Author: shqiperia

Autori i vrasjes së 41-vjeçares shqiptare kishte treguar edhe në marrëdhëniet e tjera shenja dhune. Ish-bashkëshortja e tij shprehet se mund të ishte edhe ajo në vendin e shqiptares, pasi shpesh herë është dhunuar nga 41-vjeçari.  “Unë mund të isha në vendin e Gjeorgjisë”, tha ajo për mediat greke. Ajo theksoi se në shtatë vitet që ishin të martuar, kishte qenë viktimë e sjelljeve abuzive dhe rrahjeve brutale nga autori. “Ne ishim bashkë për shtatë vjet dhe ai ishte gjithmonë i dhunshëm, duke më goditur sepse ishte xheloz dhe për paratë. Ai ishte shumë i dhunshëm, nuk më linte të dilja,…

Lexo më shumë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni ka njoftuar se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me ofruesin kombëtar të shërbimeve të navigimit ajror, M-NAV. Ata kanë bërë të ditur se emërimet në M-NAV dhe shërbimet e ndërlidhura duhet të kryhen në përputhje me meritat, kualifikimet dhe përvojën, duke theksuar se ky rast duhet të trajtohet në bazë të vlerave dhe standardeve të institucioneve të tjera. Delegacioni rikujtoi zotimin e shtetit për zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror ANSP. Ata theksuan dispozitat që synojnë pavarësinë e ANSP nga shteti, sigurinë…

Lexo më shumë

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE), në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo. “Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare“, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të martën në një konferencë për shtyp në Bruksel. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet…

Lexo më shumë

Pak më shumë se shtatë euro e 60 centë mjaftojnë për t’i blerë dy lloje antibiotikësh në barnatore në Prishtinë. Përveç parave, shitësit nuk kërkojnë asgjë tjetër… as recetë nga mjeku. “Po, ne japim antibiotikë edhe pa recetë… Pse çka ka të keqe?!”, thotë një teknike e farmacisë për Radion Evropa e Lirë, në një nga barnatoret në lagjen Dardania në Prishtinë. Edhe pse vetëm teknike e farmacisë e jo farmaciste, ajo tregon se si duhet të përdoret lloji i antibiotikut të blerë, Amoxicillin. Farmacisti Shkumbin Jusufi, anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, beson se ndër shkaqet kryesore të…

Lexo më shumë

Një shqiptar është dënuar nga gjykta britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në distriktin Bradford dhe në South Yorkshire. Mediat britanike raportojnë se Erjon Xheladinaj, 33 vjeç, banues në Aspen Grove, u bë i pandehuri i fundit që u burgos pasi pranoi përfshirjen e tij për prodhimin e drogës e klasifikuar si B. Sipas mediave Xheladinaj kishte punuar prej katër vitesh në një “shtëpi bari’ dhe mendohet se kjo punë mund t’i ketë sjellë atij 500 mijë paund. Gjykata e Bradford Crown dëgjoi të hënën se organizatorët përdorën dokumente të rreme identiteti për të marrë me qira shtëpi…

Lexo më shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 9 orësh marrjeje në pyetje. Pas daljes së tij, në një prononcim për mediat deklaroi se është vënë në dijeni se do t’i rikthehen sendet e sekuestruara. “Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH. Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtihen në dy pjesë nga marsi në shtator. Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës. Sot me…

Lexo më shumë

Nëna 37-vjeçare, e cila mesditën e së martës vrau foshnjën e saj 6 muajshe duke e rrahur për vdekje brenda shtëpisë së saj, nuk mundet të japë një shpjegim mbi aktin e saj tragjik. Ajo shprehet se bëhet fjalë për një forcë të mbinatyrshme e të padukshme që vrau foshnjën e saj, por jo ajo. Tragjedia ka ndodhur para syve të dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeç, të cilat kanë njoftuar gjyshërit për ngjarjen tragjike. E ëma po mbahet në Komisariatin e Verisë në gjendje shoku dhe duket se ende nuk e kupton se çfarë ka bërë. Sipas informacioneve, 37-vjeçarja thuhet se u…

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konfirmuar se po përgatitet të njoftojë Qeverinë rreth procedurave të anuluara për tenderin e ndërtimit të Çebrenit. Ministri Kaja Shukova bëri këtë konfirmim duke shtuar se kompania greke Arhirodon ishte e vetmja ofertuese, por nuk ka ofruar asnjë informacion rreth arsyeve të braktisjes së projektit. “Deri në mëngjesin e sotëm, ende nuk kemi marrë asnjë informacion nga kompania greke, dhe tashmë po përgatisim informacion për Qeverinë. Së bashku me juristë dhe konsulentë, do të paraqesim një vendim në seancën e ardhshme të Qeverisë për anulimin dhe mbylljen e procesit për Çebrenit,” tha Shukova…

Lexo më shumë

Emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka zbuluar një skandal të madh se çfarë po ndodh në qendrat e trajtimit të emigrantëve. Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme. Lidhur me këtë skandal të madh ka reaguar edhe Potenzës Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”. “Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio. Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të…

Lexo më shumë

Shumica e njerëzve që flasin në gjumë nuk e mbajnë mend ta bëjnë këtë. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, deri në 65 përqind e të rriturve dhe 50 përqind e fëmijëve kanë folur në gjumë në një moment të jetës së tyre. Të folurit në gjumë quhet shkencërisht somniloquy dhe konsiderohet si një lloj parasomnie, domethënë një lloj sjelljeje jonormale që shfaqet gjatë gjumit. Në përgjithësi është i padëmshëm, por mund të jetë shenjë e disa kushteve shëndetësore. Jeni të stresuar Kushdo që është hedhur ndonjëherë në shtrat mund të dëshmojë se stresi është i keq për gjumin.…

Lexo më shumë