Author: shqiperia

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, Beckenbauer ishte aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në atë kohë, e gravuan emrin e tij si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit. Jo shumë persona mund ta dinë por, Beckenbauer shumë vite më parë ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës. Këtë çmim për legjendën gjermane e kishte ndarë presidenti i atëherëshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një ceremoni zyrtare të mbajtur më datë 4 mars 2011. Ky çmim i ishte dhënë…

Lexo më shumë

Kina deklaroi se ka arrestuar një individ të akuzuar për spiunazh në llogari të inteligjencës britanike. Sipas autoriteteve kineze, personi i arrestuar mblidhte informacione lidhur me sekretet shtetërore në Kinë dhe informonte agjencinë britanike të inteligjencës së jashtme MI6. Ministria e Sigurimit të Shtetit postoi në rrjetet sociale të hënën se Britania kishte bashkëpunuar që nga viti 2015 me personin, i cili tha se ishte shtetas i një kombi të tretë dhe kishte mbiemrin Huang. Ministria tha se Huang kishte marrë trajnime për mbledhjen e inteligjencës, ishte pajisur me informacion dhe kishte mbledhur sekrete të shumta shtetërore gjatë vizitave të…

Lexo më shumë

Një nga grupet e muzikës pop-rock që kanë bërë për vete publikun që në daljet e tyre të para në skenë. Grupi “Peter Pan Quartet” është krijuar në vitin 2012 dhe kanë vënë perfomancat e tyre unike para publikut shqiptar dhe atij të Kosovës. Dy prej artistëve megjithatë janë larguar jashtë Shqipërisë. Por, si i ka rezistuar ky grup viteve? “Peter Pan Quartet” vijnë sot në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti ku kanë rrëfyer hapat e parë të krijimit të grupit dhe sfidat me të cilat përballen. Grupi përbëhet nga Rael Hoxha, kitarist, kompozitor dhe tekstshkrues, Klodian Burri,…

Lexo më shumë

Takimi i tyre i parë duhet të ishte fillimi i një jetë të lumtur dhe të gjatë dashurie, por në fakt përfundoi tragjikisht. Morgan Algeri dhe Tiziaza Tozzo kishin dalë për të darkuar sëbashku në takimin e tyre të parë në një restorant pranë liqenit të Comos në Itali, ku sapo kishin konfirmuar lidhjen e tyre, por fundi i mbrëmjes do të rezultonte fatal. Mediat shkruajnë se sapo kanë mbaruar së ngrëni çifti është nisur me makinë për në rrugën e kthimit, por fatkeqësisht mjeti i tyre ka rënë në liqen, ku të dy kanë gjetur vdekjen. Trupi i Algeri,…

Lexo më shumë

Jeni një nga ato shenjat me fat të zodiakut që do të fitojnë më shumë para në vitin 2024? Idealisht, të gjithë duan të kenë parashikimet më të mira financiare. Megjithatë, do të jenë vetëm katër shenja, yjet e të cilave do të rreshtohen në favor të tyre në këtë sektor. Shikoni më poshtë se cilat janë ato: Demi Bëhuni gati për një jackpot kozmik. Lidhja Jupiter-Uran në shenjën tuaj më 21 Prill sjell një periudhë me perspektiva financiare emocionuese. Ky rreshtim qiellor është si një fitim i papritur kozmik dhe mund ta bëjë vitin tuaj edhe më të mirë. Në botën e astrologjisë, ky është një fenomen…

Lexo më shumë

Versioni JN.1 i koronavirusit, i zbuluar për herë të parë në shtator, është tashmë dominues në SHBA dhe në të gjithë botën. Lajmin e bëri të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të dhënat në raport flasin për një aftësi të JN.1 për të “pushtuar” imunitetin, por deri më tani nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë se ky variant mund të shkaktojë sëmundje më serioze. Duke nisur nga 5 janari, JN.1 vlerësohet se përbën 62% të të gjitha rasteve të koronavirusit, më shumë se 44% që ishte dy javë më parë. CDC ka vërejtur po…

Lexo më shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, pa pengesa në kushte dimërore. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 70 metra ka në Stracin. Nga LAMM njoftojnë se dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…

Lexo më shumë

Sllovakët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri më 23 mars, njoftoi këtë të hënë kryetari i Parlamentit të shtetit anëtar të BE-së dhe NATO-s, Peter Pellegrini. “Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 23 mars”, u tha gazetarëve Pellegrini, i cili kandidon dhe kryeson në sondazhe. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të mbahet më 6 prill në vendin me 5.4 milionë banorë. Presidentja në largim Zuzana Tsaputova , një kritike e zëshme e koalicionit tre-partiak në pushtet, njoftoi në qershor se ajo nuk do të kërkonte një mandat të dytë. Kryeministri populist, Robert…

Lexo më shumë

Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij. “Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë dje në gjumë, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë nga ju që të vuajmë humbjen e tij në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, ka thënë gruaja e Beckenbauer. Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori. Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën…

Lexo më shumë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbushi sot 40 vjeç por nuk pati festime publike. Ai e nisi vitin e ri me breshëri artilerie në det dhe u zotua të zgjerojë arsenalin e tij bërthamor. Që nga marrja e pushtetit në fund të vitit 2011, Kim, gjenerata e tretë e familjes së tij që sundon Korenë e Veriut, besohet se ka krijuar një lidership absolut të ngjashëm me paraardhësit e tij. Por ditëlindja e tij ende nuk është festuar zyrtarisht, ndryshe nga babai i tij i ndjerë Kim Jong Il dhe gjyshi Kim Il Sung. Ditëlindjet e tyre janë dy nga festat më…

Lexo më shumë