Author: shqiperia
Kanë dalë pamjet e momentit kur një 30-vjeçar shqiptar tenton të përdhunojë një prej punonjëseve në një lokal në Symi të Greqisë. Siç shihet edhe në videos, ka një përleshje mes 30-vjeçarit dhe kamarieres së lokalit. Mediat helene raportojnë se 30-vjeçari shqiptar ndodhej aty për punë sezonale. Në pamje duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale. Ajo i bën me dije 30-vjeçarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish i riu nuk ndalon veprimet e tij. Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që…
Në rajonin e Ohrit dhe Strugës ka një përqindje të lartë të vaksinimit tek fëmijët. Në Strugë 98,9% e më të rinjve janë të imunizuar kundër poliomielitit dhe difterisë, ndërsa në Ohër 82% dhe është duke u bërë vaksinimi urgjent. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe theksojnë se imunizimi është ai që parandaloi sëmundjet e së shkuarës që morën shumë jetë, përcjell “Sitel”. “Në shekullin e 21-të, nuk duhet të rrezikojmë me vetëdije shëndetin e fëmijëve dhe t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksina që janë provuar të…
Përfitimet e patates së ëmbël për shëndetin tonë Shëndeti më i mirë kardiovaskular Rreth gjysma e fibrave në patatet e ëmbla është e tretshme, gjë që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Meqenëse kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ngrënia e mjaftueshme e fibrave të tretshme është një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur zemrën tuaj. Përveç fibrave, patatet e ëmbla janë gjithashtu të pasura me antioksidantë. Më konkretisht, ato janë jashtëzakonisht të larta në beta-karoten, një lloj provitamine A që shndërrohet në vitaminë A në trup dhe gjendet kryesisht në ushqimet bimore portokalli,…
Një makinë që po lëvizte nga Erseka në drejtim të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Në makinë ndodhej shoferi së bashku me djalin e tij dhe një të afërm, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ka ndodhur në majë të Qafës së Qarrit. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik. Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikese për të izoluar flakët. Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit./vizionplus.tv
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve mne diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungjojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të larta transparente të cilat do të jenë kalimtare. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës era fiton…
Dyshimet për shkelje të dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Kodit zgjedhor janë të bazuara, pranohet ankesa e kandidates për president Gordana Siljanovska Davkova. Kështu vendosi sot njëzëri, me pesë vota, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke vepruar sipas ankesës së kandidates për presidente nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska – Davkova. Ankesa i referohej shkeljes së rregullave zgjedhore. Komisioni, në përputhje me kompetencat e tij, do të marrë masa dhe do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë para organeve kompetente. Kundër vendimit lejohet padi në Gjykatën Administrative. Sipas kundërshtimit të Siljanovska – Davkova,…
Një 75-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u sulmua brutalisht nga një grua, e cila i mori çantën me forcë. Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi të Greqisë. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati. E moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë. 75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe ëhstë dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Barcelona vazhdon të mbetet pa shërbimet e Gavit dhe Alejandro Baldes edhe për çerekfinalen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të dy lojtarët nuk do të luajnë këtë sezon, por Barça ka marrë lajme të mira për Frenkie de Jong dhe Pedrin, të cilët janë të përfshirë në skuadër. Dyshja e mesfushës ishte lënduar në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në fillim të muajit mars. Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka konfirmuar se të dy lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshje. Ai ka insistuar se gjatë ndeshjes ekipit duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj sulmit të PSG-së të…
Përpjekja e Rusisë për të testuar një raketë nga baza hapësinore në Lindjen e Largët dështoi të mërkurën. Testi u ndërpre për shkak të një mosfunksionimi në motor. Nisja e Angara-A5 synonte të tregonte ambiciet hapësinore të Rusisë pas-sovjetike dhe ndikimin në rritje të Kozmodromit Vostochny, i vendosur në pyjet e rajonit Amur në Lindjen e Largët të Rusisë. Por kur erdhi ora e nisjes, nuk pati asnjë shenjë ndezjeje. Disa sekonda më vonë një njoftim u dëgjua në altoparlantë duke thënë se ishte dhënë urdhër për të ndërprerë testin. Një tentativë lëshimi një ditë më parë ishte ndërprerë gjithashtu…
Pas dy ndeshjeve të së martës, sonte do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Ligës së Kampionëve. Kryendeshja e natës zhvillohet në tokën franceze, aty ku Paris Saint-Germani e pret Barcelonën. Në këtë fazë, Parisi erdhi pasi e mbylli grupin në pozitën e dytë, derisa më pas në fazën tjetër eliminoi Real Sociedadin. Në krahun tjetër, Barcelona e mbylli grup e saj si lidere, kurse eliminoi në 1/16 skuadrën e Napolit, shkruan “Gazeta Express”. Në ligat shtetërore, PSG është afër titullit kampion, ndonëse jo me formë të lartë siç jemi mësuar ta shohim, kurse katalunasit kanë luhatje të formës, derisa…












