Author: shqiperia

Dje në orën 10:00 në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit. Banesa që është djegur është në pronësi të 44-vjeçares M.S. nga Shkupi, njoftoi MPB. “Pronarja ka pësuar lëndime nga zjarri, që janë konstatuar në spitalin “Jane Sandanski”. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës për mbrojtje nga zjarri, ndërsa nga ekipi i SVR Shkupi ka kryer kontroll”, njoftoi MPB. Digjet një banesë në Shkup, lëndohet pronarja appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit që prekin një sërë prodhimesh derisa Izraeli të shpallë një armëpushim në Gazë. Kufizimet përfshijnë 54 artikuj si hekur, çelik, çimento, karburant për avionë dhe plehra kimike. Kufizimet u vendosën një ditë pasi Izraeli bllokoi një kërkesë turke për të dërguar ndihma në Gazë. Shumë vende kanë hedhur ndihma nga ajri në përpjekje për të tejkaluar atë që organizatat humanitare thonë se është pamundësia për të dërguar ndihma përmes rrugëve tokësore. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u zotua të përgjigjet me masa paralele kundër Turqisë, duke shtuar se…

Lexo më shumë

Vendimi i një Gjykate në Miçigan ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi ka dënuar prindërit e adoleshentit që vrau 4 shkokë klase dhe plagosi 7 të tjerë. Për prindërit e adoleshentit Ethan Crumbley u dha një dënim që shkon nga 10 deri në 15 vite burg. Ethan Crumbley vrau në nëntor të vitit 2021 4 shokë klase dhe plagosi shtatë të tjerë. Lajmin e bën të ditur CNN. Kjo është hera e parë në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë

Në ditën e dytë të takimit të 70-të të Organizatës Botërore të Turizmit që u organizua në Tiranë, u prezantua për herë të parë një udhëzues pse duhet të investohet në sektorin e turizmit në Shqipëri. Gjatë 2023, Shqipëria, sipas shifrave zyrtare u vizitua nga më shumë se 10 milionë turitë. Shifrat janë premtuese edhe për këtë vit, pasi vetëm në tre muajt e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë rreth 1.7 mln turistë, ose 60% më shumë krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në në lidhje të…

Lexo më shumë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) apelon transmetuesit që të ndalojnë transmetimin e videove të kandidatëve për president ku paraqiten të mitur, dhe pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave politike me pagesë me rregulloren ligjore. Me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2024, u konstatua se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, të miturit marrin pjesë në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për president Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani. Porositësit janë përgjegjës për përmbajtjen e reklamave politike të paguara, por transmetuesit janë përgjegjës për ligjshmërinë e emitimit të…

Lexo më shumë

Një shpërthim i fuqishëm në një termocentral në Bolonja të Italisë ka lënë pas të paktën 4 viktima, 5 të plagosur rëndë dhe 3 të tjerë të zhdukur. Prefekti i Bolonjës, një një deklaratë për mediat ka treguar arsyet e shpërthimit. Sipas tij, shkak u bë shpërthimi i një turbine, që solli edhe përmbytje. Një ekip zhytësish theksoi ai do të ndërhyjnë në orën 20:00 për të kërkuar trupat e viktimave. “Tre trupa janë nxjerrë, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur. Pesë persona të plagosur rëndë u shtruan në spitale të ndryshme, përfshirë në Toskanë, në Pizë. Shpërthimi ka…

Lexo më shumë

Europa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme, pasi një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës nuk është më një fantazi.” Kjo është deklarata paralajmëruese që ka bërë sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. Sipas tij, “Rusia kërcënon Europën, si përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të unionit”. Kjo është hera e parë qe Borell flet në mënyrë kaq të qartë për kërcënimin rus. Deklaratat e tij pasojnë ato të ushtarakëve të lartë të NATO-s mbi rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë.

Lexo më shumë

Kandidati Stevço Jakimovski prioritet gjatë mandatit të tij thotë se do ta ketë reformimin e shërbimeve të sigurisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe filtrimin e njerëzve që do t’i delegon në Këshill Gjyqësor dhe Gjykatë kushtetuese. Jakimovski tha se me ardhjen e tij si president, në shërbimet e sigurisë nuk do të ketë më njerëz të punësuar nga partitë politike. “E them me përgjegjësi se si president i ardhshëm, në shërbimet e sigurisë përkatësisht në Agjencinë e Zbulimit nuk do të ketë shansin që të punësohet dikush që i takon ndonjë partie politike. Gjithashtu garantoj se shef i Shtabit të Përgjithshëm…

Lexo më shumë

Një shpërthim ka ndodhur në digën e pellgut Suviana, në Apeninet e Bolognese, pasditen e sotme rreth orës 15:00. Sipas medieve italiane, katër persona kanë humbur jetën, pesë janë plagosur dhe tre rezultojnë të zhdukur. Operacionet për gjetjen e të zhdukurve janë të vështira, ndërsa dëshmitë e shpëtimtarëve janë dramatike: “Më dridhen këmbët”.   Hidrocentrali Bargi, në komunën Camugnano, i përket Enel. E ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna. Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 70 zjarrfikës, një numër i madh karabinierësh, kryetarë të bashkive malore të zonës dhe autoambulanca. Lidhur me tragjedinë…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës kërkon të zbatohet masa e arrestit shtëpiak për drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça pasi nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ka eksportuar të dhënat e sisitemit TIMS. Sipas prokurorisë, në datën 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të sistemit TIMS ka pasur ndërhyrje të paautorizuara, ndërsa Muça është futur në godinë me kodin pin të një punonjësi tjetër, që nuk ka qenë prezent atë ditë në punë. Ky veprim ka ngritur dyshime dhe nga hetimet e thelluara ka rezultuar se ka qenë Muça ai që ka ndërhyrë në sistemin TIMS.…

Lexo më shumë