Author: shqiperia
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas informacioneve të para, punëtorët janë helmuar nga një materie kimike. Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova, për agjencinë e lajmeve MIA ka konfirmuar rastin, kurse në fermën e derrave ekspertizë kanë bërë ekipe të Policisë së Sveti Nikollës, Prokurori Publik dhe inspektori sanitar. “Ngjarja në SPB – Shtip është denoncuar në orën 11.01, kurse ka ndodhur në 10.30. Në vendngjarje ka vdekur punëtori O.T i lindur më 1978, kurse S.J i lindur më 1971 është dërguar në Spitalin…
Sot në Elbasan në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan një nxënëse e klasës së 10 e ardhur nga një qendër sociale është hedhur nga kati i 2 i shkollës për arsye që ende nuk dihen! Burime të sigurta bëjnë me dije pranë spitalit të Elbasanit se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës. Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës. E mitura është vet hedhur nga kati i dytë i shkollës./vizionplus.tv
Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Siri, përgjegjës për sulmet ajrore në kufirin verior
Ushtria izraelite njoftoi se ka eliminuar një zyrtar të Hamasit në Siri, i cili ishte përgjegjës për sulmin e raketave në veri të Izraelit në javët e fundit. Në një deklaratë, ushtria izraelite deklaroi se Hassan Akasa u vra në qytetin jugor të Sirisë, Beit Jin. Megjithatë, ata nuk specifikojnë se si u vra. Sipas deklaratës, Akasa qëndronte pas disa sulmeve me raketa nga Siria në veri, në emër të Hamasit. Ndërkohë më herët forcat izraelite vranë numrin dy të Hamasit Saleh, al-Arouri në kryeqytetin e Libanit. Vrasja e tij rrit rrezikun e mundshëm të përhapjes së luftës në Gaza përtej enklavës palestineze./vizionplus.tv/…
Avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHBA) e kryen të hënën një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Sarajevë. Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq derisa sfidohen Marrëveshja për Paqe e Dejtonit dhe institucionet e Bosnjës, tha Ambasada amerikane. “Stërvitja ishte pjesë e përpjekjeve e forcave amerikane për të shkëmbyer taktika, teknika dhe procedura me Forcat Ajrore bosnjake, si dhe e dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta siguruar sovranitetin dhe…
Nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë reagojnë në lidhje me përpjekjet e, siç thonë nga kjo parti, për relativizim të përgjegjësisë për sulmin në Kullën e Kontrollit në aeroport në Petrovec. “Të thuhet se me sulmin dhe dhunën e 8 banditëve të BDI-së në Kullën e Kontrollit për fluturim nuk rrezikohet komunikacioni ajror, është teatër. Nuk duhet të jesh ekspert për ta ditur se hyrja e paautorizuar dhe dhuna ndaj kontrollorëve të fluturimit në mënyrë të drejtpërdrejtë është rrezikuar komunikacioni ajror. Vetëm fati ka shpëtuar një katastrofë të mundshme”, thonë nga kjo parti. Nga kjo parti thonë se në vitin 2010…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u shpreh se gjatë shtatë viteve qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së, Maqedonia mbeti pas gjitha shteteve të rajonit. “Dyfytyrësia e LSDM-së shihet me lavdërimin e rritjes së pagës për 1.000 denarë për punëtorët, dhe heshjtes së rritjes së pagave për funksionarët për 400 euro”, tha Stoilkovski. Sipas tij, Maqedonia në vendin e fundit sa i përket pagave në rajon. “Nga viti 2017 deri në vitin 2023 rritja e BPV-së për person në Maqedoni është 20%, ndërsa te shtetet tjera në rajon është 50%”, tha ai./Telegrafi/ Stoilkovski: Lavdërohen për rritjen e pagave për 1.000…
A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj? Sipas mjekësisë lashtë kineze ekziston një lidhje e fortë mes dhimbjes së dhëmbëve dhe gjendjes së organeve të brendshme. E thënë më ndryshe, problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara. Ekspertët tregojnë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, stomakun, veshët etj. Para së gjithash duhet të keni parasysh se higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndaj në shumë raste dhimbja lidhet me kariesin, gurëzat etj. Megjithatë, dhimbjet e caktuara mund…
Gjatë vitit 2023, fëmijët në Kosovë ishin dukshëm më shpesh të keqpërdorur në pornografi – herë si audiencë e herë si subjekt i këtyre materialeve – në krahasim me vitet e kaluara, sipas statistikave të Policisë së Kosovës. Numri i rasteve të tilla ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit, mirëpo viti 2023 solli rritjen më të madhe deri tani. Në termin “pornografi me fëmijë” përfshihet çdo fotografi e video – qoftë reale, qoftë e krijuar në mënyrë elektronike – që shfaq pjesën e organeve gjenitale apo sjellje seksualisht eksplicite të ndonjë fëmije. Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi nënkupton…
Evis Berberi, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar në një intervistë me gazetarin Aleksandër Furxhi në Vizion Plus dha detaje lidhur me segmentet rrugore që do të nisin punën këtë vit dhe ato që do të përfundojnë. Një e treta e popullsisë së vendit jeton në Tiranë dhe fluksi është drejt e jashtë kryeqytetit, ndaj interesi i të gjithëve është se kur do të përfundojë unaza e madhe e Tiranës. “Unaza e madhe e Tiranës është një vepër madhore e qeverisë shqiptare, e cila jo vetëm i jep frymëmarrje qytetit të Tiranës, por i jep një bypass të gjitha rrugëve, duke nisur…
Kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 2 janar në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare vrau veten. Fillimisht u raportua se shkaku që shtyu Bedrie Lokën t’i jepte fund jetës ishte bullizmi në tik tok, por pas denoncimit të vëllezërve të saj rezultoi se 41-vjeçarja dhunohej edhe nga bashkëshorti. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mësohet se në dëshminë e dhënë nga vajza rezulton se mes çiftit Loka ka patur debate të ashpra për cilat kanë nisur një vit më parë. Vajza ka thënë…











