Author: shqiperia
Një 18-vjeçare nga Tirana është vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit. Sipas njoftimit të policisë, shtetasja I.D, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj. Ky i fundit ka mbetur i dëmtuar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut poër jetën./vizionplus.tv
Qeveria sot do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrë vendime në lidhje me situatën në M-NAV, në mesin e të cilave edhe shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion për punën e deritanishme, pasi javën e kaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, sulmuan në zyrat e navigacionit të Maqedonisë së Veriut në aeroportin në Shkup. “Me nismë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski,…
Kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë. Sigurisht që ka edhe disa dobësi. Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë. Ndjenja e gatishmërisë pas një filxhani kafe mund të zgjasë deri në gjashtë orë, mesatarisht. Kjo është arsyeja pse koha kur e konsumojmë ka rëndësi gjithashtu. Pra, kur është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe nëse doni…
Komuniteti shqiptar në Amerikën e Veriut ndodhet tashmë para një ngjarje historike, pasi për herë të parë në krye të bashkisë së Fairview në shtetin New Jersey, është zgjedhur një grua shqiptare, Violetta Berisha. Gazetarja Eva Dori, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA me emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova e cilësoi një histori suksesi. Dori: Viti 2023 ishte një vit i mbushur plot suksese për ne shqiptarët e diasporës. Unë pata fatin që ta shoh nga afër Violetta Berishën. Që në momentin e parë që i afrohesh kupton se ke të bësh me një grua…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 7 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Mariglen Doda, personal trainer është bashkuar mëngjesin e sotëm me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus. Doda ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata persona që merren me stërvitje dhe ata që dëshirojnë të humbasin kilet e tepërta të marra gjatë festave të fundvitit. Doda: Do na duhet për një kg 1 javë stërvitje për ta humbur dhe do kisha sugjeruar që të kemi shumë kujdes me pjesën e ushqimeve. Pas festave duhet rikthimi sa më shpejt në palestër. Kjo është më shumë për personat që janë marrë edhe para festave me stërvitje dhe tipat që…
Real Madridi zbarkoi në Riad. Në kryeqytetin e Arabisë Saudite po luhet turneu i Superkupës së Spanjës. Klubi më i madh mori një pritje mbretërore dhe sauditët bënë një përpjekje të veçantë rreth legjendës së tyre të preferuar të Realit. Kur Modriq u shfaq në portën e aeroportit, ai mori menjëherë lule në duar. Me këtë, ai tundi kokën me mirënjohje dhe u drejtua për në dalje. Por kjo nuk ishte e gjitha. Modriç u mor më pas nga komiteti i mirëpritjes saudite. Në të djathtë të tij, bartësit e kupave të praruar ishin rreshtuar dhe një saudit luajti një…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës. Një përson ka qëlluar me armë zjarri nga kati i 5 i një pallati në drejtim të një lokali në lagjen Partizani (Rus). Gazetari i Vizion Plus, Bepin kolvata mëson se nga të shtënat nuk ka persona të plagosur por plumbat kanë dëmtuar vetëm një automjet të parkuar në anë të rrugës. Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa autori nuk ka dëgjuar të dorëzohet dhe kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodres të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar pas…
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se udhëheqësit në Lindjen e Mesme janë të vendosur për të penguar përhapjen e konfliktit të Gazës dhe se ekziston një pajtueshmëri mbi nevojën për të “hartuar një rrugë politike përpara për palestinezët”. “Bregu Perëndimor dhe Gaza duhet të bashkohen nën qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët”, u tha Blinken gazetarëve në aeroportin Al Ula në Arabinë Saudite. “E ardhmja e rajonit duhet të jetë integrimi, jo ndarja dhe konflikti”, tha Blinken, duke shtuar se “për të realizuar këtë, ne duhet të shohim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”. Në një…
Për dy ditë e gjithë qeveria, drejtuesit e Partisë Socialiste dhe institucioneve kryesore do të mblidhen në Shëngjin. Në nisje të 2024-ës që përveç të tjerash është edhe një vit parazgjedhor, Edi Rama do të mbledhë të tijtë për të përcaktuar përparësitë në qeveri, parti, parlament dhe administratë. Dita e sotme do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Ajo do të përqendrohet te sfidat e 2024-ës. Pas tij radhën do ta kenë Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi. I pari për të folur për ripërtëritjen e partisë. I dyti për qëndrimet që do të mbajë shumica socialiste ndaj opozitës…












