Author: shqiperia

Gani Gërmia ka bëre reagimin e tij të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Ai bëri të ditur se largimi i tij ishte i trishtueshëm dhe se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri. Gani Gërmia u largua me vetdëshirë, pasi mbrëmë produksioni e përballi me një video me sjelljet kontradiktore të tij brenda shtëpisë. Postimi i plotë: Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falënderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother. Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e…

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me…

Lexo më shumë

Autoritetet e Kretës kanë ngritur alarmin pas zhdukjes së një 22-vjeçareje shqiptare. Paloma Zerellari u zhduk mbrëmjen e së martës, më 12 dhjetor 2023 në Chania, ndërsa “Buzëqeshja e Femijës” u njoftua të hënën, më 8 janar. Menjëherë u publikuan të dhënat e saj me kërkesë të familjes pasi jeta e saj mund të jetë në rrezik. Paloma është 1.65 cm e gjatë, me peshë nirmale. Flokë ngjyrë gështenjë dhe sy kafe. Ditën që u zhduk ajo kishte veshur një këmishë shumëngjyrëshe dhe një bluzë rozë. Autoritetet greke i bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë informacion të kontaktojnë në…

Lexo më shumë

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehën sot shqetësimin për kolapsin e mundshëm të kujdesit spitalor në Gazën jugore dhe qendrore. Stafi mjekësor dhe pacientët janë larguar nga objektet spitalore për të shpëtuar jetën e tyre. Vetëm rreth një e treta e spitaleve të Gazës funksionojnë në një farë mënyre dhe disa vetëm pjesërisht, në enklavën e shkatërruar pas muajsh bombardimesh izraelite si pjesë e fushatës ushtarake kundër Hamasit në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit. Luftimet janë intensifikuar në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, duke rritur presionin mbi spitalet tashmë të mbipopulluara që mbeten të hapura. “Ajo që ne po shohim është…

Lexo më shumë

Qindra automjete u bllokuan gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në rrugët e rajonit të Parisit nga bora dhe akulli, teksa Franca përballet me një valë të ftohtë. Deri në “1000 automjete”, kamionë të rëndë dhe makina, u bllokuan “kur ra nata” dhe më pas 800 automjete të tjera në orët e para të mëngjesit, njoftoi ministri i Transportit Clement Bonn. Çështja është duke u “zgjidhur”, tha Bohn për radion RMC, duke shtuar se rreth 400 automjete ishin ende të bllokuara që nga mëngjesi i sotëm. Vështirësitë kanë të bëjnë veçanërisht me autostradën A13 që lidh Parisin me Normandinë në bregun e Atlantikut. Autostrada pritet…

Lexo më shumë

Gjatë vitit 2023 ka pasur 89 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar nga 50 PM10 në metër kub, tregojnë të gjitha raportet 12 mujore të Sistemit shtetëror automatik të monitoruar për cilësi të ajrit ambiental për Tetovën. Në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur. Nga ana tjetër, viti i kaluar është i katërti me radhë si bie numri i ditëve kur ka pasur ndotje ajri. Në vitin 2022 kanë qenë 108 ditë të ndotura, në vitin 2021 ka pasur 132…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbajti takime në Izrael të martën, në përpjekje për ta gjetur një plan për ta ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës, derisa, në të njëjtën kohë, ushtria izraelite e vazhdoi luftën ajrore dhe tokësore në territorin e rrethuar. Bombardime të ashpra dhe luftime të zjarrta i tronditën kampet e refugjatëve, duke i detyruar palestinezët të vuajnë për të gjetur strehim dhe duke i vështirësuar përpjekjet e grupeve humanitare për të dërguar ndihma te popullata. Blinkeni mbërriti në Izrael pasi tha se kishte siguruar përkushtimin e katër vendeve arabe dhe të Turqisë për të…

Lexo më shumë

GREQI– Gjeorgjia Murati, 41 vjeç u masakrua me thikë. I dyshuar për ngjarjen është partneri i gruas shqiptare dhe shoku i tij, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të kryer krimin. Partneri 39-vjeçar dhe shoku i tij 34 vjeç përballen me akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerjes së shtatzënisë, grabitjes (të gjitha në bashkëpunim) si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe përdorimit të armëve. Nëna e 39-vjeçarit ka folur për mediet dhe tregon se është e shkatërruar. Ajo i kërkon të birit që të rrëfehet. “Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do ta bënte një gjë…

Lexo më shumë

Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh. Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit. “Në këtë periudhë kohore Kuvendi do ta njoftojë presidentin për ndarjen e…

Lexo më shumë

Në shënjestër të Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm shoferët që shkelin ligjin, por edhe këmbësorët. Në një video të shpërndarë nga policia rrugore shihet se si dy këmbësorë nuk kalojnë rugën në vijat e bardha. Ndaj tyre është aplikuar një gjobë prej 1 mijë lekësh.   “Kujdesi dhe vëmendja e shtuar, përdorimi i rripit të sigurimit, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, reflektojnë qetësi dhe më shumë siguri në udhëtim. Gjithashtu, përdorimi dhe kalimi i rrugës nga  këmbësorët në mënyrën dhe vendkalimet e përcaktuara, shpëton jetë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, përdorni vendkalimet e këmbësorëve për sigurinë…

Lexo më shumë