetme për të ndaluar agresionin rus është aftësia e saj për të shkatërruar objektivat në pjesët e pasme të armikut, pra në zonën e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.…
Legjenda e futbollit brazilian Mario Zagallo, fitues i katër Kupave Botërore si lojtar dhe trajner, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. 92- vjeçari, me pozicionin anësor në fushën e blertë, ka shënuar histori në futbollin brazialian. Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, duke përfshirë lojtarët si Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto, në vitin 1970. Triumfi i fundit i Zagallo në Kupën e Botës erdhi si ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në 1994. Ai u kthye si trajner i Brazilit pas atij turneu dhe i çoi ata në finale në…
Ekzekutimi i 23-vjeçarit, eksperti: Krim profesional, këto janë pikat që mund të zbulohet vrasja
Vrasja e 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj, ishte një krim profesional. Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës Artan Rezhepi, i cili shtoi se kjo ngjarje mund të jetë e vështirë për tu zbuluar, por jo e pamundur. Nga studio e “7pa5” Rexhepi tha se pista e hakmarrjes mund të jetë njëra anë e vrasjes së të riut, teksa shtoi se viktima mund të ketë pasur llogari të hapura edhe në Belgjikë. Sipas tij, prokuroria duhet ta nisë hetimin që nga personi që stakoi dritat, sepse në momentin e ndodhjes së krimit, në zonë mungonte energjia elektrike. Eksperti më tej tregoi edhe pikat…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Në male dhe viset më të larta me reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 11 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në disa pjesë të luginës reshjet do të kalojnë në të dëborës. Do të fryjë dhe erë…
Një atentat i mirëorganizuar tronditi mbrëmjen e të dielës Vlorën, ku viktimë mbeti 23-vjeçari Gëzim Sinomataj. Ky i fundit kishte dalë në ballkonin e banesës për të konsumuar një cigare, teksa plumbat që dolën nga një snajper, dyshohet nga pallati përballë, i morën jetën në vend. I riu ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen, por mbrëmja e djeshme rezultoi fatale për jetën e të riut. Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin. Automjeti u gjet nga policia…
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë me rënie të prodhimit dhe shitjeve, kryesisht prej problematikave që ka krijuar rënia e euros e kombinuar me faktorë të tjerë si rritja e kostove të prodhimit, rritja e pagës minimale dhe mungesat në forcën e punës. Të dhënat nga INSTAT të gjeneruara nga statistikat afatshkurtra treguan se, shitjet në vlerë në sektorin e industrisë shënuan rënie vjetore me 16.6% tremujorin e tretë të vitit 2023. Rënia më e madhe ishte për industrinë e letrës me 41% më pak shitje në tremujorin e tretë të vitit 2023 në krahasim…
Horoskopi për ditën e sotme, 8 janar 2024
Dashi Parashikimi tregon se keni kaluar një fundjavë në harmoni me rrjedhën e javës. Tani hapet një javë e re dhe një vit reflektimesh emocionale për ata që nuk kanë një histori pas tyre. Këshillohet që të shmangni qëndrimin e stacionuar në të shkuarën, duke u hapur pozitivisht ndaj mundësive që krijohen në të tashmen. Demi I dashur Dem, sot mund të përjetoni një ditë të këndshme. Beqarët do të mund të shijojnë një atmosferë të favorshme, ndërsa çiftet mund të fillojnë të planifikojnë të ardhmen e tyre së bashku, ndoshta me idenë për të planifikuar një martesë që në…
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shakak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore. Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë…
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e njohur franceze “Footmercato”. Lojtari i PSG-së do t’i bashkohet madrilenëve me parametra zero, pasi kontratë e tij skadon në fund të muajit qershor. Kujtojmë që Real Madrid e synon blerjen e Mbappes për një kohë të gjatë, por duket se kjo telenovelë do të përfundoj gjatë verës të këtij viti. Mediat në Francë: Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policia e Vlorës ka gjetur një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 Maji”. Dyshohet se makina i përket autorëve, të cilët ekzekutuan mbrëmjen e sotme 22-vjeçarin Gëzim Sinomati. Ngjarja tronditi Vlorën, pasi i riu u qëllua me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Vizion Plus mëson se Sinomati jetonte në Belgjikë dhe në qytetin bregdetar kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri. Sakaq, policia deklaron se autorët të ndihmuar nga errësira kanë arritur që të largohen. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe…












