Author: shqiperia

Agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike ka ngritur alarmin për rrezikun e një aksidenti bërthamor në centralin e Zaporizhias në Ukrainë. Shqetësimet u rritën pas një sulmi me dron në këtë termocentral, përgjegjësinë e të cilit ukraina dhe rusia po ia kalojnë njëra-tjetrës. Shefi i agjencisë së kombeve të bashkuara për energji atomike, tha se sulmi ishte i pamatur dhe përbënte një përshkallëzim masiv të sigurisë bërthamore. Ai ka paralajmëruar se asnjëra nga palët nuk do të përfitonte prej sulmeve në objekte të tilla./Vizionplus.tv/

Lexo më shumë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur këtë të hënë në Paris, ku do të takohet me homologun francez Emmanuel Macron. Në deklaratën e pallatit Elizé bëhet e ditur se dy presidentët do të diskutojnë për integrimin e Serbisë në bashkimin europian dhe marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Macron do të theksojë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për integrimin europian të serbisë. Ndërsa presidenti serb ka paralajmëruar diskutime të vështira sa i takon kosovës, e veçanërisht anëtarësimit të saj në këshillin e europës. Serbia është shprehur kundër dhe ka ngritur tashmë një grup pune për të penguar anëtarësimin…

Lexo më shumë

Martesa thuhet se është një simbol i prosperitetit dhe stabilitetit. Shumë prej nesh janë rritur duke besuar se një martesë e lumtur është qëllimi pas të 30-tave dhe se ajo mund të çojë në një jetë të lumtur. Për shumë prej nesh, mjafton të ndihen të pjekur, të kenë një punë të qëndrueshme ose të jenë thellësisht të dashuruar për të menduar për hapin e ardhshëm në një marrëdhënie. Për disa, mjafton një bashkëjetesë harmonike dhe synime të përbashkëta jetësore. Secili prej nesh ka kritere të ndryshme për të marrë një vendim të tillë . Megjithatë, ka disa arsye objektivisht…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në auostradën e Ëallensen në Gjermani. Siç njofton Bild, aksidenti ndodhi rreth orës 16:30. Në makinën që u përplas për pemë ndodheshin 5 persona. Fatkeqësisht, tre të rinj të moshave, 18, 19 dhe 20 jeç ndërruan jetë. Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda. 48 zjarrfikës, dy helikopterë të shpëtimit dhe pesë autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa rruga ku ndodhi aksidenti qëndroi e mbyllur për 10 orë. Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.

Lexo më shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dërguar një mesazh urimi në rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhaferi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e komunitetit rom në kulturën dhe diversitetin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot shënojmë një ditë të veçantë për komunitetin rom në Maqedoninë e Veriut. Urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve! Kjo është një rast për të përshëndetur traditën dhe kulturën e pasur të romëve, një nga komunitetet më të vjetra në vendin tonë”, shkruan kryeministri në postimin e tij. Xhaferi ka…

Lexo më shumë

Pas një jave të cilësuar nga analistët ndërkombëtarë si katastrofike për imazhin publik të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ushtria izraelite, në një lëvizje taktike, njoftoi se po redukton forcat e saj në Gaza. Në veçanti, ushtria izraelite njoftoi të dielën se po redukton numrin e ushtarëve të saj që do të vazhdojnë të operojnë në zonën Khan Younis, duke mbajtur një brigadë atje. Megjithatë, ai sqaroi se “një forcë e rëndësishme” do të mbetet në Rripin e Gazës, duke sinjalizuar se lufta, e cila po hyn në muajin e shtatë, vazhdon dhe do të vazhdojë, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare dhe të brendshme, kundër politikës…

Lexo më shumë

Një zjarr masiv përfshiu masivin pyjor me dushqe e pishë të zezë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit. Vatra e zjarrit u aktivizua pasditen e së dielës ndërsa u ndërhy menjëherë nga Shërbimi Zjarrfikës dhe ai pyjor i Bashkisë Klos, duke e neutralizuar. Por për shkak të erës së fortë zjarri është riaktivizuar gjatë orëve të natës. Pas disa orësh luftë me flakët zjarrfikësit e Klosit, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës arritën ta fiknin. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor mbërriti në vendndgjarje për të zbardhur rrethanat e aktivizimit të këtij zjarri. Nga hetimet e shpejta, policia ka…

Lexo më shumë

Uashingtoni nuk do të lejojë që tregu global të vërshohet me mallra kineze me çmime nën kosto, siç është bërë në të kaluarën, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë. Duke iu referuar shembullit të çelikut më shumë se një dekadë më parë, kur teprica kineze shkatërroi industritë në mbarë botën dhe në SHBA, Janet Yellen u tha gazetarëve: “Unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë përsëri”. “Unë e di se këto shqetësime serioze janë të përbashkëta nga aleatët dhe partnerët tanë, qofshin ekonomi të zhvilluara apo ekonomi në…

Lexo më shumë

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut pranë pikës pagesore në Preshevë. 30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic. Më 8 mars ajo ndodhej në një veturë “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut. Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me ç’rast burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten. “Pacienti V.J. (30) e cila më 8 mars ishte sjellë…

Lexo më shumë

Tre persona u vranë si pasojë e bombardimet ruse në provincën ukrainase të Zaporizhia, njoftuan sot autoritetet lokale. “Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën,” tha shefi i administratës rajonale të Zaporizhia, Ivan Federov në mediat sociale. Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt 2022, ka pushtuar një pjesë të provincës Zaporizhia. Siç theksoi Fedorov, forcat ruse goditën tetë zona të populluara të provincës “357 herë” në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt 2022,Rusia ka pushtuar një pjesë të provincës Zaporizhia. Banorëve të Zviahelit u kërkohet të…

Lexo më shumë