Author: shqiperia

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie. “Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe…

Lexo më shumë

I pyetur se si është situata me këtë infeksion në vend, ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha hapat, por se mentaliteti i qytetarëve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre nuk mund të ndryshohet brenda natës. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër kollës së mirë. I pyetur se si është situata me këtë infeksion në vend, Mexhiti tha se janë ndërmarrë të gjitha hapat, por se mentaliteti i qytetarëve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre nuk mund të ndryshohet brenda natës. “Ne kemi ndërmarrë të gjitha…

Lexo më shumë

Moti i keq ka përfshirë sëfundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 4 persona raportohet se kanë humbur jetën. The New York Time shkruan se erërat e forta dhe stuhitë e dëborës po prekin edhe pjesën veriore dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në 900,000 familje dhe biznese në të gjithë vendin. Erërat e forta, si dhe reshjet e denduara të shiut pritet që të lënë në terr edhe shumë familje të tjera në pjesën verilindore të SHBA-së. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy në një intervistë për mediat lokale, e ka quajtur këtë stuhi të pazakontë.…

Lexo më shumë

Është liruar nga burgu një nga ish-zyrtarët e ministrisë së Mjedisit, i cili ishte dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit. GJKKO ka pranuar kërkesën e Abeshit për lirmin e tij nga burgu, pasi ishte dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Njoftimi: 1.I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2.Në përfundim të gjykimit,…

Lexo më shumë

Lëvizja Demokratike ka reaguar pas lëshimit në përdorim të Poliklinikës në Saraj, në të cilin morën pjesë zyrtarë të qeverisë. Nga LD thonë se kjo ishte parodi, e ofruar nga ministrat e dështuar të BDI-së. Nga LD theksojnë se “këta ministra të BDI-së nuk u tallën vetëm me Sarajin, po me gjithë popullatën e vendit duke lëshuar në përdorim një objekt që ende pa u promovuar është shkatërruar, më mirë thënë është kalbur përbrenda tërësisht”. “Pra objekti i Poliklinikës së Sarajit ende pa u vënë në funksion ndodhet në gjendje të mjerueshme, për nga kualiteti i ndërtimit por edhe me…

Lexo më shumë

Presidenti polak Andrzej Duda tha sot se është thellësisht i tronditur nga arrestimet e ish-anëtarëve të qeverisë, Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik dhe u zotua se nuk do të ndalet deri në lirimin e tyre. Policia hyri në pallatin presidencial të Polonisë për të arrestuar ish-ministrin e brendshëm polak dhe një nga ish-zëvendësit e tij, të dënuar për shpërdorim të pushtetit. Zoti Kaminski dhe Wasik thonë se janë të pafajshëm. Në vitin 2015 Presidenti Duda dha amnistinë për ta. Policia polake arrestoi të martën dy politikanë të dënuar për shpërdorim të pushtetit, ish ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski dhe një…

Lexo më shumë

Ori Nebiaj rikthehet në televizion, jo më në rolin e moderatores, por ajo do të ulet në kolltukun e opinionistes së “Big Brother Vip 3”. Në të njëjtën kohë, Nebiaj do të vazhdojë rrugëtimin politik si deputete e Partisë Demokratike. “Më kishte marr malli të them të drejtën se sado që angazhimi politik sigurisht që të mban të angazhuar dhe në media, isha disi më e tërhequr për shkak të situatave politike, në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij. Top Channel është një shtëpi për mua, është një familje, kështu që jam shumë e lumtur…

Lexo më shumë

Një 25-vjeçar në Mirditë i identifikuar si Rahman Rama është arrestuar nga policia. I riu u ndalua nga uniformat blu në aksin rrugor “Krumë-Kukës” dhe gjatë kontrollit, në makinë iu gjetën targa makinash, që ishin vjedhur një ditë më parë. Sipas policisë, dyshimet janë se targat e vjedhura do të përdoreshin për ngjarje kriminale. “Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet nga Policia e qarkut Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat pas mbledhjes dy ditore që zhvilloi në Shëngjin me ministrat, drejtues të PS, dhe me drejtorët e dia prej institucioneve në vend. Në fjalën e tij ai shpjegoi se çfarë u diskutua në mbledhjen dy ditore, ndërsa theksoi se të gjitha reformat do të vijojnë të ecin përpara. Gjatë konferencës me gazetarët nuk munguan edhe batutat e kryeminsitrit Rama, ndërsa u pyet për kryetarin e PD-së zyrtare Lulzim Basha. Interesit të gazetarëve se a mund ta ndihmojë Lulzim Basha dhe grupi i tij mazhorancën për ligjet që kërkojnë…

Lexo më shumë

Ky është momenti i arrestimit të 50-vjeçarit shqiptar, që vrau kunatin e tij pasi mësoi se vajza e tij e vogël ishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare nga viktima. Ai është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Fatmir Terallari, autori i vrasjes, nuk shfaqi shenja pendese, ndërsa theksoi se bëri atë që duhej bërë ndaj kunatit të tij, për të cilin shprehet se i helmoi të bijën. Mediat greke shkruajnë se viktima kërcënonte vajzën, e cila tanimë është 18 vjeç. Ajo ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së…

Lexo më shumë