Author: shqiperia
PAMJET/ Shpërthim i fuqishëm në termocentralin e Enel në Itali, 4 të vdekur dhe disa të zhdukur
Një shpërthim ka ndodhur në digën e pellgut Suviana, në Apeninet e Bolognese, pasditen e sotme rreth orës 15:00. Sipas medieve italiane, katër persona kanë humbur jetën, pesë janë plagosur dhe tre rezultojnë të zhdukur. Operacionet për gjetjen e të zhdukurve janë të vështira, ndërsa dëshmitë e shpëtimtarëve janë dramatike: “Më dridhen këmbët”. Hidrocentrali Bargi, në komunën Camugnano, i përket Enel. E ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna. Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 70 zjarrfikës, një numër i madh karabinierësh, kryetarë të bashkive malore të zonës dhe autoambulanca. Lidhur me tragjedinë…
Prokuroria e Tiranës kërkon të zbatohet masa e arrestit shtëpiak për drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça pasi nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ka eksportuar të dhënat e sisitemit TIMS. Sipas prokurorisë, në datën 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të sistemit TIMS ka pasur ndërhyrje të paautorizuara, ndërsa Muça është futur në godinë me kodin pin të një punonjësi tjetër, që nuk ka qenë prezent atë ditë në punë. Ky veprim ka ngritur dyshime dhe nga hetimet e thelluara ka rezultuar se ka qenë Muça ai që ka ndërhyrë në sistemin TIMS.…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se me vendim të seancës së 14-të të qeverisë – 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët. “Duke marrë parasysh Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për President të Maqedonisë, si dhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se me vendim të seancës së 14-të të qeverisë – 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët”. “Si ministri i…
Trençevska: Shkarkimi i drejtorit me vendim të një anshëm në kohë të zgjedhjeve është akt joligjor
Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pasi konstatoi parregullsi në punën e ministrit teknik për punë dhe politikë sociale, i dorëzoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut propozim për shpalljen e aktvendimit të pavlefshëm për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Qendrës për Punë Sociale – Radovish, nga 04.04.2024. Trençevska tha se propozimi është dhënë pas një kontrolli të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vendimin e largimit nga puna, pas të cilit janë konstatuar disa parregullsi. “Në të njëjtën kohë, u konstatua edhe procedura e kundërligjshme e ministrit teknik në pjesën e shkarkimit të…
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur një standard të ri në gjykim sa i takon çështjeve klimatike. Për herë të parë, këtë të martë gjykata ndërkombëtare në Francë iu ka dhënë të drejtë një grupi grash të moshuara zvicerane të cilat pretendonin se qeveria iu kishte rrezikuar jetën duke mos marrë masa për ndryshimet klimatike. “Ka pasur mangësi të mëdha në procesin e vendosjes së kuadrit rregullator. Autoritetet zvicerane kanë dështuar të përcaktojnë sasinë dhe kufizimet kombëtare të emetimeve të gazit serrë”, tha Síofra O’leary, nga Gjykata Evriopiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithëse gjykata hodhi poshtë…
Interneti satelitor edhe në Shqipëri, Elon Musk: “Starlink” është funksional në të gjithë territorin
Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e Shqipërisë. Lajmi u bë publik në rrjetin social “X” nga vetë Elon Musk. Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe vendi ynë, si zonë aktive me këtë internet. Starlink now available in Albania! https://t.co/FD0PWaAYED — Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2024 Starlinku është kompani, e cila drejtohet nga Elon Musk. Sipas SpaceX, shërbimi “Starlink” është i aksesueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende të tjera. Kompania vitin e shkuar njoftoi se kishte mbi 1.5 milionë abonentë./vizionplus.tv
Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës. Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë. Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën…
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nëse e fiton mandatin e ri për kryeministër, paralajmëron qasje shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen dhe caktimin e resurseve njerëzore, të cilat do t’i udhëheqin institucionet. Në një deklaratë për media, Kovaçevski tha se si kryeministër në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike më shumë është fokusuar në menaxhimin e krizës sesa në zgjidhjen e sjelljeve personale të individëve në pushtet. “A ishte sjellja e të gjithë zyrtarëve adekuate? Jo. Kishte prej tyre që u sollën në mënyrë të papërshtatshme me rastet politike dhe mjedisin politik. A kanë punuar shumë me mua ministrat, përfshirë…
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy personat e arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu. Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi më 15 mars, rreth orës 16:25 në banesën e tij në Larushkt të Fushë-Krujës. Ilir Beqaraj akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndëra Edison Haxhiu akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Dinamika e ngjarjes Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës…
Netanyahu: Ne do të zhdukim brigadat e Hamasit nga Rafah, nuk ka fuqi në botë që të na ndalojë
“Izraeli do të përfundojë zhdukjen e brigadave të Hamasit, duke përfshirë ato në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe asgjë nuk do ta ndalojë shtetin hebre që ta bëjë këtë”, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. “Nuk ka fuqi në botë që do të na ndalojë. Ka shumë forca që përpiqen të na ndalojnë, por nuk do të kenë sukses, pasi ky armik, pas asaj që bëri, nuk do ta bëjë më kurrë”, tha Netanyahu. Më herët, u raportua se Izraeli dëshiron të blejë një rezervë tendash të cilat mund të strehojnë gati gjysmë milioni njerëz përpara sulmit të…










