Author: shqiperia
Tasevski: Nëse nesër nuk shkarkohen drejtorët e M-NAV, do të mbyllet hapësira ajrore në Shkup
“Nesër është dita “D” për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje. Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një thyerje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona. “Shpresojmë që e gjithë kjo që…
Përgjigjja është jo! Sipas një eksperi të higjenës në ushqim, Cameron Webb nga Universiteti i Sidnejit këshillon që nëse e hani një ushqim që e ka prekur miza, ju sigurisht që do të jeni mirë. Është e vërtetë që insektet shpërndajnë bakrete, por nuk ka asnjë gjasë që ato baktere që transferojnë në ushqim të bëjnë që dikush të sëmuret. Duke shkruar në blogun e universitetit, Dr. Webb tha: “Në shumicën e rasteve, kur e shihni një mizë se ka ‘ateruar’ në ushqimin tuaj, nuk do të thotë se gjithqysh duhet ta hidhni atë”. Webb tha se mizat që fluturojnë…
Nisja e Vulcan, raketa e parë private amerikane, u transmetua drejtpërdrejt nga shumë media të huaja teksa u nis për një mision historik: Raketa do të tentojë të ulet në sipërfaqen e Hënës, gjysmë shekulli pas përfundimit të programeve Apollo. Vulcan u ndërtua nga sipërmarrja e përbashkët United Launch Alliance (ULA), Boeing dhe Lockheed dhe u nis me sukses në hapësirë nga Kepi Canaveral, Florida. Misioni me raketë është për të ulur me sukses roverin robotik Peregrine, i cili do të mbledhë të dhëna në sipërfaqen e Hënës, përpara se të nisin misionet e reja me ekuipazh. Nisja e Vulcan…
Disa njerëz priren ta teprojnë me këtë konsumimin e bukës kur ulen në tryezën e ngrënies. Nëse i përkisni kësaj kategorie, ndiqni këto udhëzime të thjeshta për një konsum të shëndetshëm por të plotë të bukës në varësi të llojit të bukës që po konsumoni. Bukë e bardhë Qoftë e thekur apo e butë, kjo bukë është ndër më të njohurat nga të gjitha dhe shkon me gjithçka në tryezë. Një person mesatarisht mund të konsumojë deri në 8 feta bukë të bardhë në ditë. Megjithatë, sigurohuni që ta balanconi atë konsum me burime të tjera karbohidratesh. Për shembull, mund…
Nga MPB njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Kosovës i cili po kërkohej nga Interpoli. Nga MPB thonë se i njëjti kishte tentuar të futej në Maqedoninë e Veriut me letërnjoftim të një personi tjetër. “Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në evidencë ai është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit”. “Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se gabimisht…
OBSH anulon misionin për dërgimin e furnizimeve mjekësore në Gaza: Nuk kishim garanci sigurie
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se u detyrua të anulojë një mision për dërgimin e furnizimeve mjekësore në veri të Gazës dje, të dielën, pasi nuk ishte në gjendje të merrte garanci sigurie. Ishte hera e katërt që OBSH detyrohet të anulojë një dërgesë të planifikuar të furnizimeve mjekësore të nevojshme urgjentisht në spitalin Al-Awda dhe farmacinë qendrore në Gazën veriore që nga 26 dhjetori. “Tashmë janë 12 ditë që kur arritëm për herë të fundit të arrinim në veri të Gazës”, tha zyra e agjencisë në Territoret e Pushtuara Palestineze në platformën e mediave sociale X. Bombardimet e rënda,…
U kap me kokainë dhe ekstazi gati për shitje, “Shqiponjat” arrestojnë 19-vjeçarin në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet M.A, i cili u kap me doza kokaine dhe ekstazi, gati për shitje. Policia njofton se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës. Arrestimi i tij u bë i mundur në zonën e Selitës nga forcat “Shqiponja”. “Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohet dhe goditet, nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap…
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska paralajmëroi se sivjet do të fillojë të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir, ndërsa qëllimi është shndërrimi i saj në një qendër moderne dhe multifunksionale. Ideja, siç theksoi ministrja, është që objekti i kinemasë së mëparshme “Partizani” të shndërrohet në një qendër moderne, multifunksionale, efikase për punë, një hapësirë komode, e cila do ta pasuronte skenën kulturore në qytetin e Manastirit. “Sivjet po fillojmë ta rinovojmë. Do të jetë një objekt shumëfunksional. Disa herë pata mundësi të takohem me ta kur e zhvillonim projektin, njerëz të rinj që thithin idetë. Së pari do…
Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren
Ka shkuar në 160 numri i të viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.6 rihter në Japoni. Përpjekjet po vazhdojnë per të gjetur më shumë se 100 persona që rezultojne ende të zhdukur. Por moti i keq me shi e borë po i pengon ekipet e shpëtimit. Më 1 janar, termeti goditi provincën Ishikaëa duke shkatërruar disa ndërtesa si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 33.000 njerez jane evakuar nga zona me prekur prane epiqendres se termetit. /vizionplus.tv
Vrasjet më të bujshme me snajper, si u ekzekutuan viktimat në sekond pa patur mundësi reagimi
Atentatet mafioze mes grupeve kriminale vijojnë të marrin jetë njerëzish, duke shkaktuar jo pak tronditje në opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ajo e Vlorës, ku 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij. Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët. Të favorizuar nga errësira dhe njohja e terrenit, ekzekutorët janë larguar pa lënë gjurmë dhe kanë djegur mjetin tip BMË, në të cilin nuk kishte asnjë shenjë…











