Author: shqiperia
Maqedonia e Veriut ka bërë hapa prapa në qeverisjen e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit thuhet në raportin e “Shtetet në tranzicion” (Nations in Transit) të organizatës “Freedom House”. Vlerësimi në raport vëren rënie nga viti i kaluar nga 3.86 në 3.79. Në raport thuhet se shpresat u shtuan në vitin 2017 pas largimit nga pushteti të kryeministrit antidemokrat Nikolla Gruevski, por nuk janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për eliminimin e rrjeteve korruptive. Gjithashtu theksohet se as Gruevski dhe as bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk janë vënë para drejtësisë për keqpërdorime të detyrës. “Për dallim nga Ukraina…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mirëpritur sot në ambientet e institucionit që drejton dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri shkruan se dy politikanët, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi. “Kënaqësi të mirëpresja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare. Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet…
Me pankarta nëpër duar, me thirrjen “Mjaft, jep dorëheqjen”, qytetarë të mbështetur nga anëtarët e këshillit bashkiak dhe deputetë të opozitës kanë dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës. Protesta e sotme është thirrur pas hetimeve që SPAK ka nisur për dosjen “5D”, për të cilën janë arrestuar edhe disa drejtorë të bashkisë. Në shenjë revolte, qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi. Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje. Ndërkohë që policia ka marrë…
Parlamenti ukrainas miratoi sot një projekt-ligj të diskutueshëm të rekrutimit, i cili nuk parashikon një afat për çmobilizimin e ushtarëve. “U krye! Ligji për rekrutim u miratua. 283 deputetë votuan pro”, raportoi deputeti Oleksiy Goncharenko në Telegram. Ukraina, e përballur me mungesën e ushtarëve vullnetarë, kishte punuar për muaj me radhë në tekstin e diskutueshëm pas më shumë se dy vitesh luftë kundër pushtuesit rus. Projektligji, i cili kryesisht parashikon rritjen e dënimeve për mosbindjen, shkaktoi skandal për shkak të tërheqjes në minutën e fundit të një neni për çmobilizimin e ushtarëve që kanë shërbyer 36 muaj, një goditje e…
Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit për ditët e mbetura të javës, teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus. Ajo ka paralajmëruar në veçanti një shenjë, e cila duhet të bëjë kujdes me shëndetin. “Peshoret do të duhet të kenë mundësi që të ç’lodhen, të merren pak me veten. Duket sikur ky Saturn dhe Mars bën të mundur që të vazhdojnë vështirësitë me fizikun e vet”, tha Meri Gjini. /vizionplus.tv
Kërcënimet nga Irani, Biden: Do të bëjmë çfarë është e mundur për të mbrojtur sigurinë e Izraelit
Me tensioneve dhe frikës për kërcënimet në rritje të Iranit në Lindjen e Mesme, president i SHBA, Joe Biden ka siguruar Izraelin për mbështetjen e palëkundur të administratës së tij. Deklaratat Biden i bëri pas zërave nga Irani se ka ardhur koha për ndëshkimin e Izraelit pas sulmit të këtij të fundit në konsullatën e Teheranit në Damask. “Do të bëjmë cfarë është e mundur për të mbrojtur sigurinë e Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit të tij, është i hekurt. E përsëris, i hekurt”, tha Biden. Nga sulmi në konsullatën iraniane në…
Ljupço Balkoski nga OBRM-Popullore thotë se nëse Maqedonia anashkalon propozimin francez dhe hynë në negociata të reja me Bullgarinë atëherë vendi do të humb edhe një 20 vjet tjera, siç ka humbur edhe me Greqinë. “Çfarë do të negociojë OBRM-PDUKM? Kanë përfunduar negociatat në atë fushë se në çfarë mënyre do të integrohemi në BE. Me propozimin francez dhe nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në një farë mënyre kemi pranuar që të lëvizim në rrugën drejt hapjes së kapitujve me BE-në dhe tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. OBRM-PDUKM dëshiron të kthehet prapa dhe përsëri të fillojmë…
Dërgimi i dhjetëra email-eve kërcënuese për sulme të afërta po shkakton shqetësim të madh në shkollat në Belgjikë, si dhe një hetim nga autoritetet. Shumë shkolla të mesme kanë marrë emaile kërcënuese nga mbrëmë, e mërkurë, 10 prill, deri në mëngjesin e sotëm, duke sugjeruar sulme të mundshme. Por pak më parë ka dalë një njoftim nga organet kompetente se këto emaile nuk kanë bazë dhe se nuk ka arsye për shqetësim. Megjithatë, ka pasur një shqetësim. Kjo ishte tema e parë deri pak kohë më parë në të gjitha mediat belge. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme dhe gjithçka…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.04.2024) ka kryer kontroll të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët vozisin automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë shqiptuar 271 masa. “Prej tyre 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 193 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Gjobiten 271…
Një person u vra dhe të paktën pesë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë, si pasojë e të shtënave me armë në Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Policia lëshoi një alarm publik për makinën që besohet se mbante personin e armatosur dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët konfirmuan se të shtënat kanë ndodhur në verilindje të qytetit dhe se ndoshta janë dy autorë të lirë. Gjatë një konference për shtyp, ata thanë se hetimi është paraprak, por ata besojnë se të dyshuarit kanë dalë nga automjeti dhe kanë filluar të qëllojnë mbi turmën në rrugë. Të…











