Author: shqiperia
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në një deklaratë për mediat i pyetur se deri ku është procesi për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski – Palço për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se nuk ka asnjë informacion të ri për të dhe se nëse ka informacione të reja do të ndahen me publikun në kohë. “Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë për ta ndarë me ju. E thamë edhe herën e fundit në konferencën për shtyp edhe me kryeministrin, kurdo që të kemi do ta ndajmë me opinionin dhe me ju”, deklaroi…
“Monumenti i dashurisë”, siç mund ta quajmë ndryshe Kullën e Eiffel, u mbyll sot për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit. Kjo grevë, përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së ndërtuesit të kullës, Gustave Eiffel. Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”. Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës. Kulla Eiffel e cila zakonisht është e hapur 365 ditë në vit, tërheq gati 7 milionë vizitorë përgjatë një viti, ku rreth tre të katërtat e…
Prokurori publik, i cili vepron në rastin e njohur në opinion me emrin “Fenix”, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave fizikë dhe gjashtë persona juridikë, për kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave. Organizatori i grupit akuzohet se në periudhën nga gjysma e dytë e vitit 2008 deri në fund të vitit 2022 ka fshehur dhe disponuar para të marra nga vepra penale, duke krijuar një grup për pastrim parash. Grupi ka vepruar nëpërmjet transaksioneve të dyshimta në financat publike dhe ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke fshehur origjinën e parave…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre. Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët. Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza. “Ata flisnin keq për Hitlerin. Çfarë ndryshimi keni nga Hitleri? Ata…
Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi tha të martën se ndërsa lufta po zhvillohet në një zonë komplekse, ajo do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Kjo deklaratë vjen pas zërave jozyrtarë ku thuhej se SHBA i ka vendosur Izraelit afat kohor deri në fund të këtij viti për të arritur objektivat dhe përfunduar luftën. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi më herët se pritet një luftë e gjatë dhe shtoi se Izraeli është në një pikë strategjike…
Detaje tronditëse nga krimi në Tetovë, vrau djalin e xhaxhait dhe nusen e tij për një vend parkimi
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Çollepek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri banal një 60-vjeçar ka vrarë me armë djalin e xhaxhait dhe nusen e tij si dhe ka plagosur djalin e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase 60-vjeçari I.I pasi është konfliktuar me të afërmit e tij për një vend parkimi ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa ka mbetur dhe vetëi plagosur. 60-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për atë se çfarë ndodhi. “Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me…
“Dy për qind nga bruto-produkti vendor (BPV) do të ndahen për mbrojtje në vitin 2024, prej të cilit rreth një e treta do të orientohet për modernizim dhe pajisje”. Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Ajo tha se buxheti për vitin 2024 do të jetë më i madh se ai i këtij viti për rreth 50 milionë euro, ndërsa nga shuma e përgjithshme që duhet të jetë rreth 327 milionë euro, gati 100 milionë janë ndarë për modernizim, që paraqet rritje prej 10 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Ajo theksoi se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit…
Mbyllet Kulla Eiffel pasi stafi hyn në grevë
Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më 27 dhjetor, pasi stafi hyri në grevë, njoftoi operatori i Kullës. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi Kullën. Stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet aktualisht” kulla, tha shoqata CGT përmes një deklarate. Operatori i Kullës, SETE, tha se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se menaxhmenti po e menaxhon Kullën Eiffel sipas një modeli biznesor që është “shumë ambicioz dh i paqëndrueshëm” dhe që bazohet në një vlerësim të fryrë të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek (rrethinë të Tetovës), dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit. Lexo po ashtu Detaje zyrtare për vrasjen e dyfishtë në Çellopek të Tetovës “Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të…
Fotot e reja tregojnë shkatërrimin total të anijes ruse Novocherkassk nga raketat ukrainase
Shkatërrimi total i luftanijes ruse Novocherkassk është evident përmes fotove të reja të publikuara nga një llogari e mediave sociale në Krime. Anija u godit mëngjesin e së martës nga raketat ukrainase. Ushtria ukrainase deklaroi se shkatërroi këtë anije, për të cilën tha se mbante drone Shahed të prodhuar nga Irani, të cilat Moska i përdor shpesh në sulmet ndaj Ukrainës. Sulmi u krye me ndihmën e raketave të forcës ajrore taktike, tha forcat ajrore. Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky la të kuptohet se anija ishte sulmuar nga forcat ukrainase, duke përshëndetur në mënyrë sarkastike punën e forcave ajrore…