Author: shqiperia
Sjellja e tmerrshme e Izraelit u parashikua nga shumë njerëz, por u injorua nga aleatët e tij. Tani edhe ata po distancohen Në Gazë, ka mbërritur momenti historik i gjashtë muajve dhe bashkë me të një ndryshim i dukshëm. Çfarëdo amnistie që i është dhënë qeverisë izraelite nga aleatët e saj në vazhdën e sulmeve të Hamasit, tani po kërcënon të përfundojë. Për pjesën më të madhe të publikut, i cili mbështeti një armëpushim që në ditët e para të sulmit në Gazë, ishte gjithmonë e qartë se një fatkeqësi do të shpalosej. Por në sferën zyrtare – mes politikanëve…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se Ukraina do ta humbë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi amerikan nuk e miraton një paketë të madhe të ndihmës ushtarake, teksa forcat ruse e rrisin prezencën në vijën e frontit. Ushtria ukrainase e ka pranuar se luftimet rreth vijës së frontit në qytetin Çasiv Jar janë “të vështira”, mirëpo forcat janë duke rezistuar. Ukraina vazhdon të kërkojë ndihmë urgjente prej Shteteve të Bashkuara, sidomos për paketën e propozuar në vlerë të 60 miliardë dollarëve, e cila është bllokuar që disa muaj nga republikanët në Kongres. “Është e nevojshme që specifikisht t’i…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar…
Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim. Southwest Airlines flight #WN3695, a Boeing 737-800, lost both cowlings from engine no.2 during takeoff from Denver Airport, Colorado, USA. The flight made a safe return to Denver.pic.twitter.com/8B5eKvgI6a — Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) April 7, 2024 Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në…
Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit gjatë kësaj jave, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Ajo ka dhënë këshillat për të gjitha shenjat dhe ka treguar se në cilat çështje duhet të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim. Dashi: Faktori i riskut dhe lëvizjeve të nxituara është prezent. Eklipsi i Diellit me këtë hyrje të Hënës së re sonte deri në orët e para të ditës së nesërme është prezent te ju. Mërkuri në të kundërt është po te ju dhe Venusi gjithashtu. Jeni në…
Sulmi i arinjve ndaj familjeve të bletëve në rajonin e Ohrit rritet, bletarët kërkojnë mbrojtje
Në rajonin e Ohrit, sulmet e arinjve ndaj familjeve të bletëve janë bërë një problem i shqetësueshëm për bletarët dhe autoritetet vendore. Krahasuar me vitin e kaluar, kur sulmet ishin më të shpeshta në afërsi të Galiçicës, këto ditë fshatrat përreth Debarcës janë në qendër të lajmeve për shkatërrimin e familjeve të bletëve. Bletarët raportojnë dëme të mëdha në kolonitë e tyre, duke thënë se situata është përkeqësuar shkallë më shumë. Në vitin e kaluar, mbi 300 familje bletësh u dëmtuan, ndërsa vetëm një javë më parë, 37 familje të tjera u shkatërruan nga sulmet e arinjve të njëjtit bletërritës.…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë. Mediet fqinje bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit tragjik një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagpsur. 32-vjeçari ishte duke drejtuar një makinë tip “Porsche”. Për shkak të shpejtësisë të madhe ai humbi kontrollin, goditi disa makina të tjera dhe më pas përfundoi duke u përplasur me një pemë. Së bashku me të udhëtonte një grua, e cila mbeti e plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore./vizionplus.tv
Më shumë se 90 njerëz vdiqën dje kur një varkë peshkimi që ishte e mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos, thanë dje autoritetet lokale. Një varkë peshkimi me rreth 130 persona hasi në vështirësi ndërsa përpiqej të arrinte në një ishull pranë provincës Nampula, thanë zyrtarët. “Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë”, tha sekretari shtetëror i provincës veriore të Nampula. Ai tha se 91 persona kanë humbur jetën dhe se në mesin e viktimave ka shumë fëmijë. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë të mbijetuar dhe po kërkojnë të tjerë, por thanë…
Një makinë është djegur gjatë natës në një garazh në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen./vizionplus.tv
Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzëninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe. Sa ju…












