Author: shqiperia

Forcat e mbrojtjes  së Izraelit  kanë njoftuar se  gjatë natës kanë goditur objektiva të shumta të Hesbollaut në Liban Ushtria ka bërë me dije se  avionët luftarake kanë sulmuar një  bazë ushtarake  të Hesbollah  në zonën e Marëahin. Ndërkohë  të paktën 73 palestinezë janë vrarë dhe  99 të tjerë janë plagosur  në Gaza gjatë orëve të fundit. Sekretari i  amerikan i shtetit Anthony Blinken ka vijuar vizitën e tij në Lindjen e Mesme . Pasi është takuar me Emirin e Katarit, në një konferencë për shtyp  Blinken ka bërë thirrje  që civilët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpi dhe…

Lexo më shumë

Astrologe Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” ku ka folur për Horoskopin e kësaj jave. Përtej parashikimit për 12 shenjat, Meri ka folur edhe për ndikimin e Hënës së re në Bricjap që ndodh të enjten. Nisim një javë me ditët e para me hënën në tranzit. Te enjten kemi hënë të re te bricjapi që bën të mundur që të kemi zhvillime të shpejta, për gjërat praktike. Hëna e re e janarit në Bricjap është e para e vitit, duke e bërë atë një kohë ideale për të ndërmarrë veprime për qëllimet tuaja. Ky…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën prej datës 09.01.2024 deri më 13.01.2024 (nga e marta deri të shtunën), SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup. Regjimi i qarkullimit është për shkak të vizitës zyrtare të një delegacioni të kryesuar nga Abdullah Bin Muhammad AlSheikh, kryetar i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura. Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, MPB apelon tek të…

Lexo më shumë

Tre të rinj shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht mesditën e të shtunës në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që sot janë zbardhur emrat e 3 prej 5 të arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj  shqiptarëve. Sipas Policisë malazeze të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic. Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, pikërisht në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja. Ata kanë…

Lexo më shumë

Nga LSDM thonë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo parti sigurojnë se do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. “Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e OBRM-PDUKM-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro…

Lexo më shumë

Një dëshmi tronditëse për abuzime seksuale dhe tortura janë zbardhur nga BBC për themeluesin e një prej kishave ungjillore më të mëdha në botë. Sipas BBC, dhjetëra ish-anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha Kombeve, pretendojnë se  TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar. Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos shtrihen pothuajse në 20 vjet. Kisha e Sinagogës së të Gjithë Kombeve nuk iu përgjigj akuzave, por tha se pretendimet e mëparshme kanë qenë të pabaza. TB Joshua, i cili vdiq në vitin 2021, ishte një predikues jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili…

Lexo më shumë

Evropa pritet të rikthejë sërish maskat me detyrim, pasi janë rritur rastet e gripit dhe sëmundjet e tjera që kanë lidhje me frymëmarrjen Spanja dhe Italia janë ndër vendet më të goditura pasi spitalet në të dy vendet luftojnë për të përballuar një fluks pacientësh, ndërsa urdhrat për mbajtjen e maskave të epokës së koronavirusit kthehen në objektet shëndetësore në disa zona. Rritje të rasteve janë raportuar edhe në Gjermani, ku autoriteti i shëndetit publik tha se vala e gripit filloi zyrtarisht më 11 dhjetor dhe në Francë, ku 10 nga 18 rajonet e vendit janë zyrtarisht në një fazë…

Lexo më shumë

Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i plagosur tetë njerëz dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas. Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore. Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”. U raportua për shpërthime të shumta në rajonet si, Harkiv, Dnipro, Kriv Rih, Hmelnitski dhe Zaporizhja. “Mëngjesi nis me një shpërthim në qytet”, tha Ihor Terekhov, kryetar i Harkivit,…

Lexo më shumë

Familja Sinomati ka humbur mbrëmjen e djeshme njeriun e tyre të dashur. 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës me një plumb në kokë që doli nga snajperi, teksa ishte duke pirë një cigare. Ai ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri, por që u kthye në tragjedi. Dy janë pistat kryesore ku po hetohet ngjarja.  Së pari ka të bëjë me larjen e hesapeve. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës. Por ekzekutimi i të riut nuk është ngjarja e vetme…

Lexo më shumë

Një punonjës i spitalit mbrëmë ka mbetur i plagosur në spitalin “8 Shtatori”, pasi është therur me thikë, njofton MPB. MPB njofton se D.T.(36) nga Shkupi, punonjës në spital, është lënduar pasi është therur me thikë nga M.N.(77) nga Shkupi, pacient në spital. Sipas njoftimit, sulmuesi ishte sjellë më parë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të spitalit në korridor. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarët e policisë, shton MPB. Incident në Spitalin “8 Shtatori”, pacienti sulmoi me thikë një të punësuar në spital appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë