Author: shqiperia

Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e nesërme (e Premte) mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshmë atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male hera herës do të fitojë shpejtësi…

Lexo më shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma kon krete ushtarake, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore, dhe jo vetëm mbështetje me fjalë për vendin e tij. Thirrja e tij pason një sulm në shkallë të gjerë të Rusisë gjatë natës, sipas ushtrisë ukrainase, me 42 raketa dhe 40 dronë. “Nëse raketat ruse dhe dronët ‘Shahed’ vazhdojnë të godasin jo vetëm Ukrainën, por edhe vendosmërinë e aleatëve tanë, atëherë kjo do të nënkuptonte autorizim në rang botëror për të kryer terror,” shkroi Presidenti Zelenskyy në mediat sociale. “Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe ndihma të tjera në fushën…

Lexo më shumë

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme, edhe pse nxënësit nuk e njohin dhe nuk reagojnë, kjo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë viktima të kësaj lloj dhune, theksuan nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” e cila sot ka promovuar Udhëzuesin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla. “Nëse nxënësit nuk e njohin dhunën dhe nuk reagojnë ndaj saj, ajo do të përsëritet dhe do të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë që janë viktima të dhunës. Udhëzuesi parandalues ​​është një mjet tjetër, një mjet…

Lexo më shumë

Nënë e bir u gjendën të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Ilioupoli të Greqisë. Duke analizuar çdo element të disponueshëm, Policia greke po heton rrethanat e rastit tragjik. Pista fillestare që po hetohet është ajo e vrasjes dhe e vetëvrasjes, pasi në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë. Nga provat e deritanishme rezulton se djali 36-vjeçar për një arsye ende të panjohur ka vrarë nënën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Sipas informacioneve, shtëpia e viktimave ka qenë rrëmujë por nuk jënë konstatuar shenja vjedhjeje. Gruaja u gjet e pajetë në një kolltuk në dhomën e ndenjjes,…

Lexo më shumë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar opozitën në Kuvend, teksa këta të fundit kanë folur për dosjen “5D”. Braçe, tregoi diferencën mes mazhorancës aktuale dhe asaj që ishte vite më parë nën drejtimin e Sali Berishës. Sipas tij, Berisha nën pushtetin që kishte, ndikonte drejtpërdrejt tek gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa mes ironisë, pyet kolegët e opozitës se sa drejtorë kanë qenë të përfshirë në Gërdec dhe Lalëz. “Edhe sot në mëngjes në këtë sallë shoh se nuk ndryshon asgjë këto 34 vite. Çështjet penale i zgjidh prokuroria, çështjet politike i zgjidh vota. Kjo duhet të ishte sjellja që…

Lexo më shumë

Pas tetë vjetësh negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së. Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina. Si do të funksionojnë procedurat e azilit…

Lexo më shumë

Quhet Daphne Selfe dhe në moshën 95-vjeçare është zyrtarisht modelja më e moshuar në botë. Flokë të gjatë të bardhë, buzëqeshje dhe humor të mirë, ajo rinisi modelingun në moshën 70-vjeçare dhe që atëherë është ndër modelet më jetëgjatë në biznesin e modës. E lindur në vitin 1928 në Londër, Daphne bëri debutimin e saj në pasarela në moshën 21-vjeçare thuajse rastësisht, me një konkurs për fytyrën e re të kopertinës së një reviste lokale. Më pas, karriera e saj u ndal për shkak të zgjedhjes për t’iu përkushtuar bashkëshortit dhe tre fëmijëve. Në vitin 1998, pas vdekjes së Jim…

Lexo më shumë

“Halkbank” SHA Shkup edhe këtë vit feston partneritetin e saj me iniciativën globale të gjelbër të “Mastercard”, “Priceless Planet“. Qëllimi i kësaj nisme madhore është të bashkojë shumë biznese dhe konsumatorë nga e gjithë bota përmes një koalicioni të gjerë për të mbjellë 100 milionë pemë, por edhe për të frymëzuar veprime kolektive për të zgjidhur ndryshimet klimatike. Halkbank është banka e parë nga rajoni që iu bashkua këtij koalicioni të madh katër vjet më parë. “Angazhimi ynë për përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore është i ngulitur në zemër të Halkbank. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e nismës së…

Lexo më shumë

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore është afatshkurtër dhe jo një masë strukturore që mund të përdoret në afat të gjatë. Me të vetëm përkohësisht dhe në mënyrë artificiale mbahet një nivel çmimi që nuk pasqyron kostot reale të prodhimit dhe flukset reale në ekonomi, vlerësojnë ekspertë të Bankës Botërore. Sipas tyre, në vend të ngrirjes së çmimeve, duhet të krijohen vende pune më të paguara, të rritet konkurrenca në sektorin e shitjes me pakicë dhe të prodhohet më shumë ushqime në vend se të importohet. “Edhe pse ngrirja e çmimeve ndihmoi në ruajtjen e standardit të jetesës së popullatës…

Lexo më shumë

Ekipi i angio sallës në Klinikën Zhan Mitrev kanë kryer një seri intervenimesh PFO (persistent foramen ovale). PFO në gjuhën popullore njihet si një hapje në zemër që zakonisht tek 80% e popullsisë mbyllet disa javë pas lindjes, por tek 20% e popullsise vazhdon të ekzistojë. Edhe pse konsiderohet një defekt i lindur, nuk është një defekt në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse septumi midis dy atriave ekziston, por është i paplotë. Seria e intervenimeve të këtij defekti është kryer nga ekipi mjekësor i përbërë nga Dr. Vilma Ampova-Sokolov, Dr. Ilija Neshkovski, Dr.Petar Ugurov dhe infermierët Suzana Kostovska, Sonja…

Lexo më shumë