Author: shqiperia

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) janë duke kërkuar ta gjejë një mënyrë të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në konfliktin e Rripit të Gazës, tha Italia të hënën, derisa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologët e tij nga Bashkimi Evropian po e vizitojnë rajonin. Blinkeni mbajti takime për Gazën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite të hënën, para se të nisej për Izrael, duke synuar t’i nisë përpjekjet për paqe konkrete, për të cilat thotë se janë të nevojshme për ta parandaluar një…

Lexo më shumë

Nismës për mbjelljen e pemëve i bashkohen çdo ditë biznese të ndryshme që punojnë në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi nismën, kur tha se është i lumtur që qytetit po i shtohet edhe një hapësirë me gjelbërim. “E vlerësoj jashtë mase që jeni të parët që i jeni përgjigjur kësaj thirrje, me shpresën se deri në Prill do t’ju ndjekin edhe bizneset e tjera. Të gjithë thonë se dita më e mirë për të mbjellë një pemë ishte dje, kurse dita e dytë më e mirë është sot. Sot rikuperojmë një park të qytetit, ku…

Lexo më shumë

Prokuroria e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për vetëvrasjen e Bedrie Lokës në datën 2 janar 2024. Për ngjarjen e rëndë është arrestuar bashkëshorti i viktimës Xhemal Loka, i cili u la në burg nga gjykata. Në njoftimin për media, prokuroria bën me dije se pas kontrollit të banesës së viktimës, në katin e parë është gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar Bedrie Loka. Kjo e fundit, u dërgua nga familjarët e saj në spitalin e Durrësit e më pas në Tiranë…

Lexo më shumë

Sot (01.08.2024) nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti për Hetime, në bashkëpunim me policët nga SPB Shtip, kanë arrestuar personin Ç.R.(25) nga Shtipi. “Ai është dënuar me burgim prej 15 vjet e 4 muaj, për krime të kryera nga neni 383 dhe 144 të Kodit Penal, ndërsa është kërkuar me urdhër të Burgut Idrizovë, ku i ka mbetur edhe 5 vjet e 8 muaj për vuajtje të dënimit”. “Personi do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB. Arrestohet një person nga Shtipi i dënuar me 15 vite burg appeared first on…

Lexo më shumë

BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga partia e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. Nga kjo parti në një kumtesë për media thonë se kjo dëshmon panikun dhe frikën nga humbja në të cilën gjendet BDI. “Dhe kjo nuk është hera e parë. Më herët në mënyrën më të ultë, me linçim publik përmes portaleve të Artan Grubit sulmuan kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën Besa Ademi. Vetëm sepse nuk ra nën presionin e BDI për ta kthyer Gruevskin në RMV si hero”, thonë nga Lëvizja Demokratike.   LEN: BDI sulmet fizike ndaj…

Lexo më shumë

Xhemal Loka është shfaqur i qetë pas kafazit të qelqtë në Gjykatën e Durrësit. Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij Bedrie Loka ka qenë e shqetësuar nga hapja e adresës së Tik Tok-ut. Teksa ka mohuar akuzat, 45-vjeçari ka thënë se me bashkëshorten e tij nuk ka pasur debate, që mund ta çonin drejt aktit të rëndë. “Nuk kemi patur debate me gruan. Nuk e kam çuar në vetëvrasje. Gruaja ka pasur shqetësim adresën e TikTok-ut”, mësohet të jetë shprehur ai. Vëllezërit e viktimës kanë akuzuar Xhemalin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo më shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Sukth të Durrësit ku Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë gjatë mbrëmjes së 2 janarit. Siç mëson VizionPlus nga detajet e dosjes së prokurorisë, familjarët e kanë marrë 41-vjeçaren dhe dërguar me urgjencë në spital pasi e gjetën pa ndjenja në shtëpi. Rezulton, ashtu siç deklaron edhe avokati, se Bedrie Loka është përmendur njëhërë në spital dhe ka komunikuar me vajzën e madhe duke i kërkuar falje për veprimin e bërë. Në lidhje me përmendjen e saj në spital flet edhe bashkëshorti, Xhemal Loka, i cili thekson se…

Lexo më shumë

Vizion Plus ka zbardhur dëshminë e vjehrrës së Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë në Durrës. Policia ka arrestuar për këtë rast bashkëshortin e Bedries, Xhemal Lokën. Në dëshminë e saj, e ëma e Xhemal Lokës deklaroi se telefonin i biri e ka lënë në shtëpi që ta marrë motra, por shtoi se nuk ka pasur qëllim që të fshehë diçka. Ajo madje ka theksuar se telefoni i është dorëzuar policisë kur e kërkoi. Vjehrra e Bedries, ka shtuar më tej në dëshminë e saj se Xhemali ja ka falur gruas së tij hapjen e një…

Lexo më shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Gostivari pasi dyshohen se kanë vjedhur material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit. “Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër”. “Materiali i marrë është gjetur dhe kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të…

Lexo më shumë

Mesfushori Valon Berisha është përforcimi më i ri i ekipit nga Austria, LASK Linz. Berisha, të hënën është zyrtarizuar te skuadra elitare e Austrisë, të cilës i është bashkuar si lojtar i lirë. Me LASK-un, Berisha ka firmosur kontratë deri në vitin 2026. 30-vjeçari ka qenë pa klub prej shtatorit të këtij viti kur e shkëputi kontratën me Reimsin e Francës. Berisha te LASK-u, po shihet si përforcim i rëndësishëm dhe këtë e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit. LASK-u, këtë edicion po lufton për titullin e kampionit të Austrisë dhe aktualisht është i treti në tabelë me 32 pikë,…

Lexo më shumë