Author: shqiperia

Mediet greke kanë zbardhur detaje tronditëse pas vrajses së 41-vjeçares shtatzënë nga partneri i saj. Gjeorgjia Murati, me origjinë shqiptare, ishte tre muajshe shtatzënë dhe dyshohet se është vrarë në natën e ndërrimit të viteve. Lidhur me ngjarjen është arrestuar partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij. Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri. Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili duke e kërcënuar me thikë ka imobilizuar gruan,…

Lexo më shumë

Babai i Kledi Tirollarit, të riut të akuzuar për përdhunimin e 12 vjeçares nga Pogradeci ka folur lidhur me ngjarjen. Istref Tirollari mohon akuzat dhe hedh poshtë dëshminë e nënës së të miturës, e cila tha se vajza e saj flinte në një dhomë me Kledin dhe se ky i fundit e ka përdhunuar. Sipas Tirollarit, ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të tij me bashkëjetuesen. Në momentin që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, sipas Tirollarit, i kishte kërcënuar. Dëshmia “Unë kam tre djem, të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, përfshi dhe Kledin. Unë kam filluar bashkëjetesën me…

Lexo më shumë

Kledi Tirollari 29 vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e kryerjes së  marrdhënieve seksuale me të mitura është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Korcës. Tirollari ka dalë sot para togave të zeza të cilat pasi kanë dëgjuar palët dhe akuzën ka vendosur të lërë në burg Tirollarin, ndërkohë që nga ana e palës mbrojtëse u kërkua një masë më e lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por kjo nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues. Jo më larg se një ditë më parë nëna e 12 vjeçares foli për mediat duke…

Lexo më shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nga ana tjetër lavdëroi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai ka punuar për t’i bashkuar partitë shqiptare. Ahmeti tha se Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ndërsa “pyeti pse Kurti nuk reagon për ndërhyrjet e Vuçiqit”. “Unë e kam thënë dhe e përsëris Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë ka diskutuar shumë hapur në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Edi ka qenë i…

Lexo më shumë

Reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme në disa zona të vendit gjatë natës, teksa ka pasur edhe rënie të temperaturave. Në zonat malore Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, ka pasur reshje dëbore shoqëruar me temperarura të ulëta deri në -4 grade C . Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin…

Lexo më shumë

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, 41-vjeçares nga Durrësi tronditi opinionin publik në Shqipëri. Fillimisht u raportua se shkaku që e çoi nënën e 4 fëmijëve drejt vetëvrasjes ishte hapja e një profili denigrues në Tik-Tok. Por dy ditë pas ngjarjes, policia arrestoi bashkëshortin, Xhemal Loka. Prokuroria e Durrësit ka dyshime të forta të bazuara në dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe nga këqyrja e celularëve, se gruaja është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, keqtrajtim sistematik që dyshohet se e çoi 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes. Psikologia Renisa Beqiri, e ftuar në “7pa5” në ekranin e Vizion Plus me moderatorët…

Lexo më shumë

Tiktokeri nga Shqipëria, Kozak ka kërkuar publikisht falje pasi ofendoi rëndë komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jashari. Ai në një lidhje direkte, me buzë në vaj, ka kërkuar falje duke u arsyetuar se natën kur ka thënë ofendimin ka qenë i pirë. Tutje, Kozak ka premtuar se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tatuazh në trup. “Ju kërkoj ndjesë. Jam betu për kokë të djalit që e kam bërë pa dashje. Kam pirë 6 shishe me verë. Ju premtoj se do ta bëjë emrin e Adem Jasharit tato dhe emrin UÇK”, tha ai. I njëjti në një lidhje direkt…

Lexo më shumë

Ka një sërë udhëtimedh dhe aktivitetesh që e kthejnë dimrin në stinën e preferuar të shumë personave. Por për ata që zgjedhin të udhëtojnë shumë në dimër, sidomos në vende malore dhe me borë, por edhe për ata që përdorin çdo ditë një automjet për nevojat e përditshme, ngarja e një makine në dimër është sa komode aq edhe e rrezikshme. Kjo sepse ardhja e dimrit bashkë me temperaturat e ftohta bën që drejtimi i automjeteve si dhe mirëmbajtja e tyre, të jetë një sfidë më vete për shoferët. Sot në “7pa5” ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë rrugore,…

Lexo më shumë

Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve gjermanë– duke shkaktuar pasoja të rënda në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e federatës. Gjatë ditëve në vazhdim bujqit duan të bllokojnë hyrjet në autostrada dhe me kolonat e traktorëve që lëvizin ngadalë duan të hyjnë edhe në qendrat e qyteteve duke paralizuar lëvizjen në to. Në shumë zona bllokada nisi të hënën në mëngjes. Në Berlin u mblodhën qindra bujq me traktorët e tyre në manifestimin qendror përpara portës së Brandenburgut. Në lande të tjera si në Bavari, Brandenburg dhe Renaninë Veriore – Vestfalinë pjesërisht ka pasur edhe “pengesa…

Lexo më shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, nga të cilat 97 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për…

Lexo më shumë