Author: shqiperia

Presidenti francez Emmanuel Macron beson se Franca dhe aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë “mund ta kishin ndalur” gjenocidin në Ruandë në vitin 1994, por nuk patën vullentin për t’i dhënë fund vrasjes së rreth 800,000 njerëzve, shumica të përkatësisë etnike tutsi, sipas një njoftimi të shpërndarë të enjten nga presidenca franceze. Në një video-inçizim, që do të transmetohet të dielën me rastin e 30 vjetorit të gjenocidit, Presidenti Macron do të theksojë se “kur filloi faza për shfarosjen e plotë të banorëve tutsive, bashkësia ndërkombëtare i pati mundësitë për të qenë në dijeni dhe për të vepruar,” sipas një…

Lexo më shumë

Kuvendi ka votuar amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa kanë rrëzuar amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt. Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, niratimi i amnistisë penale do i japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi. Pas votimit, Luzlim Basha dhe deputetët e tij u larguan nga salla. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë. Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të…

Lexo më shumë

Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg. Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e kaluar, paga për orë ishte afër 14 denarë më e ulët. Me rritjen e pagave trendi i rritjes së vlerës së një ore pune në vend ka pasur linjë në rritje edhe vitin e kaluar, kështu që për një orë punë vitin e kaluar një…

Lexo më shumë

Vashat e Kosovës në hendboll kanë pësuar humbje nga Polonia me rezultat 34 me 27, duke zbehur gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian, raporton gazeta online Reporteri.net. Ndeshja në Prishtinë ishte e para nga dy sa do të zhvillohen në kuadër të grupit të tetë të kualifikimeve të rregullat për Euro 2024 që sivjet do të mbahet në Austri, Hungari dhe Zvicër. Ndeshja kthyese zhvillohet pas tre ditësh në Poloni. Te Kosova shkëlqeu kapitenia Leonora Demaj, por cilësia e vazhave polake ishte shumë e dukshme, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ato siguruan epërsinë që ishte e pakapshme…

Lexo më shumë

Kandidati për president të koalicionit “Me guxim për Maqedoni” Stevço Jakimovski e filloi fushatën e tij presidenciale me takime me qytetarët në Tetovë. Jakimovski thotë se i ka dëgjuar problemet e përditshme të qytetarëve dhe problemi më i madh është se fëmijët e tyre po ikin nga Republika e Maqedonisë në kërkim të një jete më të mirë. “Nuk është aq shumë varfëria sesa sistemi i keq juridik në Maqedoni. Është një tjetër konfirmim që kemi një arsye serioze të diskutojmë se si do ta zhvillojmë më tej Republikën e Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për…

Lexo më shumë

Rreth 700 të dënuar do të lirohen nga qelia dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, pasi amnistia penale të miratohet në Kuvennd, pas dakordësisë mes PS dhe opozitës. Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shtoi se ata që janë të dënuar me burgim të përjetshëm nuk do të përfitojnë nga amnistia. Po ashtu, nga amnistia do të përfitojnë edhe 2700 persona që janë të dënuar me shërbim prove. “Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës në Romë është informuar se sot në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut. Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, poashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta. “Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të…

Lexo më shumë

Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidhura me Iranin. Uashingtoni ka sanksionuar Oceanlink Maritime DMCC dhe anijet e tij për shkak të rolit në transferimin e dërgesave në emër të ushtrisë iraniane. Thesari tha se Oceanlink Maritime DMCC ja ndërmjetësuar dërgesat e mallrave të paspecifikuara në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Logjistike të Armatosura. Uashingtoni tha po ashtu se anija Hecate, që menaxhohet nga një kompani me seli në Emiratet e Bashkuara Arabem së fundi ishte ngarkuar…

Lexo më shumë

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia njofton se një kamion është përplasur me një makinë, në të cilën ndodhej 36-vjeçari dhe nëna e tij. Të dy këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 16:20,  në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit,  kamjoni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç. Si pasojë janë  dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja…

Lexo më shumë

Sulmuesi Mirlind Daku pas fitores së ekipit të tij rus Rubin Kazan ndaj Akhmat me rezultat 2 me 1, është shprehur i bindur se vetëm golat mund ta ndihmojnë që të marrë ftesën nga kombëtarja kuqezi. Ai në këtë fitore realizoi një gol dhe asistoi. Ai është pyetur nëse ishte i zhgënjyer që nuk u ftua nga kombëtarja për dy ndeshjet miqësore, të cilat i humbi nga Kili dhe Suedia. “Jo, nuk jam zhgënjyer. Përqendrova të gjitha forcat për të performuar për klubin. Gjëja kryesore është të shënosh gola, atëherë do të thirresh në kombëtare. Unë besoj në veten time,…

Lexo më shumë