Author: shqiperia
Bashkimi Europian do të nisë këtë javë bisedimet për krijimin e një misioni special sigurie, si një masë e marrë për t’u përballur me rrezikun e grupi Houthi në Detin e Kuq. Diskutimet do të fillojnë në bazë të një propozimi që do të paraqitet nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell , siç njoftoi vetë ky i fundit javën e kaluar nga Lisbona. Ndërkohë, Peter Stano sqaroi se ky mision i ri i BE-së në Detin e Kuq do të jetë një proces krejtësisht i ri dhe nuk do të bazohet në operacionin…
Tom Doshi bashkon votat me Bashën dhe Berishën, rrëzohet kalimi i buxhetit për Malësinë e Madhe
Socialdemokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me opozitën, PD-në zyrtare dhe Rithemelimin dhe kanë rrëzuar kalimin e buxhetit të vitit 2024 në Malësinë e Madhe. Mbledhja e zhvilluar pasditen e së hënës, ku të pranishëm ishin 27 këshilltarë, i dha 14 vota pro dhe 13 kundër buxhetit. Duhen 16 vota që buxheti të kalojë, pra shumicë e cilësuar. Ndërkohë që 4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhjen më të rëndësishme. Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një sipërfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjes në Kelmend. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa i pranishëm ishte…
Tiktokeri i njohur shqiptar, Kozak ka fyer rëndë figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. I njëjti në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok” është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem. Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë. “Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai. “Si Azem, si Adem një…”, e turpshme, Kozaku ofendon rëndë Adem Jasharin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të dhënat e organizatës së Kryqit të Kuq në Dibër thonë se në vitin 2023 ka pas një ulje të numrit të njësive të gjakut të cilët kanë grumbulluar në komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupë. Përgjysmimi i njësive sipas organizatës në fjalë drejtpërdrejt është i lidhur me pasojat pos pandemike nga virusi korona si dhe migrimit masiv i cili vazhdoi gjatë vitit që kaloi. Këta shkaqe detyruan organizatën e Kryqit të Kuq të ulë dhe numrin e aksioneve. Gjatë vitit që kaloi në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vërehet një ulje e dhuruesve vullnetar të gjakut dhe normalisht edhe…
Paulo Dybala mund të bëhet blerja e radhës për Chelsean, sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb” të hënën. Klubi londinez ka treguar interesim të treguar interesim për sulmuesin argjentinas, duke hedhur sytë nga klauzola e tij e lirimit e cila do të jetë e disponueshme deri më 15 janar. Klubi londinez thuhet se është në bisedime të avancuara me Romën dhe është gati të plotësojë shumën prej 15 milionë eurosh që është vlera e klauzolës së lirimit të Dybalas. Përpjekjet e Bluvepër të siguruar shërbimet e tij janë intensifikuar, ku kontakte të drejtpërdrejta janë bërë tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.…
Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për “Sloboden Peçat” thonë se vetëm muajin e kaluar inspektorët kanë kryer 130 kontrolle të lokaleve në mbarë Maqedoninë, ku theksi është vënë në respektimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani. Janë regjistruar18 shkelje, me të cilat janë derdhur mbi 25 mijë euro gjoba në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit, për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro,…
Kate Middleton dhe Princi William po e nisin vitin 2024 larg syrit të publikut. Princi dhe Princesha e Uellsit, 41 vjeç, normalisht nuk kanë planifikuar detyra mbretërore në javën e parë ose dy të janarit. Kjo për shkak se tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë qenë mepushime në shkollë. William dhe Kate zakonisht zvogëlojnë detyrat e tyre mbretërore për të kaluar kohë me fëmijët e tyre gjatë pushimeve në shkollë, një shembull se si ata po i rrisin fëmijët e tyre ndryshe nga brezat e mëparshëm të familjes mbretërore. Vitin e kaluar, Princi William…
Të paktën 25 persona humbën jetën në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit, thanë sot zyrtarët e shtetit. “Zjarrfikësit ushtarakë u mobilizuan pasi morën informacione për një aksident trafiku, i cili rezultoi në 25 të vdekur dhe ndodhi në autostradën BR 324, pranë qytetit Gaviao”, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi rreth 250 kilometra nga Salvadori, kryeqyteti i shtetit Bahia. Pesë persona u plagosën gjithashtu në aksidentin, i cili ndodhi gjatë natës të dielën, sipas mediave braziliane. Trupat e të ndjerëve u janë dorëzuar organeve kompetente për identifikim. Nuk dihen ende shkaqet e…
Shkelet edhe një afat. Kemi hyrë në vitin 2024 ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati. Ky afat ishte dhënë në qershor të vitit 2021. Se nuk do të jetë gati u kuptua që kur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut. Ai para rreth 2 jave në Click Plus nuk deshi të komentojë se kur do të përfundojë kjo autostradë, por tha se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi. Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të…
Zelenskyy: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po i afrohet përvjetorit të tretë. Forcat ruse vazhduan ndërkaq sulmet me dronë dhe raketa, që sipas hetuesve ukrainas furnizohen tashmë nga Koreja e Veriut. Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse. Forcat ajrore ukrainase njoftuan në rrjetin Telegram se patën shkatërruar gjatë natës 21 nga 28 dronët e nisur,…











