Author: shqiperia

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se Shërbimi Special i Anijeve të Britanisë po operon në Ukrainë dhe po ndihmon forcat ukrainase që të kryejnë operacione në tentativë kundër forcave ruse. Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave e vitit 1962. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se personeli ushtarak i NATO-s veçse është i pranishëm në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë kanë thënë se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë. FSB-ja, pasardhësja kyçe e KGB-së sovjetike, tha…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku pesë anëtarë të një familjeje janë mbytur në pus në tentativë për të shpëtuar një mace. Mediat ndërkombëtare raportojnë se pesë anëtarë të një familjeje në fshatin Wadki, Maharashtra, ranë njëri pas tjetrit në pus. Fillimisht ka qenë një nga burrat e familjes që hyri në pus për të shpëtuar macen por mbeti aty i bllokuar, më pas edhe katër të tjerët pësuan të njëjtin fat. Të vdekurit janë 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar…

Lexo më shumë

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të dy të rinjve, të cilët qarkullonin me një motor dhe nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar. Efektivë të shumtë u angazhuan për arrestimin e dy të rinjve, pasi dyshohet se ata kishin armë. Pas disa minutash ndjekje dy të rinjtë janë kapur në hyrje të qytetit të Vlorës dhe janë shoqëruar në komisariat./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Përfaqësuesit e bizneseve në Maqedoninë e Veriut shprehen se kanë humbur besimin te subjektet politike, të cilat, në çdo cikël zgjedhor vizitojnë odat ekonomike për të prezantuar programet e tyre në fushën e ekonomisë. Vizita të tilla po bëhen edhe tani kur po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj. Ulje të taksave, luftë kundër korrupsionit dhe ekonomisë të paligjshme, investime kapitale, thjeshtësim të procedurave administrative për bërje biznes, janë vetëm disa nga zotimet që partitë po bëjnë para drejtuesve të odave ekonomike. “Në programin tonë…

Lexo më shumë

Nuk kanë munguar debatet gjatë seancës së sotme plenare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Pasi Dule i akuzoi se kanë minuar demokracinë, Spiropali iu kundërpërgjigj duke deklaruar se PS ka bërë të mundur që për herë të parë të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë. Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë… Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të…

Lexo më shumë

Të paktën dy persona kanë vdekur pas një orteku në Alpet perëndimore të Austrisë. Sipas raportimeve të para, në atë moment ndodheshin 17 persona. Dy persona janë shpëtuar, raporton BBC. Anëtarët e një ekipi holandez të sporteve dimërore ishin në zonë. Megjithatë, jo të gjithë u goditën nga orteku, i cili ndodhi pranë strehës Martin-Busch, në një lartësi prej 2500 metrash. Orteku 180 metra i gjatë dhe 80 metra i gjerë ka goditur në afërsi të fshatit Vent, pak larg kufirit italian, në provincën e Tirolit. Kreu i shërbimeve lokale të urgjencës tha për BBC se helikopterët, ekipet e shpëtimit, ekipet e qenve dhe policia alpine ishin…

Lexo më shumë

Pesë rregullat për shëndetin e mirë të veshkave janë botuar në një artikull nga profesori i shëndetit të veshkave, Nikola Thomas (Universiteti i Londrës South Bank). 1.Kujdesi për hidratim adekuat Sigurohuni që të pini lëngje të mjaftueshme çdo ditë. Uji është mënyra më e mirë për të mbajtur veshkat të hidratuara, megjithatë pijet e tjera si çaji apo lëngjet mbulojnë gjithashtu nevojat për lëngje. Thomas sugjeron të konsumoni tetë gota çdo ditë. 2.Kujdes nga kripa Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut. Rritja e vazhdueshme e presionit të gjakut nga ana tjetër mund të çojë në probleme me veshkat. Përpiquni të konsumoni më…

Lexo më shumë

Mbi 500 edukatore dhe punonjëse në çerdhe në të gjithë vendin punojnë prej vitesh me status të pazgjidhur, përkatësisht me kontratë në vepër. Sipas SASHKU-ut, problem shtesë është se për arsye të ndryshme, shumë nga vendet që mbeten vakante për shkak të pensionimit apo dorëheqjes, zakonisht nuk plotësohen me staf të ri. “Ministria e Financave nuk jep pëlqime për punësimin e punëtorëve të ri. Kjo duhet disi të anashkalohet nga komunat sepse ato janë themeluesit e objekteve të mbrojtjes së fëmijëve dhe pranojnë punëtorë për një periudhë të caktuar kohore përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm dhe i financojnë dhe…

Lexo më shumë

Ndërsa lufta në Gaza vazhdon, Izraeli po përgatitet gjithashtu për skenarë që mund të lindin në zona të tjera, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanyahu, mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm iranian si hakmarrje për vdekjen e zyrtarëve të lartë iranianë. “Kushdo që na bën keq, ne do të hakmerremi. Ne jemi të përgatitur të plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha ai në një deklaratë pas një vizite në bazën ajrore Tel Nof në Izraelin jugor. Izraeli po përgatitet për një hakmarrje të mundshme iraniane pas vrasjes së një gjenerali të…

Lexo më shumë

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror. “Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve…

Lexo më shumë