Author: shqiperia

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në afërsi të shkollave dhe në lokale nate. Të arrestuar janë Artur Jangozi, 50 vjeç, Arolt Jangozi 24 vjeç (babë e bir) dhe Ridvan Kapllani, 27 vjeç, banues në Krujë.   Policia ka sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen, një automjet, tre celularë dhe 400 euro të përfituara nga veprimtaria kriminale. Në kërkim është shpallur një person tjetër, anëtar i këtij grupi./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Përfaqësuesit e këtyre shenjave do t’i japin një shans një lidhjeje të vjetër, duke synuar këtë herë të punojnë që gjërat të shkojnë më mirë. Le të shpresojmë që ata të kenë sukses. Lexoni për të parë se cilat janë këto shenja . Demi Priten zhvillime në jetën tuaj emocionale për vitin 2024 – vit që konsiderohet më i mirë në këtë fushë se ai i mëparshmi. Tani, ju ndiheni gati dhe më të vetëdijshëm për të kaluar në një marrëdhënie më seriozisht. Dhe kur themi marrëdhënie nënkuptojmë me një person me të cilin keni qenë në të kaluarën, por…

Lexo më shumë

Edhe pse janë shoqëruar të paktën 20 persona për vrasjen mafioze të 23-vjeçarit nga Vlora, ende nuk ka asnjë urdhër ndalimi apo autor trë dyshuar për ngjarjen. Policia e Vlorës vijon kontrollet e imtësishme në banesa ku dyshon se fshihen eksponentë me rrezikshmëri kriminale. Ditën e sotme, ata kanë ndaluar edhe automjete në  hyrje të Vlorës dhe kanë zhviulluar kontrolle të imtësishsme. Shoferi dhe pasagjeri janë zbritur nga makina dhe shihen teksa i ushtrohen kontrollit nga uniformat blu. Sakaq, Vlora është blinduar pasi Sokol sinomati, i ati i viktimës Gëzim Sinomati ka marrë leje në burg dhe do të jetë…

Lexo më shumë

Edon Zhegrova pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij. Sulmuesi kosovar është në formë të shkëlqyer dhe po shkëlqen në çdo ndeshje me fanellën e Lille. Kjo ka bërë që për të të ketë interesime nga Italia, Gjermania e së fundmi edhe nga La Liga spanjolle. Real Sociedad është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e reprezentuesit kosovar dhe ai është përcjell që një kohë nga klubi bask. 24-vjeçari shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit japonez Kubo i cili është i destinuar…

Lexo më shumë

Sa herë që pi ujë me limon, mendon se ndihesh ‘me të vërtetë’ i shëndetshëm apo jo? Sidomos në rastet kur refuzon çdo lloj pije me gaz apo alkoolike, nëse je në një restorant. Por a e di se çfarë ndodh sa herë që i shton limon ujit? Dhe e di se kjo mënyrë që zgjedh në bare apo restorante mund të të bëjë më shumë dëm se sa mirë? Janë disa argumente që duhet t’i mbash parasysh, sepse janë rezultat i shumë baktereve të mbledhura te limoni si pasojë e moslarjes së tij. ipas një studimi të kryer nga…

Lexo më shumë

SPB Tetovë informon se dje është arrestuar një person nga Sllatina e Tetovës, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike. “Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (08-janar) rreth orës 18:00 në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin J.I. nga ky fshat, për shkak se gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse janë gjetur marihuanë dhe një dërrmues”. “I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë. Bastisje në Sllatinë të Tetovës, arrestohet…

Lexo më shumë

Teksa nuk kanë kaluar 48h nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit mafioz të 23 vjeçarit, Gëzim Sinomati, familja e tij ka lajmëruar zyrtarisht zhvillimin e ceremonisë mortore të të riut ditën e martë. Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në ceremoni të babait të viktimës, Sokol Sinomati, i cili ka kërkuar lejen e autoriteteve për të qënë i pranishëm, pasi gjendet aktualisht duke vuajtur dënimin. Gjatë orëve të fundit blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicë të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtar të Sinomatit ndër vite. Mbi 20 persona janë shoqëruar aktualisht por deri…

Lexo më shumë

Disa shenja të zodiakut duket se zakonisht janë dorështrënguar. Më poshtë do t’i shihni me detaje këto shenja dhe mund t’ju bëjnë përshtypje disa, pasi nuk i keni pasur. Sigurisht, pothuajse të gjithë janë dorështrënguar ose të matur për shkak të rrethanave, por shenjat e mëposhtme janë dorështrënguesit më të mëdhenj. DEMI Demi është shumë i kujdesshëm që të shpenzojë paratë e tij. Për të bërë një blerje shikon me detaje disavantazhet, avantazhet, ndërsa pyet edhe disa persona të afërt derisa të marrë vendimin për të blerë diçka. Gjithashtu, Demi është gjithmonë në kërkim të ofertave dhe nuk i pëlqen…

Lexo më shumë

Detaje shqetësuese janë zbuluar gjatë inspektimit të aeroplanit “Boeing 737 Max 9”. United Airline bën me dije se janë gjetur bulona që kanë nevojë “për përforcim shtesë”. Inspektimet nisën pasi dera e aeroplanit “Alaska Airlines 737 Max 9”u shkëput të premten, teksa avionic ishte në ajër. United Airlines tha se “çështjet e instalimit” të lidhura me dyert do të “zgjidhen” përpara se ky lloj i aeroplanit të kthehet sërish në shërbim. Ndërkohë, rreth 171 aeroplanë të llojit të njëjtë u është ndaluar fluturimi nga rregullatori në SHBA. “Që kur nisën inspektimet fillestare të shtunën, kemi gjetur raste që duket se…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.01.2024), ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 542 drejtues automjetesh. “Prej tyre, 39 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, shpejtësinë në vendbanim e kanë tejkaluar shpejtësinë 325, ndërsa jashtë vendbanimit 217”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në…

Lexo më shumë