Author: shqiperia

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik. Avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake. Fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos, sipas një deklarate nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. “Kjo stërvitje dypalëshe është një shembull i bashkëpunimit të përparuar ushtarak që i kontribuon paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të…

Lexo më shumë

Premtimet e shumta se Qendra për Sëmundje Kardiovaskulare në Ohër, do të pajiset me angiograf, mbetën vetëm fjalë boshe. Spitali punon vetëm me një aparat të tillë, i cili është i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Që të mund të realizohet plani që Ohri të shndërrohet në qendër rajonale për trajtimin e infarktit akut dhe që pacientët të mos dërgohen në Shkup, është e nevojshme zgjerimi i objekteve dhe rinovimi urgjent i spitalit. “Duhet një sallë tjetër angio dhe një angiograf, kemi dorëzuar projekt për sallë tjetër që do të nënkuptonte uljen e listës së pritjes së…

Lexo më shumë

Thrilleri i zhdukjes së 41-vjeçares shtatzënë në Selanik përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi sot trupi i saj u gjet në një sënduk, në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista. Sipas informacioneve nga burime policore, për vrasjen e saj është arrestuar partneri dhe një nga miqtë e tij. Siç sqaruan të njëjtat burime, historia u zbulua nga miku i partnerit të 41-vjeçares me origjinë shqiptare, e identifikuar si Gjeorgjia Murati. I pyetur në polici ai ka rrëfyer se 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj dhe se ka ndihmuar në transportimin e saj për në zonën ku ajo u gjet. Prototheme.gr shkruan se…

Lexo më shumë

Juristja Enida Bozheku deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se viti 2024 do të jetë plot me surpriza përsa i përket zhvillimeve të drejtësisë në vend. Ajo theksoi se reforma në drejtësisë sapo ka dhënë frytet e para, teksa në tryezën e SPAK janë ende mjaft dosje të ‘nxehta’. “Mendoj që rrugëtimi i drejtësisë sapo ka filluar, 2023 unë e shoh si një prelutë të diçkaje që do të përshkallëzohet më shumë, por në radhë. Ç’ka do të thotë? Në këtë maksi reformën e drejtësisë ku të gjithë të majtë, të djathtë, të mesit të qendrës, e…

Lexo më shumë

Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes në këtë periudhë ku gripi ka prekur shumë qytetarë. Gripi është sëmundje kalimtare për shumicën e njerëzve, por ISHP thekson se në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes, shkruan Living. ISHP ka renditur dhe disa këshilla që duhet të ndjekin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Njoftimi i ISHP: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes. Gripi transmetohet nga njeriu…

Lexo më shumë

Shkupi, sipas cilësisë së ajrit, ditëve të fundit është radhitur në mesin e 10 vendeve më të ndotura në botë. Poashtu banorët e Shkupit thithin ajrin më të ndotur në Europë, bazuar në prezencën e grimcave PM10, thonë analizat e fundit. Ajri i ndotur ka ndikuar në paraqitjen e virozave të shumta, duke i prekur edhe fëmijët. Në Klinikën e Femijëve “Kozle”, aktualisht trajtohen mbi 200 fëmijë në ditë për shkak të problemeve respiratore, thotë mjekja Luljeta Mustafa Ramadani. “Në Klinikën tonë për momentin janë të shtrirë 70 pacientë që janë të hospitalizuar këtu, mirëpo kujdestarinë që sapo kalova kishim…

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretendimet serbe se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime i ngjasojnë “narrativës ruse”. “Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano. Politikanët në Serbi e kanë akuzuar Perëndimin se…

Lexo më shumë

KF Feronikeli përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë emëruar në stolin e skuadrës trajnerin Shefki Kuqi. Kuqi gjatë gjithë karrierës së tij si trajner ka drejtuar klube nga elita e futbollit finlandez dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë jashtë Finlandës. Në vitin 2014 ai ka qenë trajner i Honkës, para se të marrë drejtimin e PK-35 Vanta në sezonin 2015/2016 dhe së fundmi Inter Turkun, klub të cilin e udhëhoqi gjatë sezonit 2016/2017. “FC Feronikeli 74, me kënaqësi ju informon që shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki…

Lexo më shumë

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se qeveria e tij po punon për të bindur Izraelin të ulë praninë e sulmeve në Gaza. Deklarata e tij erdhi në përgjigje të një proteste kundër luftës në Gaza. Disa protestues që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza, teksa ndërprenë fjalimin e Biden në një kishë historike afrikano-amerikane në Charleston, në jug të SHBA-së. “Unë e kuptoj pasionin e tyre,” tha Biden, duke iu referuar protestuesve teksa njerëz të sigurisë shoqëruan disa prej tyre jashtë kishës. “Unë kam punuar në heshtje dhe po punoj në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë…

Lexo më shumë

Shumë ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme fajësojnë grurin për probleme si : luhatjet e humorit, ekzemën, migrenën, psoriazën, plogështinë dhe problemet me trurin. Sipas tyre, gruri dhe nënproduktet e industrializuara të tij përmbajnë substanca të cilat edhe pse janë natyrale, ndërpresin dhe ndërhyjnë tek tretja dhe përthithja e ushqyesve të dobishëm. Përpos të tjerave, këto ushqime ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës duke i çelur rrugën shumë problemeve me stomakun dhe tretjen. Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni më shumë se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani ushqime prej gruri në një muaj të vetëm. Humbisni në…

Lexo më shumë