Author: shqiperia
Sipas horoskopit të dashurisë, viti 2024 do të jetë plot emocione, veçanërisht për këto gjashtë shenja me fat në dashuri që do të gjejnë shpirtin binjak. Viti i ri premton një kapitull plot romancë për fatlumët, të cilët do të përjetojnë ndryshime të rëndësishme në çështjen e ndjenjave. Ja shenjat që do t’i hapin “krahët” dashurisë për këtë vit: Binjakët Viti 2024 premton një kohë qartësie për të lindurit e kësaj shenje. Falë ndikimit pozitiv të Mërkurit, gjallëria dhe shkathtësia që e dallojnë këtë shenjë përzihen me një qasje më të pjekur ndaj marrëdhënieve, duke krijuar baza të forta për…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar në Bellanoc. “Më datë 08.01.2024 në ora 17:40 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar Bellanoc, afër fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (62) nga fshati Haraçina-Shkup, dhe një automjet “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga OS (43) nga fshati Obllacë-Kumanovë” thuhet në njoftimin e MPB-së. Në aksident në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë diagnostikuar A.B.,…
Sjellja e sëmurë e 39-vjeçarit që vrau 41-vjeçaren shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik duket se është përsëritje e sjelljes së babait të tij. Detaje të tilla zbardhen nga një rrëfim tronditës i dikujt që njeh nga afër familjen e autorit. Ai deklaroi se babai i autorit kishte shkuar aq larg sa u kishte thënë fëmijëve se nëna e tyre, të cilën ai po abuzonte, kishte vdekur. “E njoh 39-vjeçarin. E kam njohur familjen e tij kur nëna e tij ishte e martuar me babanë e tij. Prindërit e tij u martuan në vitin 1984. Prindërit i njihja, babain mezi e pashë sepse ishte…
Policët që dje ndodheshin në shtëpinë e ish-zyrtarit të BDI-së, Ismet Guri, nuk kanë kontrolluar nëse Guri i bindet masës së arrestit shtëpiak, por me vendim të Gjykatës Penale është dashur ta kthejnë në qendrën e paraburgimit në Shutkë. Gjykata Penale ka publikuar më shumë detaje sot, duke bërë të ditur se Guri ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie pas një vendimi të Këshillit Penal. Ky vendim është marrë në krah të një ankesë nga Zyra e Prokurorit për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndryshimi i masës së paraburgimit vjen pas dyshimeve dhe arrestimit të…
Policia italiane ka shpallur në kërkim dy të rinj shqiptarë të moshës 25 dhe 29-vjeç të cilët akuzohen se kanë plagosur me thikë një 50-vjeçar natën e ndërrimit të viteve. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Velletri, provincë e Romës. Sipas mediave ndërkohë që qyteti gumëzhinte nga festa, dy të rinjtë shqiptarë kanë plagosur me thikë 50-vjeçarin. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është konstatuar se kishte marrë goditje në gjoks. Falë ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Ndërkohë policia ka kërkuar…
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Gabriel Attal-in, ish-ministrin e Arsimit, si kryeministër të ri të Francës njoftoi të martën Pallati Elysee. 34 vjeçari Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë e Francës. Ai konsiderohet një njeri i besuar i Macronit. Attali, i cili është hapur homoseksual, pason kryetaren e qeverisë, Elisabeth Borne (62 vjeç), e cila dha dorëheqjen të hënën. Ndryshimi i personelit konsiderohet si një lëvizje e Macronit, i cili dëshiron t’i japë vrull qeverisë pak muaj para zgjedhjeve evropiane në qershor. Në sondazhe, partia e Macronit “Renaissance” qëndron qartë pas lëvizjes “Rassemblement National” të udhëhequr nga kryetarja…
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj tek Lille. Zhegrova u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor. Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara. “I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi Zhegrova në Instastory. 24-vjeçari, këtë edicion i ka realizuar gjashtë gola dhe i ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat në këtë edicion. …
Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati pohoi se vendi i tij është gati për dialog me Izraelin me synim arritjen e një stabiliteti afatgjatë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri libanez u takua në Bejrut me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix . “Ne kërkojmë stabilitet të përhershëm dhe kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme paqësore. Në vend të kësaj ne marrim paralajmërime nga të dërguarit ndërkombëtarë për luftën në Liban”, tha kryeministri libanez. “Ajo që u përsëris këtyre të dërguarve është: A e përkrahni idenë e shkatërrimit? A është e pranueshme ajo që po ndodh në Gaza? “, shtoi ai. Që…
Prej fundjavës Shqipëria është “pushtuar” nga i ftohti polar, ku temperaturat kanë rënë ndjeshëm në të gjithë territorin. Zonat verilindore dhe juglindore janë mbuluar nga dëbora, ku në disa akse kanë krijuar edhe probleme në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet që termometri të vijojë të ulet, ku kulmin do të arrijë në fundjavë, pasi temperaturat pritet të shënojnë disa gradë nën zero. Përgjatë ditës së premte dhe të shtunë në zonat verilindore dhe ato juglindore termometri pritet të shënojë deri në -8 gradë celcius. /Vizionplus/
Hëna e re në Bricjap është e përqendruar në karrierë, duke i dhënë këtyre 4 shenjave energji, ide dhe fat në punë. Dashi Ti je argëtuar mjaftueshëm, ndaj është momenti të rikthehesh në punë. Ke shumë vëmendje në këto momente dhe presion të vazhdueshëm që të bësh para dhe të jesh një person i suksesshëm. Muaji i ardhshëm do të jetë frytdhënës, veçanërisht në aspektin e karrierës, ndaj, lodhu në janar që të bësh qejf në shkurt. Demi Jeta po bëhet shumë sfiduese, ndërkohë që Jupiteri të buzëqesh dhe të motivon që të bësh më të mirën në profesionin tënd.…












