Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Vranësirat do të rriten pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të Vardarit herë pas here e fortë do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 26 gradë. Gjatë ditëve të vijim vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë me vranësira të herëpashershme mesatare. Sot dhe të shtunën do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të dielën përgjatë Vardarit…

Lexo më shumë

Vedat Muriqi ka folur për Mundo Deportivo para ndeshjes finale të Kupës së Mbretit. Mallorca do të përballet me Athletic Bilbaon të shtunën dhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë. Ai tha se do të japë gjithçka për ta fituar. “Ne jemi duke u përgatitur. E njohim tashmë Athletic-in, kemi luajtur dy herë kundër tyre, por një finale është një histori tjetër. Nuk është si në Ligë. Pra, siç na tha trajneri: ‘Finalet nuk luhen, fitohen’. Ne do të dalim dhe do të fitojmë. E njohim rivalin, jemi të përgatitur mendërisht dhe fizikisht dhe shkojmë në La…

Lexo më shumë

Qeveria franceze ka nisur një hetim për dëmtimet e rënda të një vajze 14-vjeçare, e cila ra në koma pasi u rrah jashtë shkollës së saj nga tre adoleshentë të tjerë. Vajza është zgjuar nga koma, por gjendja e saj shëndetësore nuk është stabilizuar ende. Në mesin e autorëve të dyshuar është, raporton Guardian, një vajzë nga e njëjta shkollë, gjithashtu 14 vjeçe, e cila u arrestua të mërkurën dhe pranoi se kishte goditur viktimën. Dy të miturit e tjerë të arrestuar janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Ministrja e Arsimit Nicole Belloubet ka urdhëruar një hetim nga inspektorët…

Lexo më shumë

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në jugperëndim të Bolivisë të enjten. Nëntë gra, katër burra dhe një fëmijë vdiqën, sipas Julio Larrea, një zyrtar policie. Dy persona mbijetuan, shtoi ai. Të mbijetuar janë shoferi i kamionit dhe pasagjeri i autobusit. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar që lidh qytetet Oruro dhe Potosi. Një kamion që transportonte kripë ka hyrë në trafikun përballë dhe është përplasur kokë më kokë me një autobus, mësohet nga policia. “Shkelja e korsisë ndarëse, shpejtësia…

Lexo më shumë

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).  Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2…

Lexo më shumë

DASHI Do të jetë një ditë e qetë. Jeni të lodhur dhe të shqetësuar dhe kjo mund të sjellë disa provokime në çift. Për sa i përket punës, do ta gjeni veten duke debatuar me dikë: keni idetë e duhura, por shpjegimet tuaja janë konfuze. Mundohuni të jeni të qartë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 5 prill 2024), në këto ditë i jeni përkushtuar shumë asaj që duhet të bëni dhe i keni kushtuar pak vëmendje dashurisë. Lëreni veten të shkojë… Relaksohuni. Për sa i përket punës, duhet të dilni përpara dhe të propozoni idetë tuaja. BINJAKËT…

Lexo më shumë

Chelsea ka dalë fituese e dramës me Manchester Unitedin. Londinezët me dy gola të shpejtë në fund të takimit siguruan fitoren me rezultat 4 me 3. Edhe takimin e nisi me gol kur Gallagher realizoi në minutën e katërt, teksa Cole Palmer realizoi për 2 me 0 në minutën e 19. Unitedi u kthye në lojë me golat e Garnachos dhe Fernandesit për 2 me 2. Argjentinasi realizoi edhe golin e tretë të Unitedit, para se Chelsea të niste shfaqjen në fund të takimit. Palmer realizoi përsëri nga penalltia para se të realizonte edhe hat-trick në minutat shtesë. Unitedi me…

Lexo më shumë

Sot (4 prill) në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 4 prill. Shtatë kandidatët për president kryesisht sot kanë prezantuar programin e tyre, ndërsa disa kanë realizuar edhe takime me qytetarët. Telegrafi Maqedoni iu sjell aktivitetet e ditës së parë të kandidatëve për president, të radhitur sipas numrave me të cilët do të garojnë në zgjedhje. Stevo Pendarovski fushatën e nisi me hapjen e Shtabit Qendror. Në korniza të këtyre 20 ditëve të fushatës deri në raundin e parë zgjedhor, Pendarovski thotë se do t’i vizitojë të gjitha komunat dhe do…

Lexo më shumë

Udhëheqësi i Houthi të Jemenit thotë se sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe gjatë tre muajve të fundit kanë vrarë 37 njerëz. Në një fjalim televiziv, Abdul Malik al Houthi, tha se rreth 30 të tjerë ishin plagosur në 424 sulme ajrore, të kryera nga SHBA dhe Britania e Madhe në Jemen që nga janari. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA thanë se i kryen sulmet në përgjigje të një sërë sulmesh të Houthi-ve ndaj anijeve me kontejnerë në Detin e Kuq – një korsi detare e rëndësishme që lidhet me Kanalin e Suezit. Al Houthi tha se luftëtarët…

Lexo më shumë

Liverpooli është kthyer në pozitën e parë në Premier Ligë, duke mposhtur Sheffield Unitedin me rezultat 3 me 1. Golat për Liverpoolin i kanë realizuar Darwin Nunez, Alexis McAllister dhe Cody Gakpo, ndërkaq Breadley realizoi autogol. Liverpooli tani tubon 70 pikë, dy më shumë se City dhe tri më shumë se Arsenali në pozitën e tretë. Liverpooli i kthehet pozitës së parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë