Author: shqiperia

Prokurorja Fatime Fetai, e cila sot u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, thotë për “Fokus” se Këshilli duhet ta rishqyrtojë këtë vendim. Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste, përcjell Telegrafi. “Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se i plotësojmë tashmë kur…

Lexo më shumë

Një sërë vërejtjesh për shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Avokati i Popullit Naser Zyberi në Raportin Vjetor tha se më së shumti ankesa ka për arsimin dhe bastisjen në burgun “Idrizovë”. Megjithatë, Avokati i Popullit insistoi në ndryshimin e dokumenteve personale të qytetarëve në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Sipas Zyberit, kjo çështje ka dy dimensione. “E para është pamundësia e të gjithë qytetarëve për të ndryshuar dokumentet personale brenda afatit të përcaktuar ligjor, për çka u krijuan radhë të mëdha në ambiente, për të cilat Ministria e Brendshme hapi pika shtesë. Fatkeqësisht edhe sot po marrim informacione se…

Lexo më shumë

Policia Rrugore e Shkodrës i ka shtrirë kontrollet në të gjithgë qarkun, për të rritur paramentrat e sigurisë. Përgjatë dy javëve policia ka proceduar në gjendje të lire 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht, për shpejtësi tej normave të lejuara, parakalim të gabuar,përdorimi i celurarit gjatëdrejtimit të mjetit dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Po ashtu, janë ndëshkuar edhe shoferë që kanë ndaluar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Shkodër, apelon…

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi më 17 dhjetor dhe që të ruhet qetësia. Kështu tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, duke u përgjigjur në pyetje rreth zhvillimet e fundit në Serbi, ku po vazhdojnë protestat me kërkesa për anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen zgjedhjeve të reja. “Ankesat për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen dhe të adresohen në mënyrë të duhur. Përderisa e drejta për protesta paqësore duhet të respektohet, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e papranueshme”, tha ajo. Më 17 dhjetor, Serbia mbajti…

Lexo më shumë

Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, vendosën të mbajnë një qëndrim të përbashkët ndaj Izraelit. Siç deklaruan ata pas samitit të mbajtur në Kajro, në dakordësi të plotë të dyja vendet refuzuan çdo përpjekje apo lëvizje të palës izraelite për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor. Në një deklaratë, të dy udhëheqësit thanë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Izraelin që të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojë ndihmën e duhur për Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta. Sipas liderëve të dy vendeve superfuqitë e botës duhet të veprojnë për të kufizuar vuajtjet tragjike të përjetuara…

Lexo më shumë

Numër dyshifror të ilaçeve të reja në listën pozitive shumë shpejtë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet, pas brifingut me gazetarë. Ministri tha se ishte bërë shumë mund për punësim të përhershëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët pas disa viteve janë angazhuar me punë në shëndetësi. Ai shtoi se kjo mbetet nën shenjën pikëpyetje edhe disa ditë, deri të premten, kur do të jetë përgjigjja përfundimtare. Numrat ishin harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe Fondin e Shëndetësisë, por, ishte i nevojshëm edhe një takim për vendim definitiv. Në lidhje me ajrin e ndotur, ai…

Lexo më shumë

Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare  të Avokatisë e cila kontestonte hartën e re gjyqësore. Pas vendimit të Kushtetueses do të mbetet në fuqi harta e re gjyqësore. Harta e re gjyqësore e cila u miratua në 21 korrik të viti të kaluar parashikonte shkrirjen e 5 gjykatave të Apelit duke lënë vetëm një në Tiranë. Gjithashtu harta e re gjyqësore shkriu disa nga gjykata në rrethe. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun. /Vizionplus.tv/

Lexo më shumë

Lideri i opozitës Sali Berisha dhe demokratët të cilët prej dy vitesh janë rreshtuar në krahun e tij protestuan sot para gjykatës së lartë. Protesta nisi në orën 09.00, në të njëjtën kohë që gjyqtarët u mblodhën për të vendosur nëse logoja e Partisë Demokratike i përket apo jo Sali Berishës. Vetë lideri historik i demokratëve ka deklaruar publikisht se nuk beson tek vendimi i gjykatës, duke u shpjeguar qytetarëve se sot për shkak të kontrollit të kryeministrit mbi sistemin e drejtësisë, vendi ndodhet në diktaturë. “Sot ne duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat nuk garantojnë…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës,  ku raportohet për dy të vrarë. Mediat në Maqedoninë  e Veriut raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona nga e njëjta familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Theksohet se një nga dy të plagosurit është autori i krimit. Sipas asaj që raporton Alsat shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë bërë zënka për një vend parkimi. Të njëjtat burime theksojnë se viktimat dhe autori kanë qenë të afërm mes tyre dhe se kanë patur edhe…

Lexo më shumë