Author: shqiperia
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe vlera të larta presioni për pjesën më të madhe të kohës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 9 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 9 deri 26°C në zonat e ulëta 9 deri 29 °C në zonat bregdetare 12 deri 28°C
Oleksandr Pavliuk, komandant i Forcave Tokësore të Ukrainës, u ka kërkuar ukrainasve të bashkohen me Forcat e Armatosura, pasi fati i vendit është në rrezik, që do të thotë se askush nuk mund të qëndrojë larg. Këto komente Pavliuk i bëri në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook. “Sa më shumë ukrainas të gjejnë guximin për t’u bashkuar me radhët e Forcave të Armatosura, aq më pak shanse do të ketë Rusia për të zbatuar planet e saj gjakatare dhe aq më shpejt qytetet ukrainase do të rifillojnë jetën e tyre të zakonshme dhe të sigurt”, ka…
Ky është momenti kur ushtarët rusë tenton të ikin nga dronët ukrainas para se tanku i tyre të hidhej në erë. Ky sulm vjen disa ditë pasi Vladimir Putini u poshtërua edhe një herë, kur ukrainasit shkatërruan një prej autokolonave më të mëdhenj të tankeve dhe autoblindave ruse që nga fillimi i luftës në këtë vend. Bëhet fjalë për 11 tanke që u shkatërruan në një sulm të koordinuar mirë nga ukrainasit, dhe që shfaq pamjet nga ajri kur 48 tanke ruse nisen drejt pozicioneve të ukrainasve – duke mos ditur se po i priste artileria dhe dronët kamikaz të…
Presidenti i Francës Emmanuel Macron të hënën pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Pallatin Elysee ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë. Më tej, Macron ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”. “Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej”, ka shtuar presidenti francez. Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë…
Interi me qetësi po i afrohet titullit
Interi ka mposhtur Udinesen me rezultat 2 me 1 në minutat e fundit të takimit për të forcuar edhe më shumë pozitën e parë, teksa Udinese nuk e ka të sigurt mbetjen në Serie A. Ekipi vendas realizoi me Samarxhiqin në minutën e 40, ndërkaq Interi u kthye në lojë me golin e Hakan Calhanoglut në minutën e 55. Në minutën e pestë shtesë Davide Frattesi realizoi për 2 me 1. Me këtë fitore, Interi ka 82 pikë, ndërkaq Milani në pozitën e dytë me 68 pikë. Interi me qetësi po i afrohet titullit / shkruan Gazeta…
Namazi i Fiter Bajramit do të falet në sheshin ”Skënderbej” me datë 10 prill në orën 06:55. Ky është njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të gjithë besimtarët. KMSH ka publikuar gjithashtu programin e plotë se çfarë do të ndodhë në datën 10 prill, për gati 35 minuta. Njoftimi i KMSH: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 10 Prill 2024, ora 06:55. Programi i plotë i Fitër Bajramit: 06:25 – Hapja e programit 06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z.…
Vera po vjen dhe natyrisht edhe hitet muzikore. Së shpejti dy këngëtaret e njohura dhe të dashura nga publiku, Era Isterfi dhe Dhurata Dora do të sjellin një bashkëpunim. Kënga do të publikohet pas lansimit të këngës së re të Era Istrefit e cila do të dalë së shpejti në treg, shkruan gazeta online Reporteri.net. View this post on Instagram A post shared by da baddest (@albaniabaddest) Era Istrefi është një prej kosovareve që ka shënuar suksese në tregun ndërkombtare muzikor me këngën e saj “Bon-bon”. Ajo ka interpretuar në kampionatin botëror të futbollit në vitin 2018, në…
Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, gjatë një adresimi të përbashkët në Paris me homologun francez, Emmanuel Macron, tha se qëndrimi se Prishtina dhe Beogradi “kanë bërë diçka” në dialogun për normalizimin e raporteve nuk është i vërtetë, pasi “njëra palë nuk ka bërë asgjë”, duke iu referuar Kosovës. Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiç foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tri gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – dhe parakusht i saj, sipas tij, ka…
Kur vjen puna tek teshtima, njerëzit ndahen në kategori: ata që teshtijnë fort dhe hapur dhe ata që e mbajnë atë. Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo. Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. I tillë është rasti mjekësor i një 34 vjeçari Britanik që u publikua në revistën “British Medical Journal”. Ai përfundoi në spital me probleme të rënda pasi u përpoq fort të mbante teshtimën duke mbyllur hundën dhe gojën. Ekspertë thonë se ai pësoi…
VIDEO/ Panik në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit në 3 mijë metra lartësi
Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim. Southwest Airlines flight #WN3695, a Boeing 737-800, lost both cowlings from engine no.2 during takeoff from Denver Airport, Colorado, USA. The flight made a safe return to Denver.pic.twitter.com/8B5eKvgI6a — Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) April 7, 2024 Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në…













