Author: shqiperia
Kreui i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me informal me gazetarët. Ai nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve me interes të këtyre të fundit. Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment.” “Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, shtoi kreu i SPAK./vizionplus.tv
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kishte kërkuar revokimin apo zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”. Por GJKKO, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit për të dalë nga burgu. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj. NJOFTIM PËR MEDIAT Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Është konfirmuar se ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër është prioritet. Dhe Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, është e vendosur të vazhdojë përfundimin e tij, si pjesë e Korridorit 8 evropian. Qeveria autorizoi Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, për të filluar negociatat me kontraktorin, për të përfunduar një aneks të kontratës, për të…
Shpëtoni tryezën e Vitit të Ri! 3 gabimet që bëni në përgatitjen e përsheshit të gjelit të detit
Përsheshi me gjel deti është receta pa të cilën nuk ka kuptim tyreza e ndërrimit të viteve. Secila krahinë e përgatit në mënyrën e vet, por thelbi është i njëjtë. Duke qenë se përsheshi është lezeti i mbrëmjes, të ftuarit tuaj nuk do ta shijonin njësoj ndërrimin e viteve pa përgatitjen ideale të tij. Prandaj kini parasysh: Pjekja e duhur e kulaçit: Pasi e keni lënë kulaçin në furrë me 200 gradë, prova nëse është pjekur bëhet me anë të një thike. Shponi mesin e kulaçit me thikë. Thika duhet të dalë e pastër në rast se kulaçi është pjekur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bosnjë Hergegovinë, në qytetin Banja Luka. Një person është rrahur brutalisht nga dy të tjerë. Fillimisht ai konfrontohet fizikisht me njërin prej personave të përfshirë në sulm. Pas pak arrin një person i dytë, me sëpatë në dorë. Ai e godet viktimën 4 herë në kokë me pjesën e mprehtë të sëpatës. I riu bie pa ndjenja mbi një kosh mbeturinash. Në vendin e ngjares mbërrin një patrullë policie, ndërsa gjendja e të lënduarit nuk dihet./vizionplus.tv
Nga sot, nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë nga tekstet e para digjitale interaktive. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiti, ka bërë një njoftim zyrtar ku ka informuar se këto tekste ofrojnë një përvojë mësimore të pasur me elemente multimediale si video, foto, ilustrime, kuize, dhe përmbajtje të tjera të ngjashme. “Maqedonia e Veriut ka tekstet e para digjitale interaktive, të krijuara për nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta. Ato janë të disponueshme në një platformë të veçantë online – nastava.mk dhe zyrtarisht mund të përdoren,…
Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 250 milionë dollarëve. Në paketën e fundit përfshihen armë për mbrojtje ajrore, artileri, municion i vogël dhe armë anti-tank, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Mirëpo kjo është ndihma e fundit që mund të niset prej SHBA-së në Ukrainë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmë shtesë. Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit. Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani…
GJKKO ka vendosur që SPAK të marrë në shqyrtim padinë e Fredi Belerit për deklarim të rremë ndaj Arsen Ramës. Ky i fundit ishte personi që konfirmoi se Beleri kishte paguar për të blerë vota gjatë zgjedhjeve lokale në Himarë. Fillimisht, SPAK vendosi që të mos nisë procedim për Ramën, por me vendimin e fundit të GJKKO-së duhet që Prokuroria e Posaçme të nisë procedimin ndaj Ramës. Njoftimi i GJKKO-së: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat…
Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi disa nga çështjet më me rëndësi të drejtësisë. Një ndër më të diskutuarat është përfshirja apo bashkëpunimi i uniformave blu me krimin. Kreu i SPAK tha në bisedë me gazetarët se hetimet kanë zbuluar se përdorimi i aplikacioneve “SkyECC” apo “EncroChat” është i përhapur gjerësisht në radhët e uniformave blu. Por, sipas tij, uniformat blu nuk janë të vetmit që përdorin këto aplikacione, pasi hetimet kanë zbuluar edhe prokurorë që kanë llogari të tilla. Megjithatë, sipas kreut të SPAK, përdorimi i këtyre…
MPB-ja njofton se nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dhe Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar tregon se pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, ata kanë zbardhur grabitjen e ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegrane të Gostivarit. Në rezultat të masave dhe aktiviteteve të ndërmarrura në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe bashkëpunimin me autoritetet tjera si SPB Ohri, DPB Struga dhe SPB Dibër, policia ka ndërmarre hapa të rëndësishëm për të siguruar provat materiale dhe teknike. Si pasojë e këtij hetimi,…