Author: shqiperia

E gjendur nën trysninë amerikane për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, Kanadaja premtoi të hënën miliarda dollarë fonde shtesë për forcat e armatosura, duke thënë se deri në vitin 2030 do të jetë më pranë objektivit të përcaktuar nga NATO-ja. Në një përditësim të politikës së mbrojtjes, qeveria liberale e kryeministrit Justin Trudeau tha se mbrojtja e Arktikut, si dhe ballafaqimi me sfidat e sigurisë që paraqesin Rusia dhe Kina, nënkuptojnë se Otava duhet ta fuqizojë mbrojtjen e saj. “Po veprojmë përsëri për të ruajtur dhe mbrojtur rendin ndërkombëtar që ka mundësuar përparimin e njerëzve në mbarë botën gjatë pjesës…

Lexo më shumë

Kandidati republikan për president Donald Trump tha të hënën se ligjet për kufizimin e abortit duhet të përcaktohen nga secili shtet, duke shmangur një qëndrim të qartë mbi propozimin për ndalimin kombëtar të abortit dhe duke zgjedhur të mbajë një qëndrim më të moderuar në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Përmes nje videoje të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, ish Presidenti Trump tha se mbështeste abortin në rastet e përdhunimit, incestet apo kur rrezikohej jeta e nënës. Ai po ashtu konfirmoi se mbështet mundësinë e fertilizimit artificial. Ai nuk përmendi ndalimin kombëtar të abortit pas një periudhe…

Lexo më shumë

Vatikani ka përsëritur kundërshtimin e tij të ndaj ndryshimit të seksit, çështjeve gjinore, nënave surrogato, abortit dhe eutanazisë. Gjithçka u rikonfirmua përmes një teksti të quajtur Dignitas Infinita” (Dinjiteti i pafund). Tema të tjera sociale, si varfëria, migrimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore gjithashtu theksohen si kërcënime të mundshme për dinjitetin njerëzor. Sipas BBC, teksti u nënshkrua nga Papa Françesku. Papa është kritikuar shpesh nga konservatorët katolikë për qëndrimin e tij të perceptuar liberal. Disa konservatorë e kanë akuzuar atë për drejtimin e Kishës Katolike shumë larg nga disa mësime tradicionale. Por për disa liberalë, ai nuk ka bërë mjaftueshëm…

Lexo më shumë

Ka përfunduar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Pas rresh 1 ore diskutimesh, u vendos që të enjten parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim nuk u mirëprit nga deputetët demokratë. Deputetët e opozitës Gazment Bardhi e Ervin Salianji akuzuan maxhorancën se është bërë mburojë e Olta Xhaçkës dhe kërkoi që çështja të mos zvarritet por të futet në rend të ditës në seancën e ardhshme. Salianji: Ju shfaqët sulm ndaj drejtësisë së re që e përkëdhelni me…

Lexo më shumë

Prodhimi në rritje i Kinës së makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të gjelbra është kthyer në një betejë të re në luftën tregtare SHBA-Kinë. Këtë e nënvizojë Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen gjatë vizitës së saj pesë-ditore në Kinë, ndërsa kandidati kryesor republikan për President, Donald Trump e shfrytëzoi këtë çështje për të bërë fushatë. Kina ka rritur ndjeshëm prodhimin e automjeteve të lira elektrike, baterive diellore dhe baterive të tjera në të njejtën kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtyrë para miratimin e legjislacionit që mbështet shumë prej industrive të njëjta në Shtetet e Bashkuara. Shqetësimet…

Lexo më shumë

Në 6 muaj sulme të Izraelit në Rripin e Gazës kanë lënë mijëra viktima, të plagosur, por edhe shumë të tjerë të pastrehë. Dikur me një jetë normale dhe të lumtur, Gaza sot është shndërruar në një grumbull të madh rrënojash, për shkak të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet izraelite. Mes mjerimit dhe kushteve të tmerrshme higjenike, banorët enden në Gaza duke kërkuar strehim nga operacionet ushtarake izraelite të krijuara për të eliminuar Hamasin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se operacionet nuk do të ndalen derisa Hamasi të eliminohet, ndaj pritet që bombardimet dhe shkatërrimet të vazhdojnë. Në…

Lexo më shumë

Kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta. Nuk pres ndonjë ndryshim në Kornizën negociuese. Nuk mendoj se shtetet anëtare duan të rishikojnë kushtet. Kështu deklaroi Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë, në një intervistë për BGNES. I pyetur nëse ka ndonjë mundësi për ndryshimin e kushteve që RSM duhet të plotësojë, komisioneri evropian u përgjigj se nuk do të ketë një gjë të tillë. “Kriteret janë shumë të qarta që nga viti 2022 kur është miratuar Korniza Negociative. Ato duhet të plotësohen dhe në këtë kuptim nuk pres ndonjë ndryshim.…

Lexo më shumë

Bayern Munichu ka marrë lajme të mira para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit të martën mbrëma. Kampionët gjermanë në ligë kanë kaluar në formë të dobët, por nuk duhet nënvlerësuar në garat evropiane. Anglezët janë optimistë se do ta kalojnë këtë sfidë, sidomos duke parë formën e lartë në Premier Ligë dhe rezultatet e dobëta të Bayernit në Bundesliga. Mirëpo në stërvitjet e së hënës, Leroy Sane dhe Manuel Neuer ishin në mesin e lojtarëve që janë kthyer nga lëndimet. Neuer, Sane, Kingsley Coman, Aleksandar Pavloviq dhe Noussair Mazraoui ishin pesë lojtarët që kanë…

Lexo më shumë

Qeveria spanjolle njoftoi të hënën se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian të marrin leje qëndrimi në Spanjë përmes investimit të mbi gjysmë milionë dollarëve në pasuri të patundshme. Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez tha se qeveria e tij, e përbërë nga parti që kanë bashkuar votat për të formuar koalicionin, do ta shqyrtonte reformën të martën në takimin javor të kabinetit. Përmes një deklarate të hënën, kryeministri Sanchez tha se reforma është pjesë e planit të tij për ta bërë çështjen e banimit “të…

Lexo më shumë

Në Maqedoninë e Veriut është duke vijuar fushata për zgjedhjet presidenciale e cila ka nisur më 4 prill. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet e tyre. Stevo Pendarvoski nga Ohri kërkoi mbështetjen e qytetarëve që më 24 prill të vendosen themelet për vazhdimin e politikave pro Evropiane. Pendarovski para qytetarëve tha nuk duhet besuar në deklarata të pa baza se kush është patriot e kush tradhtar, por duhet parë gjërat nga prizmi i interesit strategjik. Pendarovski tha se rezultatet e para të 8 majit dihen më 24 prill. “Nga ju kërkoj, ju lutem, ju bëj…

Lexo më shumë