Author: shqiperia
Qeveria shkarkoi dy nga tre drejtorët e M-Nav në seancën e fundit. Në vend të kreut të bordit drejtues Fahrudin Hamiti, ekzekutivi ka emëruar Ilir Mehmetin, kurse në vend të Lube Stamenkovskit ka emëruar, Milan Koraç, shkruan Alsat. Vendimi i qeverisë erdhi si reagim pas zhvillimeve të disa ditëve të fundit, të cilët kulmuan me sulm dhe dhunë fizike në hapësirat e navigacionit të Maqedonisë, në të cilin morën pjesë funksionari i BDI-së Bekim Neziri dhe shtatë persona të tjerë. Shkarkimi i drejtorëve të deritanishëm kishte qenë kërkesë e Sindikatës së të punësuarve në M-NAV të cilët kishin kërcënuar se…
Si kuzhinierët profesionistë ashtu edhe njerëzit që janë të dhënë pas gatimit dinë shumë truke që ua lehtësojnë punën. Për më tepër, ata gjithmonë vazhdojnë të krijojnë diçka të re ose arrijnë të rizbulojnë truket e vjetra për veten e tyre. Ne po ju lëmë më poshtë “hilet e kuzhinës” që mendojmë se do të filloni t’i përdorni ato në rutinën tuaj të përditshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ku ta lini kapakun e tenxheres Gjatë gatimit duhet të heqim shpesh kapakun nga tenxherja dhe pikërisht në këtë moment fillojmë të kërkojmë një vend për ta vendosur. Herën…
Pista e skive në Dardhë të Korçës, e vetmja në vendin tonë, mbetet e kërkuar nga turistët vendas, të cilët edhe këtë të martë kanë shkuar enkas në fshatin e njohur turistik e më pas në pistën në majë të Bigllës. Turistë nga qytete të ndryshme kanë bërë ski për herë të parë, por ka edhe nga ata që janë besnikë të kësaj piste. Skipista e dardhës ndodhet në një lartësi prej 1640 metrash dhe gjatë gjithë stinës së dimrit kërkohet shumë nga turistët, që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj. /vizionplus.tv
Sindikata e Policisë në Maqedoni (SPM) kërkon rritje të pagave të policëve për së paku 15%. Ata thonë se paga bazë e një polici është 16.300 denarë (265 euro). “Ne si sindikatë paraprakisht kemi kërkuar publikisht që ta publikojnë shumën e pagës bazë që anëtarët e tyre të dinë sa është paga bazë e një polici në MPB, e cila është as më pak as më shumë por 16.332 denarë. Në të njëjtën kohë, ‘i vetmi’, siç di vetëm të paraqitet para ministrit, për të blerë kohë dhe për të fshehur paaftësinë e tij, së fundi doli me një kërkesë…
Pothuajse dy në tre gjermanë do të donin që Olaf Scholz t’ia dorëzonte kancelarinë ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius para përfundimit të mandatit të tij, sipas një sondazhi, i cili tregon gjithashtu pakënaqësinë e votuesve të Partisë Social Demokrate (SPD) ndaj tij. Sipas një sondazhi të Institutit INSA për gazetën BILD, 64.3% janë pro largimit të Olaf Scholz nga kancelaria në favor të ministrit aktual të Mbrojtjes Boris Pistorius dhe vetëm 24.6% shprehin mendimin e kundërt. Edhe gjysma (49.7%) e votuesve të SPD preferojnë që zoti Pistorius të bëhet kancelar para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e drejtpërdrejta për kancelar, Olaf Solz…
“Të hetohet Dritan Prençi”, deputetët e opozitës kërkesë SPAK për prokurorin e inceneratorëve
11 deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar SPAK-ut dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të nisur hetime në lidhje me prokurorin Dritan Prençi, i cili ka çështjen e inceneratoreve. Ligjvënësit e opozitës i kanë paraqitur Prokurorisë vendimin e Gjykatës për inceneratorin e Fierit, ku theksohet se hetimet e realizuara nga Dritan Prençi janë të mangëta. Sipas demokratëve prokurori Prençi ka shpërdoruar detyrën, pasi qëllimisht ka devijuar hetimin penal për inceneratorin e Fierit, duke favorizuar funksionarë të lartë të shtetit. Në letrën drejtuar Spak-ut dhe inspektorit Artur Metani, 11 deputetet theksojnë se këto institucione e kanë detyrim nisjen e…
Për opozitën krijimi i një ministrie ku përfshihet ekonomia, inovacioni e kultura është një veprim politik pas të cilit fshihen qëllime korruptive. Nënkryetari i demokratëve të drejtuar nga Berisha, Luçiano Boçi, ka theksuar se superministritë në prag zgjedhjesh paralajmërojnë se qeveria po përgatitet për të blerë votën e qytetarëve shqiptarë. “Me synime korruptive për të ua dhënë superministritë, njerëzve më të afërt, shërbyesit më të mirë, më të devotshëm në korrupsionin e tij, por dhe në pastrimin e këtij korrupsioni. Sikurse janë ministri që lindin gjithmonë kur afrohen situata zgjedhore. Një pushtet ekonomik i vënë në duar të njerëzve të…
Kjo ka qenë deklarata sa shqetësuese aq edhe e vërtetë e aktores Jodie Foster që, me sa duket, është hasur me shumë të rinj të moshës 22-26 vjeçare, të lindur pra në vitet 1997-2000, që e kanë zhgënjyer në raportet e punës. “Janë egoist, nuk dinë të sillen dhe as të ndërveprojnë në marrëdhënie pune me njerëzit. Jam përpjekur vazhdimisht t’i orientoj dhe ndihmojë por pa rezultat”- ka qenë një pjesë e deklaratës së aktores që nuk mund të themi se nuk gjen vend në aktualitetin e të gjitha vendeve, përfshi edhe Shqipërinë. Gjithmonë e më shumë drejtues biznesesh apo…
Ministria e Drejtësisë: Propozim-ligji për avokaturën e shtetit më 16 janar para deputetëve
Ministria e Drejtësisë njofton se me ndryshimet të cilat i propozoi ata parashikohet përmirësimi i mëtutjeshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se avokatët e shtetit zgjidhen ose emërohen në funksion ose detyrë tjetër. Nga ministria thonë se kjo u imponua si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin zgjidhen avokatët e shtetit. “Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit…
Shtatë tërmete janë regjistruar në vendin tonë brenda 9 orëve. Sipas IGJEUM lëkundjet sizmike janë regjistruar në Korçë, Koplik, Konispol, Vlorë,Prrenjas dhe Ersekë. Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë, nga 2 deri në 3.1 Rihter. 1-9 Jan 2024, 1:02:20 am Magnituda 3.1 Rihter Thellësia : 36.7 KM Vendodhja : 704 km NË of Koplik 2-9 Jan 2024, 10:30:47 am Magnituda 2 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja : Maliq, Korçë 3-9 Jan 2024, 10:25:00 am Magnituda 2.1 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja : Çërravë, Korçë 4-9 Jan 2024, 6:40:07 am Magnituda 2 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja : Voskop, Korçë 5-9 Jan 2024, 4:19:21 am Magnituda 2.3 Rihter Thellësia : 15.4 KM Vendodhja…










