Author: shqiperia

Ka përfunduar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Pas rresh 1 ore diskutimesh, u vendos që të enjten parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim nuk u mirëprit nga deputetët demokratë. Deputetët e opozitës Gazment Bardhi e Ervin Salianji akuzuan maxhorancën se është bërë mburojë e Olta Xhaçkës dhe kërkoi që çështja të mos zvarritet por të futet në rend të ditës në seancën e ardhshme. Salianji: Ju shfaqët sulm ndaj drejtësisë së re që e përkëdhelni me…

Lexo më shumë

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona të cilët ishin nën hetim për organizim të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over” ranë në pranga shtetasit A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”). Gjatë periudhës hetimore ku janë kryer një sërë veprimesh me iniciativë dhe të autorizuara nga Prokuroria dhe Gjykata, si kontrolle banesash, lokalesh, sekuestrime dhe ekspertime të pajisjeve elektronike, është dokumentuar se këta 3…

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se ai dhe homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar kanë “koordinuar hapat e ardhshëm” në një përpjekje për të futur më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Dmytro Kuleba tha se ata duhet të jenë “para së gjithash Patriotë”. Patriot është një sistem mbrojtjeje tokë-ajër i prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe përdoret nga ushtria amerikane dhe aleatët e tjerë. Konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara në arsenalin amerikan. Kuleba tha se kishte folur me Cameron pas diskutimeve në selinë e NATO-s javën e kaluar. “Ne koordinuam hapat e…

Lexo më shumë

Në konferencën për media, liderët e VLEN-it, u pyetën nëse ata do të kishin hyrë në qeveri shpëtimi, të cilën e ka paralajmëruar kandidati i BDI-së, Bujar Osmani. Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se dallimi mes tyre dhe Osmani është se ata janë thellësisht dhe sinqerisht të interesuar për ndryshime kushtetuese dhe për integrime evropiane. Mexhiti, shtoi se kur Bujar Osmani, flet për qeveri të zgjeruar dhe për opsione tjera, ai e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve. “Kërkon një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe për BDI-në dhe jo qeveri shpëtimi për qytetarët dhe për integrimin e…

Lexo më shumë

Që nga shkurti i vitit 2024, rreth 4.2 milionë refugjatë ukrainas kishin gjetur strehim në BE, pasi kishin marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme, sipas shifrave të Eurostat të publikuara sot. Konkretisht, në fund të shkurtit 2024, vendet e BE-së që pritën numrin më të madh të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme nga Ukraina ishin Gjermania (1,286,580 persona, pra 30,4% e totalit të BE-së), Polonia (957,200, pra 22,6%) dhe Republika Çeke (385,075, pra 9.1%). Krahasuar me fundin e janarit 2024, rritjet më të mëdha absolute të numrit të përfituesve u panë në Gjermani (+16,430, +1,3%), Poloni (+5,640, +0,6%) dhe Republikën…

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri sot postimin e tij të parë në TikTok, duke iu bashkuar klubit të politikanëve perëndimorë që kanë lënë mënjanë shqetësimet e sigurisë për të përdorur platformën në pronësi kineze. “Unë nuk do të kërcej. Ju premtoj”, shkroi Scholtz në X. Postimi i tij i parë në TikTok, të cilin ai e bëri nga llogaria e tij e re TeamBundeskanzler (Ekipi i Kancelarit), është një video me muzikë në sfond me fagot që tregon një çantë në një divan përpara se lentet të kalojnë te kancelari gjerman i ulur në tryezën e tij. “Zyra Federale e…

Lexo më shumë

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe. Numri më i madh i të sëmurëve në periudhën 29 mars – 4 prill është regjistruar në Shkup, por raste janë raportuar edhe në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli. Në total, këtë vit jane regjistruar 399 raste me kollën e keqe. Kolla e keqe është sëmundje që shkaktohet nga bakteri ‘bordetella pertussis’, dhe përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.…

Lexo më shumë

Observatori Evropian i Kopernikut ka paralajmëruar se pluhuri saharian do të zhvendoset në Evropën Perëndimore duke nisur nga dita e shtunë. Fenomenti i pluhurit saharian në Evropë ka nisur më 6 prill dhe ka prodhuar përqendrime të larta të PM10 (grimcave të imta) “në Gadishullin Iberik si dhe në pjesë të Francës dhe Gjermanisë “, ndonjëherë duke tejkaluar ekspozimi mesatar ditor evropian, sipas Shërbimit të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Observatorit Copernicus (CAMS). Këto përqendrime do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim për shkak të kushteve të favorshme atmosferike që zgjasin transportin e pluhurit, paralajmëron CAMS. “Ky episodi…

Lexo më shumë

“Jam mirë apo thjesht është kohë me diell?” Kjo frazë po qarkullon shumë në TikTok dhe studuesit janë të vendosur të tregojnë nëse ka vërtetë një lidhje mes motit të mirë me diell dhe humorit tonë. Hipokarti, i njohur si “babai i mjekësisë”, besonte se çelësi i një jete të shëndetshme është sasia e dritës natyrale që merr, por shkenca nuk e vërteton këtë teori. “Është shumë e ndërlikuar kjo temë dhe nuk mund të kemi një përgjigje të saktë për të”, thotë psikiatri Paul H. Desan. Sipas studiuesve, ndryshimet e humorit janë të lidhura me ndryshime dhe shkaqe fizike…

Lexo më shumë

Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të RMV-së Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar kundërkandidatin e tij Bujar Osmani, për planin 9 pikësh të OSBE-së për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës. Taravari në konferencë për shtyp tha se dje ka përjetuar shok teksa gjatë një aktiviteti në Tetovë, ka parë reagimin nga Prishtina zyrtare, më konkretisht nga zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka elaboruar që autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizim në veriun e Kosovës, në fakt ishte vetë Bujar Osmani si kryesues i kësaj organizate.…

Lexo më shumë