Author: shqiperia

Siç njofton MPB-ja, gjatë një përleshje fizike me vëllain e gruas së tij, me të cilin ishte grindur më parë, e ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim, nga e cila ka gjetur vdekjen. “Gjithçka ndodhi dje në prag të Krishtlindjeve. Dy personat V.S.(65) nga Prilepi dhe P.R. (63) nga Shiveci i Kavadarit kanë qenë duke pirë alkool në oborr. Më pas ka pasur një debat verbal, i cili ka kaluar në një përleshje fizike. P.R. ka rënë dhe ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim e sipër” thuhet në…

Lexo më shumë

Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit. Orteku ka ndodhur rreth mesditës, në një lartësi prej 2200 metrash në luginën Formaca, në rajonin Piemonte të Italisë veriore. Një nga viktimat u hodh nga orteku në liqenin në fund të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet në dëborë. Pavarësisht erërave të forta, helikopteri arriti të zbarkonte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh. Një helikopter zjarrfikës me zhytës u dërgua për të nxjerrë trupin nga liqeni, thanë ekipet e shpëtimit. Identiteti i viktimave nuk është…

Lexo më shumë

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e freskisë dhe aromës së ushqimeve tona të preferuara, frigoriferi është shpesh pajisja që përdorim. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për ruajtje në të ftohtë. Në fakt, disa ushqime mund të përkeqësohen në shije, cilësi dhe vlera ushqyese kur mbahen në frigorifer. Ja një udhëzues për ushqimet që nuk duhet të jenë kurrë në frigoriferin tuaj. Domate Temperaturat e ftohta në frigorifer mund të ndryshojnë strukturën dhe shijen e domateve. Mbani ato në banak, mundësisht në një tas ose shportë. Patate Ruajtja e patateve në frigorifer mund të shkaktojë konvertimin e niseshtës,…

Lexo më shumë

A do të realizohen 1117 punësimet e shpallura në shëndetësinë publike të personave të angazhuar me kontratë pune deri në shpalljen e zgjedhjeve në mes të shkurtit. Ministria bën me dije se procedura e mbledhjes së të dhënave ka nisur para Vitit të Ri dhe deri të premten rreth 30% e ISHP-së kanë plotësuar dokumentet e kërkuara dhe janë përpunuar në Fondin e Shëndetësisë. Institucioni i radhës është Ministria e Financave, e cila duhet të sigurojë fonde për punësim. Vetëm atëherë bëhen shpalljet dhe kandidatët vlerësohen me pikë. Momenti që i shqetëson shoqatat e infermierëve është se mund të avullohen…

Lexo më shumë

Dy gazetarë palestinezë u vranë nga një sulm ajror izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit në Rripin e Gazës. Siç është raportuar nga ministria dhe ekipet e shpëtimit, Mustafa Thuraya, një kameraman i pavarur, i cili po punonte me AFP dhe Hamza Wael Daduh, një gazetar i kanalit Al Jazeera, u vranë teksa hipnin në një automjet. Sipas Anadolu Agency, Wael al-Dadouh, babai i Hamza al-Dadouh, është kreu i zyrës së Al Jazeera-s në Rripin e Gazës dhe u plagos së fundmi në një sulm izraelit. Wael al-Dadouh kishte humbur tashmë gruan dhe dy fëmijët e tij në një…

Lexo më shumë

Gjatë javës së 52-të të vitit 2023 (25.12-31.12.2023), në vend janë raportuar 403 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 96,6% më shumë krahasuar me javën e kaluar, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Numri i të regjistruarve krahasuar me javën e 52-të të sezonit të kaluar është rritur me 16,1%, dhe krahasuar me 13 sezonet e mëparshme është më i lartë për 79,0%. Incidenca raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 151…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Malin e Zi, ku tre shqiptarë u dhunuan nga disa persona për arsye që ende nuk dihen. Viktima të dhunës ishin Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Dhunuesit dyshohet se ishin me origjinë serbe. Ndërkohë, Policia e Shtetit sqaroi se tre shqiptarët u dhunuan në Mal të Zi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shqiptarët ishin duke lëvizur  me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose…

Lexo më shumë

Blero Muharremi po shijon çdo moment me të dashurën e tij të re, ndonëse mbetet akoma misterioze për publikun. Ai ka ndarë një moment në rrjete sociale, ku shfaqet nga shtrati bashkë me partneren. Këngëtari i njohur shqiptar i ka bërë një dedikim emocional, teksa ia shpreh dashurinë publikisht. “Pamja më e bukur për sytë e mi e ka emrin tënd. Të dua”, ka shkruar krijuesi i hitit “Fotografia”. I njëjti nuk ia ka publikuar akoma fytyrën të dashurës, duke i lënë akoma kuriozë fansat. Blero me dedikim për të dashurën: Pamja më e bukur për sytë e…

Lexo më shumë

Ushqimet më të njohura që konsiderohen të rrezikshme për fëmijët për të ngrënë për shkak të formës së tyre të rrumbullakët janë rrushi ose domatet qershi. Por kohët e fundit është treguar se edhe kokoshka është po aq e lartë në listën e ushqimeve që janë të rrezikshme për mbytje. Ekspertët thonë se është më mirë të presësh për t’i dhënë fëmijës tuaj kokoshka derisa të jenë të paktën 4 vjeç. Sapo fëmija të rritet, ai do të jetë në gjendje ta përtypë më me kujdes dhe nuk do të jetë në rrezik. Arsyeja pse kokoshkat janë kaq të rrezikshme…

Lexo më shumë

I punësuar në M-NAV, 39 vjeçari P.B. nga Shkupi u ndal në stacion policor mbrëmë rreth orës 20 në vendkalimin kufitar Bllacë. Sipas informacioneve të MPB-së, gjatë kontrollit standard të të pasaportave, u konstatua se në sistemin kompjuterik, pranë emrit të tij shkruan masa aktive “arresto”. Personi u dërgua në stacion policor. Bëhet fjalë për person të punësuar në M-NAV i cili u sulmua para dy ditëve në kullën e kontrollit të fluturimeve. Megjithatë, menjëherë pas incidentit, ky peron u zhduk, dhe nuk ishte i kapshëm për organet e rendit që të japë dëshmi për incidentin. Andaj, MPB në bashkëpunim…

Lexo më shumë