Author: shqiperia

Ditën e sotme janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Akademisë Politike të PS. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste. Rama shkruan se kjo është një mundësi dhe eksperiencë e re për të gjithë të rinjtë që duan të mësojnë mbi historinë e partive progresiste dhe veçanërisht asaj socialiste në Shqipëri. Edi Rama: Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lirë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve e partive progresiste…

Lexo më shumë

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës. Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime. Votimi i sotëm është një hap drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave serbe. Këto pasaporta i lëshon Drejtoria Koordinuese në Beograd, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Liberalizimi i vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike të Kosovës, ka…

Lexo më shumë

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër P.B, punonjës policie në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep. Siç thonë nga MPB, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. “Me datë 13.11.2020, nga Njësiti i policisë Ropotovë në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep, është dorëzuar material zyrtar në lidhje me një automjet të konfiskuar mallrash, pas së cilës i raportuari e ka pranuar, por nuk ia ka besuar zyrtarit tjetër policor, edhe pse me një urdhër verbal nga kreu i ZJÇK Prilepit…

Lexo më shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore  deri 9 /…

Lexo më shumë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili akuzohet se ka publikuar video intime të një shtetaseje të mitur në rrjetet sociale. Rasti në polici është denoncuar nga nëna 40-vjeçare e vajzës së mitur. Ajo ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares. Celulari…

Lexo më shumë

Votimi i amnistisë penale duket se ka thelluar çarjen mes dy pjesëve të Partisë Demokratike; atë që drejtohet nga Lulzim Basha dhe atë që drejtohet nga Sali Berisha. Nënkryetarja e PD Flutura Açka shpjegoi se procesi i amnistisë jo vetëm ishte jo transparent, por në thelb ligji duke falur personat e dënuar nga gjykata e posaçme ishte një puc ndaj parlamentit. Për këtë arsye kryesia e PD së drejtuar nga Lulzim Basha miratoi një rezolutë për të përsëritur mbështetjen ndaj SPAK-ut. “Ishte mirëfilli një minim i asaj për të cilën ne kemi kaq kohë që flasim dhe kaq kohë që…

Lexo më shumë

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor. “Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet…

Lexo më shumë

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, kontrolle intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë është arrestuar nga policia e Krujës. Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Sipas njoftimit të policisë u ndaluar shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës. Materialet procedurale i kaluan…

Lexo më shumë

Poetja e njohur, Lindita Ahmeti, është ndarë nga kjo jetë duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e saj që aq shumë e deshën. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 50-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë i ati, shkrimtari i njohur Xhabir Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”. “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, ka shkruar Ahmeti në orët e para të mëngjesit të 9 prillit Përveçse ka qenë vajza e shkrimtarit të madh, Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit tashmë të…

Lexo më shumë

Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e agjërimit të ramazanit ndërsa nesër kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në mesazhin drejtuar besimtarëve ka uruar për paqe, mirëqenie, respekt të ndërsjellë dhe solidarizim me njerëzit në nevojë. “Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra ! Sot, po e përfundojmë Muajin e Ramazanit, i cili muaj është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës Hynore, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me…

Lexo më shumë