Author: shqiperia

Artan dhe Arnold Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që kanë pasion akrobacinë. Ata morën pjesë në talent show-n e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent” dhe falë një performance të jashtëzakonshme morën duartrokitjet e publikut të gjerë dhe tre “PO” nga juria. Epo duket se sukseset e tyre nuk kanë ndaluar aty. Dy vëllezërit shqiptarë, kanë bërë histori duke vendosur një rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur, në një cilindër. Për këtë ata janë certifikuar nga “Guinness World Records”. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Vizioni i Pasdites” të…

Lexo më shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas listës së KSHZ-së, janë akredituar vëzhgues ndërkombëtar por edhe nga vendi. Nga vëzhguesit ndërkombëtar me 65 monitorues prinë OSBE/ODIHR-i, 5 janë nga IFES-i, 2 nga Moldavia, 3 nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe 13 nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës. Sipas listës së publikuar, nga vëzhguesit e vendit paraqitet Qendra për Hulumtime Sigurie në Shkup me 29 vëzhgues. Të njëjtat shifra paraqiten edhe për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe eventualisht të 8 majit. Zgjedhjet…

Lexo më shumë

Parlamenti Evropian i dha “dritën jeshile” Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin, i cili u hodh në votim sot (e mërkurë 10.4.2024) në Parlamentin Europian. Pavarësisht reagimeve, eurodeputetët më në fund votuan në favor të të pesë teksteve legjislative në lidhje me procedurat e azilit, menaxhimin e krizave të migracionit dhe mbrojtjen e kufijve. Megjithatë, aktivistët filluan të bërtasin, duke bërë thirrje për votim kundër Paktit. “Pakti vret, votoni jo”, thërrisnin aktivistët. “Shkruam historinë”, tha Metsola Menjëherë pas miratimit të pesë teksteve legjislative, kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola theksoi se “ne kemi shkruar historinë”. Në një postim në X,…

Lexo më shumë

“Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë kornizën e favorshme të negociatave, identiteti maqedonas të bëhet pjesë e BE-së”, është përfundimi i përbashkët i takimit të zv. kryeministrit, Bojan Mariçiq me Anzej Frangesh, i dërguari speciale për Ballkanin Perëndimor në MPJ të Sllovenisë dhe drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Çështje Evropiane. Në takim, Mariçiq dhe Frangesh diskutuan edhe për bashkëpunimin e përbashkët dhe mbështetjen që Sllovenia është e gatshme të japë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mariçiq theksoi në takim se kjo është një mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme që vjen nga një vend që i përfundoi…

Lexo më shumë

Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës. Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim. Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”. Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes,…

Lexo më shumë

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden me të drejtë po i bën presion kryeministrit izraelit, BenjaminNetanyahu, siç tha ai për një pauzë në luftimet për të lejuar më shumë ndihmë humanitare. Cameron tha se pajtohet me Biden se nevojitet një armëpushim i përkohshëm, shkruan CNN. “Ai me të drejtë po e shtyn Netanyahun, pasi është nevoja për një pauzë në luftime për të futur ndihma dhe për të larguar pengjet. Ky ka qenë prej kohësh qëndrimi i Britanisë”, ka shtuar Cameroni.

Lexo më shumë

Gjalpi përmban shumë yndyra të ngopura, ndërsa margarina është ushqim i shumë procesuar. Është bërë shumë sfiduese të dihet diferenca në mes tyre, se cili është opsion më i mirë për ta lyer bukën. Gjalpi, si ushqim, është përdorur me shekuj, shumë përpara margarinës, e cila u shfaq në fillim të shekullit XX. Në mes të këtij shekulli njerëzit filluan ta zëvendësojnë gjalpin me margarinën, si pasojë e lajmeve se yndyra është e keqe për shëndetin. Industria e ushqimit “u përgjigj” duke prodhuar lloje të ndryshme të margarinës, si ajo me më pak yndyrë, ndërkohë që vazhdimit njohësit e fushës…

Lexo më shumë

Më shumë se 15 raste të “skllavërisë moderne” regjistrohen në Oxfordshire çdo muaj, tregojnë shifrat, raporton BBC. Me raste të “skllavërisë moderne” raporti nënkupton ata që detyrohen të vjedhin, të lypin, të shesin drogë apo të shfrytëzohen për prostitucion. Mes rasteve, përfshihet edhe një bordello në një bujtinë ku turistët që qëndronin për disa kohë shfrytëzoheshin financiarisht nga pronarja, tha koordinatorja kundër skllavërisë i qarkut, Nicola Bell. Në një raport për Këshillin e Qytetit të Oksfordit, ajo tha se 379 raste u regjistruan midis janarit 2022, kur u krijua roli i saj, dhe dhjetorit 2023. Ajo tha se 43 viktima…

Lexo më shumë

“Respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga shtyllat thelbësore të besimit në Islam”, thekson për Radion Evropa e Lirë myftiu i qytetit të Shkupit, Qenan Ismaili, duke rikujtuar se gjuha e përdorur në publik kërkon përgjegjësi dhe maturi. Këto thirrje vjen në kohën e ashpërsimit të retorikës në mes të kundërshtarëve politikë që janë futur në garë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe ata parlamentare më 8 maj të këtij viti. Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili, thotë se festa e Fitër Bajramit, vjen pas agjërimit që do të thotë pastrim, prandaj është shumë me rëndësi…

Lexo më shumë

Ligjvënësit ukrainas miratuan sot një projektligj që synon të ndihmojë zëvendësimin e trupave pas dy viteve luftë me Rusinë. Kjo do të thotyë që të dënuarit ukrainas do të jenë në gjendje të shërbejnë në ushtri. Projektligji parashikon që të burgosurit që regjistrohen në ushtri do të kenë të drejtë për falje. Ata që janë dënuar për krime kundër njerëzimit, dhunë me bazë gjinore, vrasje ose krime kundër sigurisë kombëtare nuk do të lejohen të shërbejnë në ushtri, tha deputeti Oleksiy Khotsarenko në aplikacionin Telegram. Një projekt-ligj i veçantë që parashikon gjoba të rënda për qytetarët që nuk respektojnë rregullat e rekrutimit u…

Lexo më shumë