Author: shqiperia
Mbreti Abdullah II i Jordanisë deklaroi se lufta në Gaza ka krijuar një brez të tërë jetimësh, duke iu referuar vrasjeve të shumta të civilëve nga bombardimet izraelite. “Më shumë fëmijë kanë vdekur në Gaza sesa në të gjitha konfliktet e tjera në mbarë botën vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë. “Nga ata që kanë mbijetuar, shumë prej tyre kanë humbur njërin ose të dy prindërit, një brez i tërë jetimësh.” Deklarata vjen pasi Mbreti Abdullah II i Jordanisë u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken të dielën në Aman, ku të dy “anë dakord të vazhdojnë koordinimin e ngushtë…
VIDEO/ Dëborë e madhe në Korçë, bllokohen 18 persona dhe borëpastruesja që u shkon në ndihmë mjeteve
Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës një ditë më parë ka bllokuar dy mjete xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal duke u bllokuar. Brenda mjetit ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje, të cilët arritën të dalin nga mjeti pa u lënduar. Ndërsa xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit. Ndërkohë që edhe borëpasatruesja e cila shkoi…
Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, thotë se përderisa në shtetet përreth rritet numri i të prekurve nga COVID-19, në Maqedoni numri i rasteve pozitive nga COVID-19 bie. Në anën tjetër, rritet numri i të prekurve nga gripi. Sipas të dhënave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në javën e fundit të vitit 2023 në Maqedoni janë paraqitur 403 raste me grip, përkatësisht për 96.6% më shumë në krahasim me javën e parafundit të vitit. Sipas të dhënave, më së shumti është i përhapur te fëmijët nga 0-4 vjet. “Kulminacioni sëmundjes pritet të jetë në fund të muajit shkurt dhe…
Ndryshe nga Gjermania, Franca po mbështetet shumë në energjinë bërthamore për të zëvendësuar termocentralet me qymyr. Franca do të ndërtojë 14 termocentrale të reja bërthamore, shumë më tepër se ishte planifikuar. Franca dëshiron të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshme, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë – pra shumë më tepër se sa ishte planifikuar deri tani. Një projektligj aktual parashikon, përveç gjashtë centraleve të vendosura, ndërtimin e tetë termocentraleve të tjera bërthamore, të cilat deri tani ishin diskutuar vetëm si “opsion” nga qeveria, i tha ministrja e Energjisë Agnès Pannier-Runacher gazetës “Tribune Dimanche”. Në tërësi, po…
Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën në Bruksel se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë mes dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”. Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari regjimin e letrave…
Edon Zhegrova e ka arritur kulmin e karrierës. Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lillet në Francë. Ai e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tre gola dhe dy asistime në ndeshjen e Kupës së Francës. Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane të zgjojnë interesim për “Messin e Kosovës”. Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg raporton se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin klubet e Bundesligës. Sipas tij, disa klube gjermane janë duke e monitoruar ish-futbollistin e Baselit, të cilin e duan qysh në janar. Synim i tij është që të luajë në Top 5 klubet gjermane, jo…
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleatë të traktatit që kur Ankaraja u bashkua me aleancën transatlantike në 1952 duke u bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s. Gjatë 70 viteve që pasuan, marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë me Shtetet e Bashkuara kanë kaluar uljet dhe ngritjet e tyre. Në mesin e viteve 1960, marrëdhënia u trondit nga marrëveshja sekrete e SHBA me Bashkimin Sovjetik për tërheqjen e raketave Jupiter nga Turqia gjatë krizës së raketave kubane. Diferencat e mëvonshme rreth Vietnamit krijuan një reagim antiamerikan në opinionin publik turk. Në mesin e viteve 1970, pushtimi turk dhe pushtimi i Qipros Veriore çoi në…
Gjendet i vdekur një person në Shkup
Sipas raportit të fundit policor, mbrëmë është gjetur një trup i pajetë në Shuto Orizare të Shkupit. “Më 07.01.2024 në ora 21:40 në SPB Shkup është denoncuar se n ë Shtuo Orizare është gjetur i vdekur Z.M (43) nga Shkupi”, thuhet në raportin policor. Në vendngjarje nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja dhune. “Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me urdhër nga prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga policia./Telegrafi/ Gjendet i vdekur një person në Shkup appeared first on Telegrafi.
Një tërmet ka goditur pasditen e së hënës Turqinë Lindore. #Earthquake (#deprem) M4.5 occurred 29 km S of #Baskil (#Turkey) 7 min ago (local time 16:19:12). More info at: https://t.co/IbUfG7TFOL https://t.co/DTCaNEZ2eG https://t.co/626xe2TQLX pic.twitter.com/nWAkbY2hFy — EMSC (@LastQuake) January 8, 2024 Sipas EMCS tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5. Ndërkohë që epiqendra e tërmetit ka qenë 32 kilometra në jug të Baskili-t. #Earthquake (#deprem) M4.5 occurred 29 km S of #Baskil (#Turkey) 7 min ago (local time 16:19:12). More info at: https://t.co/IbUfG7TFOL https://t.co/DTCaNEZ2eG https://t.co/626xe2TQLX pic.twitter.com/nWAkbY2hFy — EMSC (@LastQuake) January 8, 2024 Nga goditja fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz apo dëme…
Stina e dimrit është në kërkim të sa më shumë palë çizmeve apo gjysmëçizmeve për të përballuar sa më mirë të ftohtin, ndaj mes atyre që keni në garderobë, vëzhguesit e modës e thonë gjithmonë se duhet të keni së paku një palë me motive kafshësh. Nëse nuk i keni ende një palë të tilla, në këtë artikull po ju tregojmë 8 super modele që do ju bëjnë të dukeni “cool” kudo që shkoni./Living/











