Author: shqiperia

Menaxheri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim ka mohuar raportimet se ka arritur marrëveshje për t’u bërë kryetrajner i Liverpoolit. Në javët e fundit është raportuar se Amorim ka marrëveshje verbale që të bëhet menaxher i Liverpoolit për sezonin e ri. Liverpooli besohet se i ka ofruar kontratë trevjeçare teksa ka bindur me punën e tij te klubi portugez në katër vjetët e fundit. “Kjo është hera e fundit që do të flasë për të ardhmen time. Nuk ka as intervistë, lëre më marrëveshje. Unë dua që të bëhemi kampion me Sportingun, asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Amorim në…

Lexo më shumë

Shtatë emigrantë, që kishin për synim Greqinë janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Ata u kapën në kufirin në Bogorodicë. “Më datë 10.04.2024 në ora 10.30, nëpunësit policorë në Stacionin policor Bogorodicë, kanë arrestuar shtatë emigrantë nga Nepali, të cilët janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë”. “Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së. Shtatë emigrantë hynë ilegalisht në Maqedoni, kapen nga policia appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Pyetja në titullin e shkrimit ngjan absurde: hane Shan, hane Bagdat. Ç’lidhje kanë Kurti, Hoxha dhe grekët me Zogun? Lidhja është tek 7-8 prilli 1939. Kurti duke imituar Ramën, i kushton shpesh në Facebook një lexim modern ngjarjeve të historisë kombëtare (jo vetëm përkujtim masakrash serbe). Kështu ndodhi në 7 prill 2024 kur u mor me pushtimin italian të Shqipërisë që nuk ishte dhe aq keq për Kosovën. Dhe shkroi si  pretendon Enver Hoxha: Zogu nuk bëri rezistencë. Enver Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes (me Italinë) në Paris në 1946, ku diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë së Jugut, dhe foli për…

Lexo më shumë

Një 34-vjeçare franceze ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar. Anouk Garnier theu rekordin botëror duke u ngjitur me litar në katin e dytë të Kullës Eife në 18 minuta. “Ëndrra ime u realizua. Është magjike”, tha Garnier, e cila ia arriti qëllimit dy minuta më shpejt se sa priste. “Ka pasur shumë ulje-ngritje derisa arrita rekordin. Moti nuk ishte aleati im dhe ne duhej të koordinonim axhendat e të gjithë të përfshirëve. Por nuk pushova kurrë së besuari se do t’ia dilja”, shtoi ai. Rekordi i mëparshëm mbahej nga afrikano-jugori Thomas van Tonder i cili u ngjit 90 metra midis rrokaqiejve të…

Lexo më shumë

Kandidati për president, Stevço Jakimovski, në një intervistë për “Telma” tha se vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore në segmente kyçe që vendi përfundimisht të rregullohet. “Duhet të reformojmë arsimin, të kemi një arsim që do të japë dije dhe jo pesëshe, së dyti reforma në shëndetësi sepse siç kemi filluar në 5 deri në 7 vjet nga sot do të trajtohemi nga shaka, ky është themeli i një shoqërie. Pastaj reforma në administratën e rëndë joefikase. Një president i vendit nuk duhet të heshtë për këtë”, tha Jakimovski. Në sferën e kompetencave kushtetuese, Jakimovski njoftoi se do të emërojë…

Lexo më shumë

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.  Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër. Gazment Bardhi ka folur për mediet menjëherë pas vendimit. Ai tha se vota e socialistëve u përdor për të asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. Bardhi: Heshtja do të thotë të mbështesës grisjen e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kodi apo mesazhi mafioz që i përcolli Rama sot Prokurorisë së Posaçme që…

Lexo më shumë

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e re të titulluar “Go, Go, Go”. Me këtë këngë, Duffie bën thirrje kundër heshtjes dhe për ata që ndihen të vetmuar dhe të pafuqishëm. “Vetëm fol. Thyeje heshtjen” thuhet në fund të këtij klipi. Dafina publikon këngën “Go, Go, Go”, fshihet një mesazh prapa / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Një ndër gazetarët dhe moderatorët më të dashur në Kosovë, Resul Sinani, pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti. Në ekranin e Vizion Plus, gazetari tregoi më shumë për veten e tij dhe pasionin që ka pasur ndër vite për gazetarinë. E ka nisur nga radio dhe sot është i përqendruar në televizon dhe në jetën akademike. Resul Sinani: Kam qenë shumë i vogël kur e doja gazetarinë. Unë e kisha marrë vendimin të bëhem gazetar kur nuk kishte media fare në Kosovë. Në vitet ’90 nuk kishte media në Kosovë.…

Lexo më shumë

Koalicioni “VLEN” ka reaguar në lidhje me raporti i fundit të Freedom House, i cili theksoi regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional. Nga VLEN thonë se “për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen”. “Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij “biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te…

Lexo më shumë

Bota në të cilën ajo jeton është shumë e bukur. Ester Bumi është vetëm 15 vjeç dhe  ka lexuar pothuajse 300 libra. Por sa libra synon të lexojë? Këtë dhe të pathënat nga udhëtimi i saj në botën e librave, i tregon sot në “Vizioni i Pasdites” përballë moderatores Brikena Prifti. Ester Bumi: Pasioni për librat ka nisur që në klasë të tretë dhe mendoj se nuk do të mbarojë kurrë. Libri që më shtyu në këtë botë magjike ishte “Lamtumirë guacka ime”. E kam lexuar në klasë të tretë, atëherë kur filloi gjithçka. Viktor Canosinaj është shkrimtari im i…

Lexo më shumë