Author: shqiperia
Foshnja e një 37-vjeçareje në Greqi nuk priti dot deri në maternitet, duke “detyruar” në këtë mënyrë nënën që ta lindte në makinë, teksa po shkonte në spital. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 prillit në qytetin e Volos të vendit fqinj. Mediat lokale raportojnë se 37-vjeçarja me të ndjerë dhimbjet e lindjes, u nis menjëherë për në maternitet, nën shoqërinë e bashkëshortit. Por bebi nuk priti e për rrjedhojë 37-vjeçarja e lindi në makinë. Pas lindjes së bebit, prindërit e foshnjës shkuan në maternitet, ku u pritën nga mjeku dhe infermieret. “I përulem gruas…
Në Uashingtonin politik republikanët dhe demokratët shpesh nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Por në një çështje ka qenë gjithmonë të një mendimi: Marrëdhëniet mes SHBA dhe Izraelit janë të paprekshme. Në të gjitha dekadat, në të cilat kanë qenë në pushtet, herë republikanët e herë demokratët, nuk ka ndryshuar asgjë në miqësinë me Izraelin. Liderë të të dy partive kanë theksuar, se Izraeli nuk ka aleat tjetër më të ngushtë se SHBA, dhe se siguria e Izraelit është e panegociueshme. Gati 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua shteti izraelit.…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Në shumë vende do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 28 gradë. Vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me paraqitje të vranësirave të ulëta deri në mesatare. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për një kundërsulm kundër Rusisë, tha dje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky . “Ne nuk kemi predha për aksione kundërsulmi. Për sa i përket mbrojtjes ka disa iniciativa dhe ne po marrim armë”, tha presidenti ukrainas. Zelensky tha ndër të tjera se Ukrainës mund t’i mbarojnë raketat anti-ajrore nëse Rusia vazhdon fushatën e saj të intensifikuar të bombardimeve me rreze të gjatë. “Nëse ata vazhdojnë të godasin (Ukrainën) çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, ne mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë,” tha Zelensky në një intervistë të transmetuar në…
Të sjellësh në jetë një fëmijë padyshim është gjëja më e bukur dhe e veçantë për një çift, por shpesh kemi dëgjuar kryesisht vajzat të cilat thonë se nuk janë ende gati. Disa sjellje nga rutina e zakonshme që ju lejojnë të kuptoni se ende nuk jeni gati të prisni në jetën tuaj një bebush, janë 5. Dashuroni qetësinë Qetësia shpirtërore është një element shumë i rëndësishëm dhe njerëz të ndryshëm e përjetojë në mënyra të ndryshme. Nëse ju pëlqen më tepër seç duhet të qëndroni në qetësi, atëherë ju nuk jeni ende gati për një bebush. Duhet t kuptoni…
Një eklips total diellor, ose një shtrirje e përsosur e Tokës, Hënës dhe Diellit, do të ndodhë më 8 prill dhe do të jetë i dukshëm nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, raporton Sky News. Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë…
Marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë, kryeministri kinez: Mund të jemi partnerë, jo kundërshtarë
Kryeministri kinez Li Qiang është shprehur se shpreson që SHBA dhe Kina mund të jenë vende “partnere, dhe jo kundërshtarë”. Deklarata e kryeministrit kinez u bë gjatë takimit që ai zhvilloi me Sekretaren e Thesarit të SHBA, Janet Yellen , e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin. Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se qytetarët kinezë e kanë ndjekur me kureshtje dhe interes vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij , “pritshmëria dhe…
Ushtria izraelite publikoi sot emrat e katër ushtarëve të vrarë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftimet atje në 604, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit hyri sot në muajin e shtatë. Katër ushtarët u vranë dje, të shtunën, në Gazën jugore, tha ushtria izraelite në një deklaratë. Ushtarët e vrarë janë: Ido Baruch, 21 vjeç, komandant në bazën stërvitore të Brigadës Komando, nga Tel Mond. Amitai Even Shoshan, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Azri’el. Ilai Zair, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga…
Pasi qëndruan të izoluar për disa ditë, kjo është banorja që u eleminua nga Big Brother VIP Albania
Egla ishte banorja e parë që i shpëtoi nominimit me Meritonin dhe Ilnisën, duke u bërë e para që rikthehet në shtëpi nga Dhoma e Bardhë. I dyti ishte Meritoni, me Ilnisën që i dha fund përfundimisht aventurës së saj në Big Brother dhe duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e Madh. E gjithë kjo ndodhi pasi treshja u skalifikuan pas tërheqjes së vërejtjes për shumë herë nga produksioni. Fillimisht u largua Egla të dielën e kaluar, e më pas çifti Meriton Ilnisa të martën gjatë spektaklit, për tu bashkuar më pas në dhomën e bardhë. …
Mijëra izraelitë në protestë kundër qeverisë, kërkojnë marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza
Dhjetëra mijëra izraelitë naë dalë nëpër sheshe dhe rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Protestuesit izraelitë kërkojnë marrëveshje për lirimin e bashkatdhetarëve të tyre që janë marrë pengje në Gaza. Tubimet në Tel Aviv dhe qytete të tjera erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) gjetën trupin e pajetë të pengut Elad Katzir. Me pankarta nëpër duar protestuesit bëjnë thirrje për marrveshje të menjëhershme për lirmimin e pengjeve. BBC raporton se policia ndërhyri më vonë për të shpërndarë me forcë turmën e Tel Avivit. Protestuesve antiqeveritarë iu bashkuan familjet e pengjeve që po mbahen…











